Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Komenti/Kur politika e jashtme kthehet në vrimë në ujë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Komenti/Kur politika e jashtme kthehet në vrimë në ujë

Kryeministrja e Rumanisë, Dancila ka arritur sërish në titujt e lajmeve. Njoftimi i saj, se ambasada rumune në Izrael do të vendoset në Jeruzalem ka pasur reagime të mëdha. Ujë në havan, mendon Robert Schwartz.

Që një vit më parë Rumania pati tërhequr vëmendjen lidhur me këtë çështje. Presidenti i parlamentit, Liviu Dragnea, kryetar i socialdemokratëve në pushtet (PSD) pati njoftuar pa asnjë paralajmërim, se qeveria “e tij” ka aprovuar një memorandum, që parashikon zhvendosjen e ambasadës rumune në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kryeministrja rumune Viorica Dancila, e cila drejtohet nga Dragnea, kishte si detyrë nderi që të shpjegonte gjatë një vizite në Izrael planin e shefit të saj. Rumania duhet të jetë vendi i parë i BE, që ndjek shembullin e SHBA, ishte ideja e Dragneas. Argumentimi i tij, ishte se ky është shanci i vetëm i Rumanisë që të sigurojë përfitime afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Ai nuk tha cilat janë konkretisht këto përfitime.

Kundërshtari i Dragneas shpallet antisemit

Që në atë kohë presidenti rumun i shtetit, Klaus Iohannis, u mundua të sillte qetësi në debat. Një vendim i tillë me jehonë ndërkombëtare nuk mund të merret, pa bërë analizë të thellë dhe pa peshuar mirë të gjitha pasojat dhe implikimet. Përveç kësaj, Rumania si vend anëtar i BE, duhet të përfaqësojë në këtë çështje politikën e përbashkët europiane. Vetëm pasi të sqarohet statusi i diskutueshëm i Jeruzalemit, mund të bëhen hapa të tjerë, tha presidenti rumun. Për shkak të qëndrimit të tij refuzues, disa vetë e kritikuan atë ashpër madje edhe për antisemitizëm. Një akuzë, që Iohannis e hodhi poshti si absurde.

Grindja për zhvendosjen e ambasadës rumune në Izrael ka plasur tani sërish. Sipas modelit të mëparshëm. Kryeministrja Dancila njoftoi të dielën e kaluar gjatë një përvjetori në Uashington, të organizatës lobiiste amerikano-izraelite AIPAC, se ajo dhe qeveria e saj, pas një analize të bërë, do të zhvendosin “ambasadën tonë në Jeruzalem, në kryeqytetin e Izraelit”.

Ajo çka nuk u kuptua nga askush është se Dancila foli për një analizë që nuk ekziston dhe për një vendim, që nuk ekziston. Por sikur të mos mjaftonin këto, ajo tha se vendimi është marrë në konsensus me të gjitha institucionet relevante rumune. Ajo harroi të thoshte gjënë më thelbësore, që sipas kushtetutës rumune, direktivat në politikën e jashtme janë kompetencë e presidentit. Ai reagoi fillimisht i qetë. Pas bërjes së analizës dhe vlerësimit të të gjitha institucioneve relevante mund të merret vendimi për këtë temë. Iohannis nuk e thotë kur do të përfundojë procesi i analizimit, i cili ka një vit që ka filluar.

“Mendimi personal” i kryeministres

Duket e çuditshme që kryeministrja e një shteti të BE, që mban aktualisht presidencën e radhës së BE, kërkon që të vendosë e vetme për politikën e jashtme të vendit. Por edhe më e çuditshme duket kur kjo kryetare qeverie, e kthen publikisht mbrapsht këtë vendim disa orë pas mbërritjes nga Uashingtoni. Në një intervistë me televizionin e saj të preferuar në Bukuresht, Dancila tha se ka qenë “mendimi i saj personal” ajo çka ajo ka thënë para organizatës lobiiste. Politika e përgjegjshme nuk tingëllon kështu!

Me siguri Viorica Dancila nuk është e vetëdijshme sa dëme ka bërë me këtë vrimë në ujë. Rumania ka marrëdhënie të mira me Lindjen e Mesme që prej 50 vjetësh, si me Izraelin ashtu edhe me vendet arabe dhe palestinezët. Tani kjo do të ndryshojë./DW

 

Tags: DancilaKryeministrja e Rumanisëpolitika e jashtme

TË LIDHURA

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet
Bota

SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

08:56 | 10/12/2025
Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord
Bota

Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

08:48 | 10/12/2025
Next Post
UEFA publikon familjet që trashëguan futbollin, në Shqipëri dallon dinastia…

UEFA publikon familjet që trashëguan futbollin, në Shqipëri dallon dinastia...

Kryemadhi flet një ditë para protestës: Do bëjmë çmos që populli të mos vuajë për ‘bukën e gojës’

Kryemadhi flet një ditë para protestës: Do bëjmë çmos që populli të mos vuajë për 'bukën e gojës'

1943/Enver Hoxha shpërblim financiar për Miladinin, Dushanin dhe lëvizjen serbe në Kosovë

1943/Enver Hoxha shpërblim financiar për Miladinin, Dushanin dhe lëvizjen serbe në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet
Aktualitet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

by mirseda
13:13 | 10/12/2025
0

Gjykata e Posaçme shtyn për më 22 dhjetor, ora 11:00 shqyrtimin e dosjes “Partizani”. seanca e stome...

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com