Pas “daljes në skenë” të liderit Kim Jong-un, janë rritur tensionet!
Raportohet se Koreja Veriore dhe Jugore kanë pasur shkëmbim zjarri përgjatë kufirit.
Autoritetet bënë me dije se disa gjuajtje me armë janë dëgjuar mëngjesin e së dielës nga ana e Koresë Veriore në drejtim të Koresë Jugore.
Shkëmbimi i zjarrit është konfrontimi i fundit në mes dy vendeve që tanimë janë në luftë, shkruan “Rel”.
Pas disa javëve të spekulimeve për shëndetin dhe vendndodhjen e liderit verikorean, media shtetërore koreane publikoi fotografi të një ceremonie inauguruese të shtunën në të cilën u paraqit Jong-un.