Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani dhe vajza e ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregut, Kejda, prej disa ditësh tashmë janë në qendër të mediave, pasi pretendohet se mund të jenë në një lidhje.
Pak ditë më parë, si Kejda, ashtu dhe Eriku, mendohet të kenë darkuar në të njëjtin restorant në Romë. Ndonëse ata nuk kanë foto së bashku, në profilin e tyre në rrjetin social Instagram janë hedhur foto nga të njëjtat vende dhe afërsisht në të njëjtën interval kohor.
Por, fakti që ata mund të jenë në një lidhje forcohet akoma më shumë, pasi mëngjesin e djeshëm është publikuar një foto ku Kejda dhe Eriku shfaqen bashkë. Mesa duket dyshimet u vërtetuan, edhe pse ata ende nuk kanë dhënë një reagim për këtë lidhje.