Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Koronavirusi nuk është ilaçi për të dëshpëruarit politikë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Nga Alfred Peza

Ka një përpjekje titanike nga ana e opozitarëve tanë, për të politizuar çdo gjë, edhe të Shqipërisë së sotme nën karantinë. Ndihen aq të ekzaltuar në këtë ndërmarrje, sa duket sikur u është mbushur mendja top, se Covid-19 nuk është një virus që zhduk jetë, por një ilaç që mund të ringjalli projektet e tyre të vdekura politike.

E keni parë besoj Lulzim Bashën sesi e la mënjanë maskën e liderit që dëgjon, për tu shndërruar këto ditë, në politikanin që veç flet. Sali Berishën që përmes “qytetarit digjital”, të mund të sfidojë këdo prej skenaristëve më të mirë të Hollivudit, për synopsis-et e filmave horror. Apo doktorët me diplomë të PD dhe LSI, që bëjnë çdo ditë Betimin e Hipokritit nëpër media dhe rrjetet sociale, për të hedhur sa më shumë benzinë në një zjarr që i ka shkarpat e lagura.

Qëllimet janë fare të qarta. Po tentojnë me çdo mjet e çmim, që të nxisin mëri, pakënaqësi, mllef e përçarje mes qytetarëve dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, çdo masë, çdo ide, çdo program, platformë dhe propozim që bëjnë e kanë të orientuar drejt skenareve fantaekonomikë. Me synimin e qartë final, për të shkatërruar në fund, arkën e shtetit. Duke dashur që të nxisin përmes këtyre skenareve, trazira dhe rrëmuja, si në të shkuarën e tranzicionit të dhimbshëm shqiptar.

Si “Gozhdën e Nastradinit” për të varur xhaketën e planit të tyre, kanë gjetur testet. Duke nxitur në çdo fjali që thonë, e në çdo prononcim që bëjnë veç shtimin e pafund të testeve,- përkundër sygjerimit të ekspertëve të fushës,- mundësisht për të gjithë banorët e Republikës. Nuk është se kanë ndonjë merak real për këtë, kjo dihet. Mjafton të rikujtoni përgjigjen e kryetarit të opozitës, kur u pyet se përse edhe ai vetë, nuk i është nënshtruar testit të koronavisurit!

Ndërsa si vendin për ta ngulur “gozhdën” e tyre, liderët e opozitës sonë, kanë kohë që ia kanë vënë syrin Shkodrës. Duke e patur bastionin e tyre politik, ashtu si edhe në të shkuarën, ndoshta besojnë se mund të nxjerrin sërish gështenja për orekset e tyre politike, me “duart” e banorët e kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Si të mos u mjaftonte që deri vonë dogjën shkolla, e shkatërruan institucione të tjera të rëndësishme për lojërat e tyre politike të 30 qershorit 2019 në Shkodër, po vazhdojnë ti bien të njëjtës gozhdë. Duke nxitur direkt ose indirekt qytetarët e saj, që të mos i zbatojnë masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, për pandeminë globale.

Ndaj u bëjnë thirrje hapur që ti rebelohen masave të vetkarantinimit të detyrueshëm dhe ruajtjes së distancës sociale, si e vetmja “vaksinë” që po përdor sot çdo qeveri e shteteve të planetit, për të mbrojtur qytetarët e vet nga koronavirusi vrastar. Por shkodranët me siguri ua kanë bërë gati këngën, politikanëve të tillë, duke u kujtuar atyre të famshmen: “Merrni darët shpejt o trima, hoqëm gozhdën mbeti vrima”.

Aq shumë e prekshme ka qenë kjo përpjekje në kampin opozitar me sa duket, sa ka detyruar edhe kryediplomaten amerikane në Tiranë Yuri Kim, që të zhvillojë biseda telefonike me Lulzim Bashën dhe Ilir Metës, përveçse me Kryeministrin. Duke dhënë mesazhin se kjo situatë përballohet përmes qëndrimeve të unifikuara politike.

“Tani nuk është koha për (të bërë) politikë si zakonisht. Nuk mund të fitohet lufta pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga SHKODRA në Sarandë”,- ka thënë ajo duke mos harruar që të përsërisë se: “E rëndësishme për të gjithë (është) që të vazhdojnë të rrinë në shtëpi”.

Kaq mjafton për të kuptuar se Covid-19 nuk është emri i ndonjë ilaçi që shëron të dëshpëruarit politikë, nga varësia e tyre prej pushtetit. Por, ajo është sëmundja vdekjeprurëse, që shkakton virusi korona, e cila po i merr jetën pamëshirshëm dhjetëra mijëra njerëzve anekënd globit.

Përballë saj, të gjithë jemi të barabartë dhe për të fituar mbi të, duhet të jemi të gjithë bashkë në një front. Pasi të mbarojë kjo luftë, e sigurt është se shqiptarët, do të dinë që ti vendosin notën e duhur me votë, si atyre që u kujdesën realisht për jetët e tyre, ashtu edhe atyre që luajtën me to, për interesat e tyre personale politike.

Tags: Alfred Pezailaçkoronavirus

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“E meriton infektimin nga koronavirusi”/ Këshilltarja bashkiake habit me deklaratën për Johnson

“E meriton infektimin nga koronavirusi”/ Këshilltarja bashkiake habit me deklaratën për Johnson

Shkëlqim Hajdari: Prodhimet shqiptare të mbetura stok, do të eksportohen në Kosovë dhe Maqedoni

Shkëlqim Hajdari: Prodhimet shqiptare të mbetura stok, do të eksportohen në Kosovë dhe Maqedoni

Debati për numrin e testimeve në Shqipëri, reagon Komiteti Teknik i Ekspertëve

Debati për numrin e testimeve në Shqipëri, reagon Komiteti Teknik i Ekspertëve







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit
Aktualitet

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

by mirseda
12:35 | 17/04/2026
0

Gjykatën e Posaçme ka lënë në burg tre anëtarët e grupit të kokainës, të goditur nga SPAK...

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

11:41 | 17/04/2026
SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

SPAK jep pretencën për ish-drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë, burg vetëm për 4 prej tyre

11:09 | 17/04/2026
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

10:49 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com