Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus në vend.
Përmes një deklarate për mediat, Mira Rakacolli bën me dije se një nga të infektuarit ka qenë në kontakt me pacientin “zero” (pacientin e parë) që u regjistrua në vend.
Ndërsa pacienti tjetër bëhet fjalë për një të moshuar nga Lushnja, i cili ka qenë në Bergamo. Kështu numri total i të prekurve nga koronavirusi në vend shkon në 12.
Deri më tani janë bërë 157 analiza për raste të dyshuara me koronavirus.
“Janë në gjendje shumë të mirë. Janë testuar 157 njerëz të dyshuar për Covid-19, nga këto vetëm 12 janë identifikuar pozitivë. 9 kanë lidhje me pacientin zero, tre janë raste të reja, një në Lushnje, një në Durrës, një në Tiranë. Tri prej të prekurve janë tek Infektivi. Përsërit urdhrin e ministres për të shmangur përhapjen e Covid-19”, tha zv.ministrja.