Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Konflikt mes vëllezërve: Ke 23 vite që mashtron, më jep lekët po të them

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Konflikt mes vëllezërve: Ke 23 vite që mashtron, më jep lekët po të them

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, solli sot konfliktin midis dy vëllezërve.

Prej 23 vitesh, Llazari dhe Preni kanë mosmarrëveshje midis tyre për një shtëpi.

Llazari në studio tregon se Preni e ka mashtruar sepse i kishte premtuar se do i jepte shtëpinë, pasi ai të largohej për në Elbasan. Por nuk ndodhi kështu sepse Preni ja shiti shtëpinë një komshiu.

Konflikti thellohet edhe më shumë mes tyre, pasi Preni edhe pse nuk i dha shtëpinë i ka marrë lekët djalit të Llazarit dhe sot në studio ata përballen me njëri –tjetrin.

Komunikimi mes tyre ishte me tone të larta dhe Llazari i kërkon që t’i kthejë lekët që i ka marrë, por nga ana tjetër Preni thotë se ky është një problem që ai e ka me djalin e tij dhe jo me të.

Llazar: Muhabeti zonja Eni nuk është i sotëm, por ka 23 vjet.

Eni Çobani: Kemi që në vitin ’97?

Llazar: Po, më ka mashtruar vëllai se unë isha në atë gjendjen, dobët me 6 kalamaj.

Pren: Nuk ke mashtrim!

Llazar: Po prit o prit, më lër të flas njëherë unë tani.

Pren: Ishte konflikt, jo mashtrim. Qysh qenka mashtrim?

Eni Çobani: Por edhe konflikti, deri diku ka një mashtrim brenda.

Llazar: Më tha ‘vëlla unë do shpërngulem nga fshati do iki në Elbasan, do të lë shtëpinë. Në kohën që do iki do të fut brenda’. Dhe unë me atë kasolle, e prisha.

Pren: O zotëri më dëgjo këtu!

Llazar: Erdhi muhabeti iku, ja shiti tjetrit shtëpinë! Ti mos u nxeh fare.

Pren: Të lutem!

Llazar: Të lutem vëlla, të lutem shumë!

Pren: Kam edhe unë të drejtën time.

Llazar: Kam kaq vite s’të them as mirmëngjes, as mirëmbrëma.

Pren: Nuk është mashtrim ai që thua ti. Ti ke një farë të drejte, por jo aq sa thua ti mashtrim. Zonja Eni, problemi është ky, në ’97 unë do largohesha nga fshati në qytet dhe do ja shisja shtëpinë një komshiu që kam konfikt sot.

Eni Çobani: Kujt do t’ja shisje tani vëllait apo komshiut? Se zotëria thotë vëllait.

Llazar: Ku më foli mua dhe ja dha tjetrit.

Pren: Më dëgjo tani!

Llazar: Ik, se pate frikë po ik!

Pren: Unë vëllait doja t’ja lija shtëpinë në ruajtje.

Eni Çobani: Si në ruajtje?

Pren: 5- 6 muaj!

Eni Çobani: Po ai kishte hall për shtëpi, se jetonte në kasolle.

Pren: Isha në pazar me atë komshiun tjetër!

Eni Çobani: E dinte Llazari këtë?

Pren: Llazari e dinte. Ai nuk e mori dhe pastaj i thashë këtij do vish të rrish ti, se në 5 Tetor do iki poshtë. Ai erdhi nga data 3-4 dhe më tha shtëpinë e marr vetëm unë sepse je në tokën time dhe truallin tim. Edhe vajta i thashë këtij: Unë nga sherri po iki, ti do futesh prapë në sherr?

Llazar: Po si është trualli i atij, me 7501 ishte toka e babit tonë. Ti ja dhe nga frika më duket atij!

Pren: Jo nga frika, se ai tha përveç meje tha nuk e merr njeri shtëpinë.

Llazar: Ai ta bën mirë sot ty!

Pren: Të lutem shumë! Me pjesën tjetër ti s’ke punë!

Llazar: Si s’kam punë unë?

Pren: Se lekët ja kam marrë çunit, s’ti kam marrë ty.

Llazar: Lekët që i ke marrë çunit pse si kthen, ke 23 vjet?

Pren: Zotëri e kam me çunin, s’e kam me ty këtë muhabet.

Llazar: Po çfarë çuni ore? Çuni është i imi! Çuni më thotë në telefon merri xhaxhit lekët.

Eni Çobani: Çuni është i Llazarit!

Pren: Çuni është në moshë, nuk është i vogël,

Llazar: Dëgjo këtu ti, nuk ke faj ti! Kur s’të kapa unë…

Pren: Të lutem shumë!

Llazar: Çfarë të lutem, të lutem?

Pren: Shko atje, nuk merret muhabeti, siç e bën ti!

Llazari: Boll tani se ke 23 vjet që mashtron, bjer lekët po të them, s’më duhet mua se ç’bën ti me atë.

Pren: Ti e ke nga botëkuptimi i keq!

Llazar: Si botëkuptimi i keq?

Pren: Ik tani tek vendi!

Llazar: Më vjen zor se të kam vëlla, por e di ti çfarë do apo jo? /tvklan.al

Tags: konfliktlekevellezervite

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Aksident masiv në autostradë, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident masiv në autostradë, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Oscar 2020, pak orë nga nata e madhe e çmimit prestigjioz

Oscar 2020, pak orë nga nata e madhe e çmimit prestigjioz

Fushata ‘derë më derë’ e Ilir Metës në SHBA

Fushata 'derë më derë' e Ilir Metës në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
22:14 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në...

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

22:08 | 04/04/2026
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

22:07 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com