Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kokaina Shqipëri-Siçili, Dritan Zagani: Droga trafikohet edhe nga policia. Tahiri nuk arrestohet, ndryshe bie edhe Rama

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kokaina Shqipëri-Siçili, Dritan Zagani: Droga trafikohet edhe nga policia. Tahiri nuk arrestohet, ndryshe bie edhe Rama

Pas investigimit të thelluar dhe ekskluziv të “Meridionews”, që publikoi përgjimin e kushërinjve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafikimin e drogës, flet nga Zvicra Dritan Zagani, polici që e denoncoi për herë të parë këtë lidhje kriminale: “Nuk jam i kënaqur me atë po ndodh. Mafia është shumë e fortë”.

Sido që të përfundojë kjo histori ditën e mërkurë, për Shqipërinë do të jetë një nga ditët më të vështira të historisë së saj të kohëve të fundit. Parlamenti do të vendosë, nëpërmjet një votimi të dyfishtë, nëse do t’i heqë imunitetin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri,  dhe të vlerësojë nëse do t’i çelë dritën jeshile urdhër-arrestit që e pason.

Një testim i dyfishtë, që vjen pas një jave të tensionuar, në të cilën politikani i Partisë Socialiste, ndër më të afërtit e kryeministrit Edi Rama, gjendet nën akuzë për lidhje të dyshuara me kushërinjtë e tij Moisi dhe Dorian Habilaj, të cilësuar nga magjistratët e Katanias ndër trafikantët kryesorë të  drogës në Ballkan.

Dhe pikërisht nga Katania nisi tërmeti politik shqiptar. Të hënën e kaluar, Guardia di Finanza arrestoi 11 persona, në kuadër të operacionit të “Trëndafili i erës”. Të nesërmen, “Meridionews” zbuloi ekskluzivisht përgjimet dhe detajet e hetimit, duke përfshirë edhe disa biseda ku Moisi Habilaj diskuton mbi paratë që do t’i paguante një farë “Saimiri”, dhe që hetuesit besojnë se është pikërisht kushëriri që militon në rangjet e larta të politikës shqiptare.

Ai që flet për gazetën tonë në një intervistë ekskluzive është Dritan Zagani, polici shqiptar i antidrogës i detyruar të kërkojë azil në Zvicër, në një vend të fshehtë, tanimë prej disa kohësh, sepse në Shqipëri ai akuzohet për shpërdorim detyre, dhe në të kaluarën dyshohet se u ka shitur informacione të rezervuara hetimore autoriteteve italiane.  

Ishte pikërisht ai, gjatë viteve 2014- 2015, që akuzoi i pari ish-ministrin e Brendshëm për përfshirje në trafikun e drogës, duke zbuluar ndërkohë edhe përdorimin e makinës private të Tahirit nga kushërinjtë e tij, për transportimin e lëndës narkotike. I njëjti automjet, i cituar tashmë edhe nga magjistratët italianë.

Tani në Shqipëri të gjithë po flasin për përfshirjen e pretenduar të ish-ministrit Tahiri në trafikun e drogës. Ju si ndiheni?

Hetuesit italianë më kanë bërë dhuratën më të bukur në botë, por unë gjithsesi ndihem keq, nuk jam i lumtur me atë që po ndodh në vendin tim. Tashmë jam larguar prej disa vitesh, dhe gjendem nën akuzë pa mu dhënë ende mundësia e një dëshmie publike. Unë jetoj këtu me gruan time dhe 3 vajzat. Po përpiqem të nis një jetë të dytë në Zvicër, dhe nëse mora vendimin për t’u larguar nga Shqipëria, këtë e bëra kryesisht për familjen time.

Ju kaluat nga shefi i antidrogës në policinë e Fierit, në një të burgosur.  Si ndodhi kjo?

Në vitin 2014, po hetoja një grup trafikantësh të lidhur me kushërinjtë Habilaj. Një grup shumë i fuqishëm, që trafikonte kokainë dhe armë. Kisha përgatitur një dosje të plotë, por pastaj më futën në burg. Gjatë hetimit, unë pashë edhe Audin e famshëm, që më pas mësova se ishte në pronësi të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vura re se ishte përdorur për të kryer udhëtime të dyshimta, por ankesat e mia nuk u dëgjuan asnjëherë.

