Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Konsumatorët “nënshtrojnë” kryeministrin Rama

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Konsumatorët “nënshtrojnë” kryeministrin Rama

Siguria ushqimore mbetet një ndër temat më të diskutuara në Shqipëri. Konsumatorët janë përballur me raste abuzive, por pavarësisht reagimit të tyre, organet kompetente nuk kanë reaguar në kohë ndaj subjekteve që kanë tregtuar ushqime që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.

E ndodhur përballë presionit të konsumatorit, qeveria ka përgatitur një draft ligjor për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorëve. Në projektin që është ende në fazë përpunimi parashikohet gjithë informacioni që duhet t’i jepet konsumatorit për një ushqim të prodhuar në vend, importuar, të para paketuar apo në çdo kusht tregtimi.

 Po kështu drafti përcakton se subjektet nuk do të lejohen të deformojnë apo çojnë mesazhe të gabuara përmes reklamave duke i mëshuar një vetie ose specifike si e veçantë kur këtë të fundit mund ta kenë të gjithë produktet. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila është edhe përgjegjëse për këtë fushë ka përcaktuar standardet mbi atë që quhet informacion i drejtë dhe informacion i detyrueshëm.

Informimi i drejtë

Draft ligji parashikon se konsumatori nuk duhet të orientohet në mënyrë të gabuar në përmes praktikave të veçanta si në lidhje me karakteristikat e produktit ushqimor dhe kjo përkufizohet në katër ndarje. Së pari lidhur me natyrën e produktit, identitetin, vetitë, përbërjen, sasinë, jetëgjatësinë, shtetin e origjinës apo vendin e prejardhjes.

Së dyti duke i dhënë produktit ushqimor efekte ose veti të cilat ai nuk i ka apo duke theksuar që produkti ushqimor ka karakteristika të veçanta, kur në fakt të gjitha produktet ushqimore të ngjashme kanë karakteristika të tilla. Së fundmi duke theksuar, përmes paraqitjes së produkteve ushqimore, përshkrimit ose imazheve, praninë e një ushqimi apo përbërësi të veçantë, ndërkohë që në të vërtetë, një komponent natyrshëm i pranishëm.

Në rastet kur ushqimi kërkon të nxjerrë në pah një karakteristikë apo veti të tij të veçantë duhet ta provojë atë sipas rastit qoftë dhe shkencërisht.

Informacioni i detyrueshëm

Ministria ka përcaktuar në projektligj edhe informacionin detyrues që duhet të jepet për çdo produkt. Janë në total 11 pika që nisin nga emri i produktit e deri tek deklarata e vlerave ushqyese:

a) emri i produktit ushqimor;

b) lista e përbërësve;

c) çdo përbërës ose lëndë ndihmëse e përpunimit e renditur në shtojcën II ose që vjen nga

një substancë ose produkt i renditur në shtojcën II, që shkakton alergji ose intoleranca, i përdorur në

prodhimin ose përpunimin e produktit ushqimor dhe që është ende i pranishëm në produktin

përfundimtar, edhe nëse në formë të ndryshuar;

d) sasia e përbërësve të caktuar ose e kategorive të caktuara të përbërësve;

e) sasia neto e produktit ushqimor;

f) data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret përpara” datës;

g) kushtet e veçanta të ruajtjes dhe/ose kushtet e përdorimit;

h) emri ose emri tregtar dhe adresa e operatorit të biznesit ushqimor të përmendur në nenin

8, pika 1;

i) shteti i origjinës ose vendi i prejardhjes kur parashikohet në nenin 26;

j) udhëzimet e përdorimit, kur në mungesë të tyre, përdorimi i duhur i produktit ushqimor do

të ishte i vështirë;

k) për pijet me mbi 1,2% të vëllimit me alkool, fortësinë aktuale alkoolike për vëllim;

l) deklarata e vlerave ushqyese

Në çdo raste kur produktet janë të importuara ato duhet të kenë të shkruar në shqip pjesën e informacionit detyrues, ose të shoqërohen me kundra etikete.

Tags: konsumatoretkryeministrineshtrojneRamën

TË LIDHURA

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Next Post
Në Turqi goditet penalltia që po bën xhiron e botës (Video)

Në Turqi goditet penalltia që po bën xhiron e botës (Video)

10-vjetori i Pavarësisë/Thaçi: Gjykata Speciale, e imponuar !

10-vjetori i Pavarësisë/Thaçi: Gjykata Speciale, e imponuar !

Kukësi blindon sulmin me gjigantin Balde

Kukësi blindon sulmin me gjigantin Balde







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com