Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kompanitë teknologjike turke kërkojnë ndihmën e amerikanëve

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kompanitë teknologjike turke kërkojnë ndihmën e amerikanëve

Për sipërmarrësit në fushën e teknologjisë në Turqi, situata e paqëndrueshme pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit të kaluar e ka bërë më të vështirë që komanitë e reja të sigurojnë investime nga jashtë. Disa sipërmarrës turq udhëtuan kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara për konferencën Etohum San Francisco, një aktivitet që lidh komunitetin turk me Silicon Valleyn, qendrën e teknologjisë dhe novacionit në Shtetet e Bashkuara.

Për sipërmarrësit e fushës së teknologjisë në Turqi, puna është vështirësuar që nga grushti i dështuar i shtetit korrikun e kaluar:

“Jemi sipërmarrës dhe po përpiqemi të përmirësojmë bizneset dhe të krijojmë biznese të reja. Por në Turqi, grushti i shtetit i vitit të kaluar solli disa ditë të këqija për vendin tonë. Po përpiqemi ta kapërcejmë këtë situatë dhe të fokusohemi tek e ardhmja”, thotë një sipërmarrës turk, Mustafa Acet.

Mustafa Acet po krijon një aplikacion për celularë në Stamboll dhe ndodhet në konferencën Etohum San Francisco për të mësuar më shumë për ekosistemin e fushës së teknologjisë në Shtetet e Bashkuara:

“Vitin e kaluar kishte shumë më pak investime nga jashtë në Turqi. Paraja nuk pëlqen vendet dhe ekonomitë e paqëndrueshme…prandaj ata nuk kanë guxim të hyjnë në tregun turk tani,” shton zoti Acet.

Pas përpjekjes së grushtit të shtetit, qeveria turke ka marrë masa kundër kundërshtarëve të dyshuar të presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Shumë kanë humbur vendet e punës dhe mijëra prej tyre janë burgosur, raporton VOA.

Elif Ceylan është koordinatorja e programit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë ITU Gate. Ajo sjell biznese të suksesshme turke në Shtetet e Bashkuara.

“Kompanitë që ne sjellim zakonisht kanë nga rreth 5 deri në 10 milionë dollarë të ardhura vjetore në Turqi. Këtu, ata vijnë si kompani turke. Por ne duam që ata të hapin një kompani të bazuar në Silicon Valley. Kjo është shumë e rëndësishme për sa i përket besueshmërisë së kompanisë, kur ata bisedojnë me investitorë të mundshëm ose me klientë” – thotë ajo.

Zonja Ceylan thotë se ajo u frymëzua nga marshimi prej 400 kilometrash i protestuesve nga kryeqyteti turk, Ankara, për në Stamboll.

“Kjo i bëri njerëzit të entuziazmohen përsëri, të mendojnë se diçka mund të ndryshojë dhe diçka mund të ndodhë. Janë kohë të vështira, por mendoj se gjërat do të përmirësohen”.

Ndërsa vendi kujton një vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit, këta sipërmarrës thonë se ndryshimi në Turqi do të arrihet përmes talentit dhe punës.

“Kam besim tek Turqia dhe vendi do të jetë një ekonomi e madhe, veçanërisht për shkak të sipërmarrësve. Do të rritet ditë pas dite. Do të jetë një vend i fuqishëm. Unë besoj. Shpresoj” thotë Mustafa Acet.

Tags: kompaniSHBAteknologjiturke

TË LIDHURA

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar
Bota

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit, Macron: Franca dërgon një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore në Qipro
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit, Macron: Franca dërgon një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore në Qipro

20:35 | 03/03/2026
Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane
Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe drejt ‘hakmarrjes’? Po shqyrtojnë sulme ndaj bazave raketore iraniane

19:57 | 03/03/2026
Next Post
Kosovë; KQZ shpall rezultatet përfundimtare, s’ka surpriza

Diaspora kërkon që të përfaqësohet në parlamentin e Kosovës

Përfundon “dashuria” amerikano-kineze

Përfundon “dashuria” amerikano-kineze

Tony Blair: Të ndalet Brexit sepse dëmton ekonominë britanike

Tony Blair: Të ndalet Brexit sepse dëmton ekonominë britanike







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar
Bota

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

by mirseda
21:22 | 03/03/2026
0

Konsullata amerikane në Dubai është goditur nga një dron Iran. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk ka raportime...

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Përshkallëzimi i konfliktit, Macron: Franca dërgon një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore në Qipro

Përshkallëzimi i konfliktit, Macron: Franca dërgon një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore në Qipro

20:35 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com