Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, reagon SHBA

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi, reagon SHBA

Këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizitë ne Kiev, ku mori pjesë në shënimin e 27 vjetorit të pavarësimit të Ukrainës.

Ai tha se mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës kanë mbetur ndër çështjet më me peshë dhe shumë njerëz kanë bërë përpjekje të ndërmjetësojnë por, ato kanë dështuar. Ai tha se ka shenja se të dyja qeveritë janë të vullnetshme që të negociojnë për këtë.

“Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial. Qartazi është një çështje e vështirë. Nëse nuk do të ishte, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por ne nuk do të qëndrojmë në rrugë dhe nuk mendoj që kushdo në Evropë do të qëndrojë në rrugë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë e të kënaqshme”, tha zoti Bolton.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Më 13 gusht, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe.

Serbia është zotuar se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Por, ajo është përshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është edhe kusht për integrimet evropiane të të dyja palëve.

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.

Të dy presidentët pritet të takohen ndërkaq të shtunën në Austri në kuadër të punimeve të forumit të Alpbachut, ku do të diskutohet për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimorë. (Burimi:VOA)

 

Tags: John Boltonkosoveserbi

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
S’do ju shkojë ndër mend sa baktere qarkullojnë kur lani tualetin. Ja çfarë masash duhen marrë

S’do ju shkojë ndër mend sa baktere qarkullojnë kur lani tualetin. Ja çfarë masash duhen marrë

Mos dëmtoni veten, duke fjetur në pozicione të gabuara. Këshillat për gratë shtatzëne

Mos dëmtoni veten, duke fjetur në pozicione të gabuara. Këshillat për gratë shtatzëne

Video/Elvana Gjata bëhet nuse, dalin pamjet

Video/Elvana Gjata bëhet nuse, dalin pamjet







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com