Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kosova hap kufirin me Shqipërinë, tërbohet Serbia

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kosova hap kufirin me Shqipërinë, tërbohet Serbia

Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë. Thënë ndryshe, heqjen e traut për dy anët e kufirit.

Por ky lajm ka marrë një vëmendje të gjerë mediatike edhe në shtypin serb, ku shkruhet se ” Kosova hap kufirin me Shqipërinë”, duke alarmuar Serbinë. 

Deputetët kanë pasur druajtje nëse po shkaktojnë probleme para ardhjes së rekomandimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kanë shprehur rezervat për jetësimin e rezolutës duke thënë se edhe pala shqiptare duhet ta thotë fjalën e saj.

Deputetët nga LDK-ja, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, thanë se duhet të ketë kujdes se si të trajtohet kjo çështje pasi bëhet fjalë kufinj.

“Duhet të pritet deri sa të vijnë rekomandimet nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave”, deklaruan ata.

Por propozuesi i rezolutës, deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, tha se nuk janë duke i hequr kufijtë, por heqjen e kontrollit për qytetarët e dyja vendeve.

Molliqaj tha se hapja e tërësishme të kontrollit për hyrje daljet të shtetasve të dyja vendeve nuk paraqet problem as për procesin e liberalizimit të vizave dhe as për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selim, u shpreh se ky kufi nuk do duhej fare të ekzistonte, e aq më tepër siç ka ekzistuar deri më tash me pengesa shumë të mëdha. Por, pati edhe rezerva për implementimin e kësaj rezolute.

Muharrem Nitaj në emër të AAK-së, ka thënë se për jetësimin e kësaj rezolute duhet edhe miratimi i palës shqiptare.

“Ka një paqartësi në fillim të kësaj rezolute pra fjala është për hapjen e tërësishme të kontrolleve në kufi. Tema është bukur shumë sensitive. Për fatin e keq në këtë rezolutë janë paragjykimet se kjo nuk di të shkoj tutje sepse qeveria nuk ka vullnet ta shtyjë këtë rezolutë. Unë besoj që qeveria ka vullnet për lehtësimin e qarkullimit. Unë besoj se së pari qeveria të merret vesh së pari me qeverinë e Shqipërisë dhe nëse nuk do të ketë koordinim paraprak besoj që kjo nuk do të bëhet pasiqë për jetësimin e kësaj duhet dakordimi i të dyja palëve”, tha ai, shkruan “tesheshi.com”.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami tha se miratimi i rezolutës nuk do të thotë se ajo mund të zbatohet,

“Kjo mbetet iniciativë e njëanshme nëse nuk ka vullnet politik”, tha ajo.

Kurse deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Milaim Zeka e quajti krejt debatin për hapjen e kufirit me Shqipërinë diskutim koti.

Kujtojmë se deputetët në seancën e së mërkurës votuan edhe pro rezolutës për heqjen e tarifave të roaming-ut me Shqipërinë. 

Tags: heqkosovaSerbiaShqipërinëtërbohet

TË LIDHURA

Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm
Aktualitet

Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm

16:42 | 12/11/2025
Makina bie në humnerë pranë fshatit Zall Bastar, humb jetën shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Makina bie në humnerë pranë fshatit Zall Bastar, humb jetën shoferi dhe pasagjeri

16:17 | 12/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Next Post
Video/Lot dhe britma, reagimi i kolegëve pas “ringjalljes” së gazetarit

Video/Lot dhe britma, reagimi i kolegëve pas “ringjalljes” së gazetarit

Foto/Trump pret në zyrë Kim Kardashian, ja çfarë thotë për takimin

Foto/Trump pret në zyrë Kim Kardashian, ja çfarë thotë për takimin

Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën, ADN-ja fundos fqinjin

Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën, ADN-ja fundos fqinjin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë
Bota

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

by mirseda
19:19 | 12/11/2025
0

42 emigrantë, përfshirë sudanezë, somalezë, kamerunas dhe nigerianë, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pas...

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

19:07 | 12/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Krasniqi u tërhoq nga drejtimi i PDK-së: Konjufca s’ka numrat, Kosova drejt zgjedhjeve

Krasniqi u tërhoq nga drejtimi i PDK-së: Konjufca s’ka numrat, Kosova drejt zgjedhjeve

18:23 | 12/11/2025
Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

18:18 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com