Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kokaina në minerale, lirohet ‘Maradona’, pagoi 1.5 mln euro shtetit belg

1 orë ago
in Aktualitet, Kryesore

Shqiptari Flamur S., i njohur prej vitesh në botën e trafikut të drogës në Belgjikë si ‘Maradona’, është liruar nga burgu pas miratimit të një marrëveshjeje për pranim paraprak të fajësisë. Mediat vendase raportojnë se Flamur S. pranoi fajësinë për akuzat që i atribuohen dhe ra dakord për një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vjet efektive, si dhe për pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.

Pas marrëveshjes trafikanti shqiptar u lirua nga burgu, pasi kishte vuajtur tashmë dy vjet paraburgim në Turqi dhe Belgjikë. Flamur S. ka luajtur një rol kyç në organizatën kriminale të trafikantit Flor Bressers. I njohur me nofkën “Maradona”, ai dyshohet se drejtonte ekipet e ashtuquajtura “gërmues”, të cilat nxirrnin ngarkesat e kokainës të fshehura në kontejnerë me mineral mangani. Gjithashtu, ai ishte përgjegjës për mbledhjen e shumave të mëdha të parave që qarkullonin brenda rrjetit, KU ku u sekuestruan rreth 17 milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me drejtësinë. Në vitin 2010, ai u dënua me tetë vjet burg dhe 27.500 euro gjobë si drejtues i një organizate kriminale që kontrabandonte dhjetëra kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës përmes korrierëve.

Në fillim të vitit 2025, Flamur S. u ekstradua nga Turqia, ku ishte fshehur së bashku me Sani Al Murdaa. Të dy kishin siguruar shtetësinë turke dhe për një kohë të gjatë besonin se ishin të paprekshëm nga autoritetet. Megjithatë, në vitin 2024 autoritetet turke ua revokuan shtetësinë dhe arrestuan Flamur S., i cili më pas u transferua në Belgjikë.

Ndërkohë, procesi Bressers do të vazhdojë në shtator për të pandehurit e tjerë, ndërsa çështja ndaj Flamur S. konsiderohet e mbyllur pas marrëveshjes së arritur me drejtësinë belge.

TË LIDHURA

Aktualitet

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026
Aktualitet

Në timon i dehur, rezultoi edhe shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

14:22 | 08/06/2026
Aktualitet

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

14:01 | 08/06/2026
Next Post

Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë

Doktoresha nën hetim për skedën e vdekjes, reagojnë kolegët në Mamurras

KAS kthen te Celibashi çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

by mirseda
14:28 | 08/06/2026
0

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Velipojë. Sipas burimeve nga vendngjarja disa persona...

Në timon i dehur, rezultoi edhe shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

14:22 | 08/06/2026

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

14:01 | 08/06/2026

Vrasja pranë Paskuqanit, policia: Konflikt për motive të dobëta, në kërkim autori

13:57 | 08/06/2026

KAS kthen te Celibashi çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës

13:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com