Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kompania e sigurimeve hedh në gjyq qytetarin që nuk ka lidhje me aksidentin

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kompania e sigurimeve hedh në gjyq qytetarin që nuk ka lidhje me aksidentin

Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur denoncimi i një qytetari nga Berati, i cili ankohet se i ka shkuar fletë-thirrja për në gjykatë nga kompania e sigurimeve Eurosig për dy aksidente, dhe për të dyja rastet duhet të paguajë 1.2 milionë Lekë të vjetra.

Problemi është se qytetari në fjalë, i cili quhet Leonard Nuka nga Berati, thotë se nuk ka patentë dhe nuk asnjë lidhje me aksidentet.

Aksidenti i parë ka ndodhur në bulevardin blu në zonën e Kamzës, pasi në vitin 2017 në këtë zonë janë shkaktuar dy aksidente, ku janë dëmtuar dy automjete. Në vitin 2020 i vjen një fletë –thirrje për gjyq nga kompania Eurosig, në të cilën thuhej se duhet ta paguante një shumë prej 800 mijë Lekësh të vjetra.

Më 27 Maj 2021 i vjen një fletë-thirrje tjetër për gjyq po nga kompania Eurosig për një shumë tjetër, që duhet të paguajë për një aksident të ndodhur po në Kamëz, në bulevardin blu dhe po me të njëjtën makinë në emër të Brilant Nuka.

Leonard Nuka: Më datë 14.7.2020 më ka ardhur një fletëthirrje për gjyq. Më ka paditur Eurosig. Supozohet sikur unë kam shkaktuar një aksident në bulevardin blu në Kamëz. Gjasme kam aksidentuar një fuoristradë, i kam rënë me makinën Volksëagen të një personi tjetër që quhet Brilant Nuka, që unë s’e njoh fare. Edhe unë duhet të paguaja dëmin. Dëmi është 800 mijë Lekë. Unë kam nuk patentë, asnjë lloj patente në gjithë jetën time, si e kam paskam shkaktuar unë aksidentin pa patur leje drejtimi. Ata më akuzojnë që i ke rënë ti. Mora fletë-thirrjen për gjyq, të nesërmen i kam bërë fletë Eurosigut dhe gjykatës, që nuk jam unë personi që ju kërkoni. I kam dhënë dhe kartën e identitetit. Meqë i bëra këto dokumente i dhashë tamam sipas ligjit, thashë nuk do më thërrasin më. Më vjen të nesërmen një fletë-thirrje tjetër me një gjykatës tjetër më 26.5.2021 për një dëmshpërblim tjetër që gjasme unë i kam rënë një Benzi. Prapë nga Eurosig. Gjasme unë kam goditur dhe Armand Milloshin, që unë nuk i njoh as Armandin as dhe një njeri në këtë skenë. Makina ishte në emër të Brilant Nukës, që unë as Brilantin nuk e njoh fare se kush është. Shuma e dytë ka ardhur 400 mijë lekë. Unë nuk kam fare patentë. Për aksidentin e dytë më dërguan një fletë nga gjykata që unë brenda muajit duhet të deklaroj të gjitha dokumentet për të vazhduar gjyqin tjetër. Unë nuk jam personi që kam shkaktuar këto dy aksidentet. Kështu që unë dua drejtësi që të zbardhet e gjithë e vërteta se ku është.

Nga një verifikim i thjeshtë në sistem rezulton se me numrin e patentës së drejtuesit të automjetit, del një emër Leonard Nuka, por atësia është Petrit, ndërsa Leonard Nuka i cili është drejtuar në “Stop” e ka emrin e babait Ikbal. Pra rezulton se personi që ka shkaktuar aksidentet është dikush tjetër dhe jo denoncuesi që është drejtuar në emisionin tonë.

Me këto të dhëna gazetarja e emisionit Stop iu drejtua në kompaninë e Sigurimeve Eurosig, ku drejtoresha juridike shpjegon, se procedura e ndjekur është bërë në bazë të sistemit të gjendjes civile ku figuronte vetëm një Leonard Nuka nga qyteti i Beratit. Por më pas u zbulua se shkaktari real i aksidentit ka ndërruar identitet, nga Leonard Nuka në Ferdinand Nuka.

“Ne kemi të drejtë që kur shkaktari nën ndikimin e alkoolit drejton mjetin motorik, të dëmshpërblejmë palën përfituese dhe më pas t’i kthehemi padi regresit. Që do të thotë t’i marrim shumën që kemi paguar. Nga kërkimi që ne bëjmë nga adresari i gjendjes civile rezultonte vetëm një Leonard Nuka në të gjithë Republikën e Shqipërisë, që ishte i vetmi ky person i regjistruar në Berat. Pas interesimit tuaj, ne arritëm që të zbulonim që personi me emrin Leonard Nuka ka ndryshuar gjeneralitetet dhe i ka bërë Ferdinand Nuka. Pas kësaj u arrit të verifikohej dhe kjo gjë. Me z.Leonard Nuka nga qyteti i Beratit do bëjmë një kërkesë për të pushuar gjykimin ndaj tij dhe për ta zëvendësuar procedurialisht me personin që zotëron patentën në bazë të interesit që keni treguar dhe ju. Duke qenë se personi me emrin Leonard Nuka që ka ndryshuar gjeneralitetet dhe ka rezultuar dy persona, ne i kërkojmë ndjesë z.Leonard Nuka nga qyteti i Beratit dhe do ta mbyllim gjyqin ndaj tij. Edhe për të gjitha shqetësimet që mund t’i kemi sjellë…”, shpjegon drejtoresha juridike.

Qytetari Leonard Nuka nga Berati falenderon emisionin Stop për zgjidhjen e problemit.

“Falenderoj emisionin Stop dhe juve dhe gjithë stafin tuaj që ma mbaruat këtë shumë shpejt”. /tvklan.al

Tags: "STOP"leonard nukaqytetari

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Ra ky koronavirus dhe Bashkimi Europian më në fund na pa

Vera e nxehtë e politikës shqiptare

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Furnizimi me vaksina/ BE humb gjyqin ndaj kompanisë AstraZeneca

Java mbyllet pozitivisht për valutat e huaja. Dobësohet Paundi britanik

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com