Ju përfunduat në burg. Sa kohë qëndruat atje? Çfarë lidhje kishte puna juaj me policinë italiane?

Më mbajtën në burg për 6 muaj dhe 8 ditë, pa një prokurori që të vinte të më merrte në pyetje. Askush nuk më ka pyetur, thjesht më harruan në qeli. Në atë kohë, unë gjithashtu bashkëpunoja me hetuesit italianë, nëpërmjet kanaleve informale siç ndodh në të gjithë botën. Dhe kjo është ajo që çoi në akuzën, se unë isha personi që shisja informacione.

Gjatë këtyre bisedave, ju flisnit me zyrtarin italian të policisë, Alessandro Giuliani, i cili për një farë periudhë ishte nën përgjim. Kështu përfundoni në telashe edhe ju, sikurse rrëfyet për emisionin e njohur Italian “Le Iene”, për komunikimet tuaja mbi drogën. Ajo që mund t’iu nxirrte nga kjo situatë ishte shefja e Interpolit Tiranës, Anna Poggi, por gjërat shkuan ndryshe…

Kanë qenë biseda vetëm personale, pa asnjë lloj prove. Unë mund të them me siguri se do të luftoj deri në fund, dhe do t’i çoj këta njerëz para Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut.

Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin e Siçilisë me marijuanë. A kanë ndryshuar mënyrat e përdorura nga trafikantët me kalimin e viteve?

Deri në vitin 2014, kisha shumë informacione mbi udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti përmes anijeve të peshkimit. Unë gjithashtu kisha të dhëna për udhëtimet që kryheshin drejt Kalabrisë. Gjatë asaj kohe më transferuan, dhe shërbimet sekrete më informuan se droga transportohej nga Shqipëria në Itali edhe me avionë të vegjël turistikë. Kishte një rrezik të madh të mbaje 200-300 kilogram marijuanë në ato lloj avionësh gjatë çdo udhëtimi. Kjo mund të ndodhë vetëm me mbështetjen e zyrtarëve nivelit të lartë.

Sa korrupsion ka në vendin tuaj? Habilaj në dosjen hetimore, flet disa herë mbi rolin e policisë në trafikun e drogës…

Unë e kam denoncuar gjithmonë korrupsionin. Por problemi i vërtetë lind kur edhe ata që i përkasin agjencive të zbatimit të ligjit, kanë gjithashtu interes në trafikun e drogës. Edhe politikanët i kanë përdorur gjithashtu paratë e krimit, madje për të financuar fushatat elektorale apo blerjen e votave.  Gjithë bota e di se janë mbyllur sytë, duke i hapur rrugë kultivimit dhe shitjes së marijuanës.

A do të ndryshojë ndonjëherë kjo situatë?

Që gjendja në Shqipëri të ndryshojë, duhet shumë kohë. Duhet shumë punë nga Evropa, ose vendi rrezikon të shndërrohet në një guvë të krimit. Përndryshe, mbetet zgjidhja vetëm të vijë vetëm nga një revolucion popullor. Mafia është shumë e fortë, dhe baza e saj e mbështetjes është droga.

Sipas mendimit tuaj, a do të ketë parlamenti shqiptar një qëndrim shumë të qartë kundër Tahirit?

Parlamenti nuk do të votojë pro heqjes së imunitetit dhe arrestimit të tij, pasi Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri më të gjatë që nuk mund të këputet. Sepse nëse kjo ndodh, do të binte edhe qeveria aktuale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: arrestohetbinteDritandrogaNdryshepolicia. TahiriramashqiperiaSicilitrafikohetZagani

TË LIDHURA

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë
Aktualitet

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit
Aktualitet

Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

20:43 | 28/05/2025
Next Post
12 yjet që kanë qenë miq para se të takoheshin në Hollywood

12 yjet që kanë qenë miq para se të takoheshin në Hollywood

Çështja Tahiri/ Kryemadhi dhe Vasili për herë të dytë në zyrën e Bashës

Çështja Tahiri/ Kryemadhi dhe Vasili për herë të dytë në zyrën e Bashës

Një kancer epidemik po përhapet te meshkujt, ja çfarë e shkakton

Një kancer epidemik po përhapet te meshkujt, ja çfarë e shkakton

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com