Komisioni Evropian ka rialokuar 140 milion euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Republika e Moldavisë dhe Ukrainë.
Komisioni gjithashtu do të ridrejtojë përdorimin e instrumenteve ekzistues me vlerë deri në 700 milion €, për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së koronavirusit.
“Këto janë periudha shumë të vështira jo vetëm për BE-në, por edhe për vendet tona partnere. Ne jemi duke bërë të pamundurën për të zbutur ndikimin e shpërthimit të koronavirusit në jetën e qytetarëve. Ne po përgjigjemi si për nevojat e menjëhershme të sistemit shëndetësor, ashtu edhe për nevojat afatgjata për grupet më të rrezikuara në shoqëri dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomive në gjashtë vendet”, tha Olivér Várhelyi, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim.