Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Koronavirusi po pëson ndryshime, si do ndikojnë ato tek vaksinat?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Koronavirusi po pëson ndryshime, si do ndikojnë ato tek vaksinat?

Frika më e madhe tani që pritet të shpërndahen vaksinat anti-Covid, është se pjesët kryesore të gjenomit të koronavirusit do të pësojnë ndryshime (mutacione), duke e bërë çdo vaksinë të padobishme edhe para se ajo të jetë gjerësisht e disponueshme vitin e ardhshëm.

Por sa e vërtetë është kjo gjë? Në fakt ashtu si të gjitha viruset, edhe SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, pëson ndryshime. Por ndryshe nga viruset e tjerë të ARN-së, ky virus është shumë më i qëndrueshëm.

Dhe ky është një lajm i mirë, për valën e parë të vaksinave anti-Covid që do të shpërndahen në të gjithë botën në vitin 2021. Po çfarë është një mutacion? Në terma gjenetikë, një mutacion është thjesht një fjalë e frikshme që përshkruan një gabim.

Ndërsa qelizat bëjnë kopje të reja të një virusi, ndodhin gabime. Këto gabime krijojnë një virus më të fortë, ndonjëherë një më të dobët. Por në shumicën e rasteve mutacionet tek koronavirusi, janë anomali të parëndësishme, që shkaktojnë ndryshime në materialin e tij gjenetik (ARN), por jo të proteinave që ndikojnë në përbërjen dhe strukturën e tij.

SARS-CoV-2 duket se ka një ritëm më të ngadaltë të mutacionit sesa viruset e tjerë të ARN-së. Kjo ndodh sepse ai i përket një familje virusesh me mekanizma korrektorë gjenetikë, që mund të identifikojnë dhe zhdukin shumicën e gabimeve në ARN-në e tij kur shumohet virusi.

Kjo do të thotë që SARS-CoV-2 ka rreth gjysmën e shkallës së mutacionit që ndodh me virusin e gripit të zakonshëm, dhe një të katërtën e shkallës së mutacionit që vërehet tek virusi HIV. Nëse ka shumë mutacione në rajone jo-thelbësore të materialit gjenetik të një virusi, ai mund të funksionojë ende.

Por mutacionet në rajonet kritike mund të çaktivizojnë një virus, ndaj ato nuk ndodhin shumë shpesh. Kjo është arsyeja pse vaksinat janë krijuar zakonisht kundër këtyre rajoneve jetike, pikërisht për t’u mbrojtur nga mutacionet që do t’i bënin ato joefektive.

Dhe janë mutacionet në një nga këto rajone kritike, proteinën që vesh nga jashtë virusin, ato që ka fituar vëmendje të madhe kohët e fundit. Kjo është proteina që përdorin shumë vaksina Covid-19, për të gjeneruar një përgjigje imune mbrojtëse.

Një nga mutacionet mbi të cilat po diskutohet më shumë është mutacioni D614G, pjesërisht pasi çon në një proteinë me një formë paksa të ndryshuar. Disa shkencëtarë ishin të shqetësuar se ky mutacion, plus 3 të tjerë po në proteinën që vesh nga jashtë virusin, do ta ndihmonin këtë të fundit të anashkalonte imunitetit e krijuar pas vaksinimit .

Këto mutacione u shfaqën kur koronavirusi kaloi nga njerëzit tek vjedullat,dhe pastaj sërish tek njerëzit. Për të shmangur implikimet e mundshme katastrofike të këtij kombinimi të ri që u përhap me shpejtësi tek njerëzit, miliona vjedulla u vranë në Danimarkë, Spanjë dhe Holandë.

Por jo të gjithë shkencëtarët janë të bindur mbi ndikimin e mundshëm të këtij kombinimi të mutacioneve. Ndaj aktualisht po kryhen studime për të kuptuar më mirë ndikimin e tyre. Duke pasur parasysh ato që dimë mbi mënyrën e mutacionit të virusit, dhe shkallën e këtyre mutacioneve, gjenerata e parë e vaksinave anti-Covid, duket se siguron një mbrojtje ndaj llojeve që janë aktualisht në qarkullim të SARS-CoV-2.

Gjithsesi, studiuesit po monitorojnë shfaqjen e mundshme të çdo mutacioni të ri në proteinën e jashtme të virusit në të gjithë botën, për të garantuar efektivitetin e vazhdueshëm të vaksinës. Ne mund të identifikojmë çdo mutacion duke përdorur një teknikë të quajtur renditja e gjenomit, e cila i lejon shkencëtarët të lexojnë sekuencën e plotë gjenetike, ose gjenomin e virusit.

Që nga janari 2020, shkencëtarët në mbarë botën kanë gjeneruar dhe vënë në dispozicion të publikut më shumë se 246.000 gjenome të Covid-19. Pastaj shkencëtarët mund t’i krahasojnë ato me gjenomet e hershme Covid-19, të sekuencuara në Vuhan të Kinës. Këto sekuenca të hershme janë modelet ku janë bazuar vaksinat, të cilat po i presim me padurim.

Burimi i lajmit: https://cosmosmagazine.com/health/medicine/coronavirus-mutates-but-is-actually-quite-stable

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirusmutacionevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…
Bota

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

13:38 | 23/01/2026
Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt
Aktualitet

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:
Kryesore

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

12:17 | 23/01/2026
Next Post
Shkatërrimi i selisë së PS, Ademi: Nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike

Shkatërrimi i selisë së PS, Ademi: Nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike

“Keqqeverisja e Ramës”/Bardhi: Kushtet për integrimin në BE mund të shtohen

PD: Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare janë shkaktarët e revoltës

”Nuk e njohim Kosovën”/ Spanja refuzon të ndeshet me ”Dardanët”

Kriza diplomatike Spanjë-Kosovë: Ndeshja mund të luhet në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…
Bota

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

by mirseda
13:38 | 23/01/2026
0

Presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se mavijosja e madhe në dorën e majtë iu shkaktua pasi...

Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit

Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit

13:34 | 23/01/2026
Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

13:30 | 23/01/2026
Berisha flet një ditë para protestës së opozitës: Qytetarët nesër i japin leksion Qeverisë,

Berisha flet një ditë para protestës së opozitës: Qytetarët nesër i japin leksion Qeverisë,

13:21 | 23/01/2026
Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

13:15 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com