Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kosova me hapin e breshkës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova me hapin e breshkës

Kosovës do t’i duhen 60 vite që nivelet e të ardhurave të kapin ato të Bashkimit Evropian, nëse trendi i rritjes ekonomike vazhdon me shpejtësinë mesatare të arritur ndërmjet viteve 1995 dhe 2015, thuhet në një raport të Bankës Botërore.

Sipas këtij raporti, të publikuar në Vjenë të Austrisë, thuhet se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të përshpejtojnë me rritjen ekonomike dhe të arrijnë konvergjencë më të shpejtë të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017, pritet të arrijë në 4.4 për qind, nga 3.4 për qind sa ishte vitin e kaluar.

Pavarësisht nivelit të rritjes ekonomike, ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, disa herë kanë ngritur shqetësimin se norma mesatare e rritjes ekonomike në Kosovë është e pamjaftueshme dhe pa ndikim në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”, thotë për Radion Evropa e Lirë se norma e rritjes ekonomike në Kosovë është më e madhja nga vendet e rajonit, por që ka bazën më të ulët nga kalkulohet rritja ekonomike, shkruan Insajderi.

Ai e vlerëson të saktë konstatimin në raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se shteteve të Ballkanit Perëndimor u nevojiten 60 vjet për të arritur në nivel të rritjes ekonomike të shteteve të Bashkimit Evropian.

“Në rastin e Kosovës, kjo nënkupton se normat e rritjes që kanë dominuar në vitet e fundit, prej 3-4 për qind, duhet të dyfishohen në mënyrë që Kosova të përshpejtojë hapin me nivelin e Bashkimit Evropian”, thotë Hashani.

Ismail Kastrati, ish-kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet kompetente duhet të krijojnë kushte të të bërit biznes, konkretisht për investime të huaja në mënyrë që të rritet niveli i rritjes ekonomike, rrjedhimisht edhe të ulet shkalla e papunësisë.

“Kosovës, si vendi pothuajse më i pazhvilluar në rajon, i nevojitet një rritje prej shtatë për qind, për të zënë hapin me vendet e rajonit, shtetet e zhvilluara dhe për të zvogëluar shkallën e papunësisë. Përndryshe, me 4 për qind ne nuk mund ta zvogëlojmë papunësinë, por faktikisht ne nuk mund ta punësojmë as gjeneratën, e cila për herë të parë troket në derë për punësim”, vlerëson Kastrati.

Ndërkaq, Alban Hashani, thotë se rritja ekonomike në Kosovë bazohet në rritje të konsumit dhe rritje të investimeve publike, por që këta dy indikatorë, sipas tij, nuk janë aq substancial që të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

Edhe Hashani shprehet se institucionet kompetente duhet të krijojnë më shumë kushte në sektorin privat, në mënyrë që të dyfishohet norma e rritjes ekonomike.

“Duhet të ketë politika ekonomike drejt orientimit të investimeve të sektorit privat në industritë prodhuese, të cilat edhe mund të rrisin vlerën më të madhe dhe janë sektorë të tregtueshëm. Pra, mund të zbusin hendekun e dallimit në mes eksporteve dhe importeve”, shpjegon Hashani.

Edhe në Raportin e Bankës Botërore thuhet se duhet të rriten edhe investimet private në vendet ku sektori publik është ende nxitësi kryesor i ekonomisë. Nivelet e ulëta dhe me rritje të ulët të produktivitetit në Ballkanin Perëndimor, kërkojnë përmirësime në mjedisin e biznesit, të cilat mund të tërheqin investime private dhe të nxisin rritjen e ndërmarrjeve.

Ndryshe, sipas mekanizmave ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, rritja ekonomike për vitin 2018 dhe 2019 në Kosovë, parashikohet të arrijë 4.8 për qind.

Tags: bebreshkësekonomiahapinkosova

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post

“Xholi” i kuksianëve sjell baraspeshën në Korçë (Video)

Përmbytjet në Fier/Shpëtohen 3 pjesëtarë të një familje në Ferras

Përmbytjet në Fier/Shpëtohen 3 pjesëtarë të një familje në Ferras

Bayern mposht Hannoverin dhe fiton qetësinë/ Dortmud nuk “ngre kokë”

Bayern mposht Hannoverin dhe fiton qetësinë/ Dortmud nuk “ngre kokë”







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com