Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kosova “dridhet” para testit PISA, 3 vjet më parë ishte mbetëse

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kosova “dridhet” para testit PISA, 3 vjet më parë ishte mbetëse

Rezultatet e dobëta të treguara në vitin 2015 në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, të njohur si PISA, ka shtyrë autoritetet përgjegjëse në Kosovë të mobilizohen para ‘provimit’ të radhës, i cili do të bëhët sërish këtë vit.Në prill të këtij viti, pritet që për herë të dytë të mbahet Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA).

Zyrtarë të Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme që ky vlerësim të sjellë rezultate të duhura.Mustafë Kadriu, menaxher për projektin “PISA 2018”, në kuadër të kësaj ministrie, ka thënë për Radion e Lirë se gjatë muajit prill do bëhet vlerësimi për njohuritë e disa nxënësve 15-vjeçar në gjithë Kosovën, që teston zbatimin praktik të njohurive në tri fushat kyçe, ku bëjnë pjesë leximi, matematika dhe shkenca.

Kurse gjatë këtij muaji, shprehet ai, do të përcaktohen shkollat dhe nxënësit që do t’i nënshtrohen këtij testi.“Kemi bërë mjaft përgatitje sepse është marrë me seriozitet më të madh sesa herën e kaluar”.“Për vlerën e këtij vlerësimi, herën e kaluar, siç duket palët e interesit e kanë injoruar ose nuk janë interesuar se çfarë do të jetë kjo”-ka thënë Kadriu.

Republika e Kosovës ishte pjesë e këtij vlerësimi ndërkombëtar për herë të parë në vitin 2015, ku ishin përfshirë 28 komuna, 225 shkolla dhe 5.161 nxënës.

PISA e kishte radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i ishin nënshtruar këtij vlerësimi.Rezultatet e dobëta kishin nxitur reagime të shumta nga këshillat e prindërve, ekspertë për çështje të arsimit apo organizata joqeveritare, duke aluduar në cilësinë e dobët të arsimit në vend.Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, pret që rezultatet e testit të dytë vlerësues ndërkombëtar, PISA, të jenë më negative se sa kanë qenë. Kjo gjendje, sipas tij, vjen si pasojë e zbatimit të kutikulave të reja, vitin e kaluar në sistemin e arsimit, që është bërë pa asnjë analizë të mirëfilltë-shkruan REL.

“Unë pres që gjendja të përkeqësohet për shkak të mungesës së politikave dinamike me të cilat sistemi i edukimit të nxirret nga kjo gjendje e rëndë. Pra, në testin PISA, nuk do të ketë arritje por do ketë ngecje. Mendoj se do të jenë edhe 5 për qind më tepër e fëmijëve të moshës 15-vjeçare analfabetë funksionalë”- shprehet Hyseni.

Por, ndryshe nga Hyseni mendon Mustafë Kadriu nga Ministria e Arsimit. Ai thotë se duke marrë për bazë përgatitjet për këtë projekt, rezultatet do jenë më të mira, nëse krahasohen me rezultatet e testit paraprak.

“Unë po shpresoj që në minimum 30 pikë të rrisim rezultatin, sepse është kuptuar me seriozitet dhe ka një angazhim më të madh te të gjitha palët e interesit”- thotë Kadriu. Për përgatitjet që po realizohen për këtë test ndërkombëtar, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi e ka njoftuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka premtuar përkrahje për këtë program, pasi siç ka thënë ai, pas energjetikës prioritet i Qeverisë mbetet arsimi.

Tags: dridhetm mbetesekosovaparapisatesti

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ditë të ftohta/Dëmtoni motorin e makinës nëse prisni të nxehet për të lëvizur

Ditë të ftohta/Dëmtoni motorin e makinës nëse prisni të nxehet për të lëvizur

Ish-drejtori teknik i Interit: Ne besonim tek Coutinho, u shit për arsye financiare

Ish-drejtori teknik i Interit: Ne besonim tek Coutinho, u shit për arsye financiare

Video & Foto/ Si nuk e kemi vënë re? Zbulohet pse William kujdeset për George dhe Kate për Charlotte

Video & Foto/ Si nuk e kemi vënë re? Zbulohet pse William kujdeset për George dhe Kate për Charlotte

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit
Aktualitet

Hetimet në Mat: Palombarët nxjerrin makinën e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

by mirseda
14:04 | 10/07/2025
0

Palombarët e forcave RENEA kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e liqenit të Shkopetit automjetin e 23-vjeçarit...

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

Vllaznia kërkon të ndjehet si në shtëpi, autobusë falas për transportin drejt Elbasanit

14:01 | 10/07/2025
Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

Turistët: Arben Anamali na dha edhe jelekun, sakrifikoi jetën për ne

13:59 | 10/07/2025
Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

Zaptuan hapësirat publike, policia aksion për lirimin e tyre në Golem

13:33 | 10/07/2025
Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com