Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Koment: Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Koment: Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

“Republika e dikurshme federale ishte një shtet pa politikë të jashtme” ka thënë njëherë ish-ministri i Jashtëm amerikan, Henry Kissinger. Qeveria e Trumpit me sa duket i vajton këto kohë, është i mendimit Miodrag Soric.

A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato?

Përgjigja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeverisë amerikane! Ajo i kërcënon me sanksione koncernet europiane, që marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream2, gati 96% i gatshëm.

Për kujtesë: Ky gazsjellës do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani duke mënjanuar shtetet e tjera dhe prej Gjermanisë të shpërndahet në vende të tjera të BE-së.

Gjermania jeton nga eksporti.

Industria e këtij vendi ka nevojë për sigurinë energjitike. Prandaj ekonomia dhe qeveria gjermane e mbështet këtë gazsjellës. Por ajo përpiqet që në politikën e saj të marrë në konsideratë edhe rezervat që kanë Polonia dhe Ukraina ndaj projektit Nord Stream 2.

Një ambasador konfrontues

Por të gjitha këto nuk i interesojnë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump kërkon të pengojë me të gjitha mjetet gazsjellësin.

Një nga njerëzit e tij të vijës së ashpër është ambasadori i deritanishëm amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Diplomati jodiplomat nuk ka dhënë ndonjë kontribut me vlerë në marrëdhëniet bilaterale: Ai e ka dorëzuar postin më 1 Qershor dhe është larguar nga Gjermania.

Një agjitator tjetër po i zëshëm kundër gazsjellësit është Ted Cruz, senator ultra i djathtë nga Texasi.

Një njeri, të cilin disa miq të partisë së tij e quajnë “djalli i gjallë”.

Të tjerë thonë: nëse Cruz do ishtë i shtrirë i sëmurë rëndë në kongres, askush nuk do ta telefononte mjekun e urgjencës. Ted Cruz prej vitesh financohet prej vitesh nga industria amerikane e fracking (metodë e kontestuar e nxjerrjes së gazit apo naftës përmes presionit të fortë hidraulik në tokë, shën. red.)

Kjo industri ka interes të shesë gazin e saj në Europë.

Problemi i saj: Gazi amerikan i prodhuar me kosto të madhe është më i shtrenjtë se ai rus. Uashingtoni – e kush e kishte menduar ndonjëherë këtë për përkrahësin e dikurshëm të tregtisë së lirë? i trembet kështu konkurrencës. Më e lehtë është të vërtitësh shkopin e sanksioneve. Një politikë që Trump e quan “America First”. Duke injoruar edhe dëmin që i shkaktohet marrëdhënieve me aleatin më besnik.

Publikisht ai e lëvdon kancelaren Merkel. Por mediat si edhe përfaqësues qeveritarë në të njëjtën kohë bëjnë të ditur, se në bisedimet mes tyre toni është i ashpër.

Duhet thënë, se kancelarja është e prerë ndryshe nga një kryetar qeveria malazez, të cilin Trump e shtyn mënjanë, nëse ai i zë rrugën. Me Merkelin kjo nuk bëhet. Ajo as nuk e lejon ta frikësosh. Gjë që duket se e zemëron shumë Donald Trump.

Tërheqja e ushtarëve amerikanë

Tani ai dëshiron t’i ndëshkojë gjermanët se nuk po sillen si duhet, dhe të tërheqë që këtë vit afër 10.000 ushtarë nga Gjermania.

Gjermanëve kjo nuk u bën shumë përshtypje, për sa kohë që nuk e shohin veten të kërcënuar nga ndonjë rrezik ushtarak nga jashtë.

Prej vitesh kritikohet ndotja e mjedisit dhe zhurmat e shkaktuara nga trupat amerikane.

Frikë nga tërheqja e trupave amerikane kanë vetëm kryetarët e bashkive të zonave dhe përfaqësues të ekonomisë. Por para së gjithash, amerikanët janë në Gjermani prezentë, sepse kjo është në interesin e tyre (misionet në Afganistan dhe Irak komandohen tërësisht nga këtu) si dhe të NATO-s.

Nëse Trump tërheq një kontigjent më të madh, ai dëmton veten dhe e largon edhe më shumë SHBA-në nga Europa.

I treti që qesh do të jetë Kina. Çdo përplasje brenda Perëndimit forcon pozicionin e Pekinit kundrejt Uashingtonit.

Ashtu si po sillen amerikanët tani, zor se mund të presin mbështetje nga BE në konfliktin tregtar me Kinën. Përkundrazi. Berlini merr nga korriku presidencën e radhës së BE.

Kancelarja Merkel pret të mbahet takimi i krerëve të BE me presidentin Xi Jinping, edhe pse data e përcaktuar në shtator u anulua për shkak të pandemisë së Coronës.

Pikërisht në kohën e zgjedhjeve presidenciale amerikane një takim i tillë do të ishte një provokim diplomatik. Trump nuk është i ftuar. Si vëzhgues ai vetëm mund të shkruajë në twitter.

Shpresa më 3 nëntor

Nëse administrata e Donald Trump largohet më 3 nëntor, me gjasë marrëdhëniet mes SHBA dhe Gjermanisë do të normalizohen shumë shpejt sërish. Sfiduesi i Trumpit, Joe Biden e kupton, se Gjermania ka interesat e saj dhe mund t’i ndjekë ato. /DW

Tags: gjermanikomentndeshkim

TË LIDHURA

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Next Post
3 mijë pastërmete nga nëntori, IGJEUM tregon sa do zgjasë kjo situatë

3 mijë pastërmete nga nëntori, IGJEUM tregon sa do zgjasë kjo situatë

Presidenti Meta rikthen në Kuvend një tjetër ligj

Presidenti Meta rikthen në Kuvend një tjetër ligj

“36 të prekur, shifra më e lartë nga nisja e epidemisë”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

"36 të prekur, shifra më e lartë nga nisja e epidemisë”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com