Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Kokëdhima: Në Shqipëri pastrohen paratë e pista të krimit dhe mafies, mund të përdoren edhe për terrorizmin

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kokëdhima: Në Shqipëri pastrohen paratë e pista të krimit dhe mafies, mund të përdoren edhe për terrorizmin

Partia ZGJIDHJA e drejtuar nga Koço Kokëdhima, e cilësoi Shqipërinë, superlavatriçe të parave të pista të Rilindjes.

Në një deklaratë për mediat, partia e Kokëdhimës i referohet renditjes së Shqipërisë në Indeksin Kundër Pastrimit të Parave, hartuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje.

Shqipëria ishte sivjet në vendin e 85-të për pastrimin e parave, ose mes 15 vendeve me rrezik më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore.

ZGJIDHJA e Kokëdhimës deklaron se qindra milionë euro me prejardhje nga trafiku i drogës dhe krime të tjera, hynë në ekonominë kombëtare, u pastruan dhe u përdorën si oksigjen për një vend që eksporton vetëm drogë dhe krim.

“Një tjetër “sukses madhështor” i qeverisjes së Rilindjes. Një tjetër medalje turpi në gjoksin e kryeministrit Edi Rama. Pas renditjes në vend të parë si vendi me superprodhim kanabisi, vendi me më shumë azilkërkues ndër vendet që nuk janë në luftë, të emigrantëve për numër popullsie, të kufizimit të lirive ekonomike dhe politike, mjerimit, skamjes dhe shpresëvrarëve, Shqipëria është shndërruar në superlavatriçen e parave të pista të krimit dhe mafies. Analiza për  Indeksin Kundër Pastrimit të Parave, hartuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje, e renditi sivjet Shqipërinë në vendin e 85-të , ose mes 15 vendeve me rrezik më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore, që do të thotë se në vend ka vijuar pastrimi i parave të pista, korrupsioni në ekonomi dhe rreziku që këto të ardhura të përdoren edhe për terrorizmin”,- thuhet në deklaratë.

Kokëdhima shton se kjo sasi e pamasë parash të pista gremisi edhe monedhën e përbashkët europiane dhe valutat e tjera, sepse ato u përdorën për të blerë votat e 25 qershorit, që do t’i jepnin Rilindjes edhe një mandat tjetër qeverisës. “Ky është një rezultat që nuk i surprizon shqiptarët. Nën qeverisjen e Rilindjes, qindra milionë euro me prejardhje nga trafiku i drogës dhe krime të tjera, hynë në ekonominë kombëtare, u pastruan dhe u përdorën si oksigjen për një vend që eksporton vetëm drogë dhe krim. Kjo sasi e pamasë parash të pista gremisi edhe monedhën e përbashkët europiane dhe valutat e tjera, sepse ato u përdorën për të blerë votat e 25 qershorit, që do t’i jepnin Rilindjes edhe një mandat tjetër qeverisës”,- shprehet Kokëdhima.

Ai shton se ekonomia është me keq sesa në kohën kur ishte Sali Berisha në pushtet. Kokëdhima hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë së PS, ku dikur ishte vetë pjesë. Sipas tij, ekonomia drejtohet nga një grusht mafiozësh dhe tutorësh. “ZGJIDHJA deklaroi shumë kohë më parë se kjo do të ndodhte, se nga kjo ekonomi kriminale nuk përfitojnë aspak shqiptarët e thjeshtë, por një grusht mafiozësh dhe tutorët e tyre në pushtet. Këtë e dinë shumica e shqiptarëve që thonë se ekonomitë e tyre familjare janë më keq se katër vite më parë kur iku Saliu nga pushteti, se shteti nuk ofron asnjë mbështetje për shtresat në nevojë dhe se mundësia e vetme për të mbijetuar për gjysmën e shqiptarëve janë të ardhurat nga emigracioni”,- shprehet Kokëdhima.

Duke bërë parashikime për qeverisjen e re të PS, Kokëdhima thotë se pastrimi i parave do të vijojë edhe më shumë gjatë këtyre viteve. “ZGJIDHJA është e bindur se me këtë ekip qeverisës dhe me këtë kryeministër, vitin tjetër krimi dhe pushteti i lidhur me të do të pastrojë edhe më shumë para se tani, se shqiptarët do të jenë edhe më të varfër dhe se vendi do të jetë edhe më i rrezikuar përballë sfidave të terrorizmit. Kjo Shqipëri me stabilitet fasadë, do të jetë një minë me sahat dhe një fushë e lirë për krimin e organizuar dhe terrorizmin në Ballkanin Jugperëndimor.”,- shprehet Koço Kokëdhima.

Tags: Kokëdhimakrimitmafiesparatëpastrohenpistashqiperiterrorizmin

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Ja cilat janë 6 luftërat më të çuditshme të zhvilluara në botë

Ja cilat janë 6 luftërat më të çuditshme të zhvilluara në botë

Indonezia dhe Malajzia “mbysin” Shqipërinë me vaj palme, importohet mbi 2.7 milionë kilogramë

Indonezia dhe Malajzia "mbysin" Shqipërinë me vaj palme, importohet mbi 2.7 milionë kilogramë

Kërkuan azil në BE dhe u refuzuan, riatdhesohen 157 shtetas shqiptarë

Kërkuan azil në BE dhe u refuzuan, riatdhesohen 157 shtetas shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com