Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Komisioni i Ankesave, KQZ/ PD e LSI: Ja shkeljet në zgjedhje. Kërkojmë rivotim

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Komisioni i Ankesave, KQZ/ PD e LSI: Ja shkeljet në zgjedhje. Kërkojmë rivotim

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen sot zyrtarisht për të shqyrtuar ankesat e disa partive, përfshirë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, për 9 qarqe. PD-AN dhe LSI kërkojnë rishikim të rezultatit në 9 qarqe, ndërkohë që sot kanë rreshtuar edhe shtyllat ku e mbështesin pretendimin  e tyre.

Pesë “shtyllat” e argumenteve të PD-së

Përfaqësuesi juridik i  Partisë Demokratike Marash Logu ka paraqitur  5 “shtyllat”, ku mbështen argumentet e PD-së për të kërkuar shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të procesit zgjedhor në 9 qarqe të vendit. Sipas Logut, PD pretendon se socialistët kanë përdorur persona me të shkuar kriminale gjatë fushatës për të blerë vota. Pretendimet e PD përfshijnë akuza për përdorimin e fondeve shtetërore, punësime në administratë apo përdorim i të dhënave personale në funksion të fushatës elektorale. “Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve. Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore”, tha Logu, duke rreshtuar edhe shtyllat ku PD ka ngritur ankimimin dhe kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe..

Shtylla e parë ka të bëjë me blerjen e votës përmes personave me të shkuar kriminale. Çuçi në Gjirokastër, ndërsa drejtuesi I fushatës ishte Arianit Arapi ish-shefi i policisë i akuzuar për lidhje me Emiljano Shullazin. Lidhja me Çuçin daton më herët. Ky shtetas ka përdorur funksionin e tij dhe ka lejuar konsumin e lëndës narkotike në Tepelenë. Ata kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës, këto fakte janë konfirmuar edhe në burime zyrtare. Shitblerja e votës është një nga problematikat kryesore të konstatuara edhe nga OSBE. Fondet shtetërore janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Shteti dhe partia u shkrinë në një të vetme. Shteti u vendos në shërbim të partisë dhe ne kemi depozituar 12 prova për qarkun e Gjirokastrës.  Në 24 raste të denoncuara, deputetët e PS në Gjirokastër promovuan investime publike në periudhën para zgjedhjeve. Ministrat vazhduan me angazhimet e tyre gjatë fushatës duke u shfaqur me maska dhe bluza me numrin 12.

Së dyti, gjatë fushatës u konstatuan raste të shumta që janë denoncuar se në të gjitha nivelet e administratës ishin përfshirë në fushatë duke mbështetur kandidatët e Partisë Socialiste. Nëpunësit civilë u vendosën në presion për të mbështetur PS në të kundërt do të shkarkoheshin nga puna. Dhënia e kartave të identitetit apo të dhënave të tjera personale, pëlqimi apo shpërndarja e postimeve të PS. Nëpunës të niveleve të ulëta dhe të mesme kanë denoncuar presionin e vazhdueshëm të eprorëve të tyre. Presionet ndaj nëpunësve publikë u evidentuan edhe nga OSBE.

Së treti janë punësimet masive para zgjedhjeve. Qeveria nxori rreth 28 vendime duke shtuar numrin e punësimeve në strukturat e qeverisjes vendore. Punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm. Mes tre mujorit të tretë dhe të katërt punësimi në sektorin publik është rritur ndjeshëm.

Së katërti, shteti vendosi në shërbim të partisë të dhënat personale. Skandali me të dhënat personale u evidentua edhe në raportin e OSBE. Emigrantëve dhe të ifnektuarve me COVID iu mohua e drejta e votimit.

Së pesti, modeli i fletëve të votimit me numra dhe jo me emra solli një numër të madh fletësh të pavlefshme. Qytetarëve u mbeti një kohë e shkurtër për të mësuar praktikat e votimit”

Ankimi i LSI-së

Fjalën gjatë mëngjesit të sotëm e mori i pari përfaqësuesi i LSI në KAS, Altin Kaziaj, i cili mori si shembull rastin e kandidatit Vangjel Tavo në Gjirokastër. Sipas LSI, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve kishte si qëllim goditjen e LSI, ndërsa theksoi se LSI në Dropull do të ishte forcë e parë. Kaziaj deklaroi gjithashtu se, emigrantët që erdhën nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u ruajtën me policë, pasi iu ishte marrë edhe adresa e shtëpisë. “Qytetarët e Dropullit nuk e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Urdhri për ‘vetëkarantinimin e detyrueshëm’, për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër. LSI do të dilte forcë e parë“,-tha Kaziaj.

Çfarë kërkohet nga kontestimet

Pas shpalljes së rezultateve të martën e 27 Prillit, Partia Demokratike, LSI, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e Vetëvendosjes, janë rreshtuar të gjithë në mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve. PD-AN ka dorëzuar 10 dosje voluminoze në KAS ku sipas saj faktohet tjetërsimi dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. PD i quan këto zgjedhje si një masakër elektorale të treshes Rama-Doshi-Rakipi. E njëjta akuzë ka ardhur edhe nga  LSI. Ndërkohë që përfaqësuesit e Vetëvendosjes deklarojnë se janë penalizuar nga të dy krahët politikë gjatë numërimit të votave.

 

Tags: ankimimKQZlsiPDZgjedhjet

TË LIDHURA

Kamëz: I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë dy adoleshentë
Aktualitet

Kamëz: I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë dy adoleshentë

12:47 | 09/06/2025
Denoncim në Borsh: Dy meshkuj për ngacmim dhe marrëdhënie me dhunë
Aktualitet

Denoncim në Borsh: Dy meshkuj për ngacmim dhe marrëdhënie me dhunë

12:45 | 09/06/2025
Arrestohet i ri, procedohet 47-vjeçari për dhunë ndaj dy 17-vjeçarëve
Aktualitet

Arrestohet i ri, procedohet 47-vjeçari për dhunë ndaj dy 17-vjeçarëve

12:04 | 09/06/2025
Next Post
Përplasi për vdekje të moshuarin, shqiptari dyshohet se po fshihet në Shqipëri

Përplasi për vdekje të moshuarin, shqiptari dyshohet se po fshihet në Shqipëri

“S’ka COVID, kush beson në Zot jeton i lumtur”/ Braçe ‘thumbon’ Kryemadhin

Zv/ Kryeministri Braçe: Armët pa leje, pasojë nga policë e hetues të korruptuar

Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

Ka filluar afrimi i Arabisë Saudite me Iranin?

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kamëz: I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë dy adoleshentë
Aktualitet

Kamëz: I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë dy adoleshentë

by mirseda
12:47 | 09/06/2025
0

Një 21-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia, ndërsa një 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë,...

Denoncim në Borsh: Dy meshkuj për ngacmim dhe marrëdhënie me dhunë

Denoncim në Borsh: Dy meshkuj për ngacmim dhe marrëdhënie me dhunë

12:45 | 09/06/2025
Arrestohet i ri, procedohet 47-vjeçari për dhunë ndaj dy 17-vjeçarëve

Arrestohet i ri, procedohet 47-vjeçari për dhunë ndaj dy 17-vjeçarëve

12:04 | 09/06/2025
Auron Tare: Fondacioni Shqiptaro-Amerikan na mori trashëgiminë kulturore

Auron Tare: Fondacioni Shqiptaro-Amerikan na mori trashëgiminë kulturore

12:01 | 09/06/2025
Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd

Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd

11:58 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com