“Vanityfair.it”/ Një grup grash të zhurmshme tek të shtatëdhjetat, janë rreshtuar në radhë për të shkuar në banjën e një kafeneje në Porto Palermo, një qytezë e vogël bregdetare disa kilometra larg Himarës. Me një theks tipik torinez, për të shtyrë edhe kohën e pritjes, ato flasin më me zë të lartë mbi surprizat e udhëtimit të tyre në të ashtuquajturën “Toka e Shqiponjave”.
Në thelb, për të përmbledhur ato më skandalozet, deri në atë moment ishin pesë. Tirana mund të arrihet në më pak se 2 orë fluturim nga Italia. Në Shqipëri, shumica apo thuajse të gjithë flasin mjaft rrjedhshëm italisht. Kudo hahet mirë, dhe shpenzohet pak (sigurisht më pak se në Itali). Deti është i bukur si ai i Greqisë (por, ju lutem, mos ua thoni këtë grekëve!).
Njerëzit janë gjithnjë miqësorë dhe të gatshëm, aq sa mjafton të shkëmbeni disa fjalë, dhe menjëherë del në pah slogani i pashmangshëm i lidhjes Itali-Shqipëri “një fytyrë, një racë!”.
Duke lënë pas periudhën shqiptare të emigracionit, pas shembjes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (në vitin 1991), e arkivuar prej kohësh, dhe më pas e zëvendësuar me fenomenin e rikthimit në atdhe të emigrantëve, paragjykimi i ka lënë vendin kuriozitetin. Pra, ia vlen të provohet një udhëtim në Shqipëri.
Tirana, 50 hije, por jo më gri
I ri dhe me iniciativë, si kryebashkiaku i saj interesant Erion Veliaj, kryeqyteti është motori i ndryshimit, që po ndikon edhe mbi pjesën tjetër të vendit. Me mbi 100 kantiere ndërtimi në qendër të qytetit, parqe lojërash të hapura në periferi, zona të reja të gjelbra që i vjedhin hapësirës betonit, rihapjen e Sheshit Skënderbe në formën e një pedonaleje për këmbësorët, transformimin e tregut të vjetër ushqimor “Pazari i Ri”, dhe ish-rrënojave të bunkerëve të Tiranës në një Bunk’Art , një ambient për ekspozita historike të periudhës komuniste dhe ekspozita të artit bashkëkohor, Tirana është një qytet interesant për t’u vizituar dhe (sidomos) për të jetuar.
Blloku, zona dikur tradicionalisht e rezervuar vetëm për elitën komuniste, mes një përzierje dyqanesh, restorantesh, baresh dhe klubesh, është sot lagja më në modë e kryeqytetit. Ditë dhe natë, këtu ashtu si edhe në ballkonin e malit të Dajtit, që është 15 minuta udhëtim me teleferik, të rinjtë mblidhen për të organizuar festa të ndryshme.
Në qoftë se mesin e atyre që duhen parë domosdoshmërisht siç rekomandohen në guidat turistike, shfaqen në radhën e parë xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Qendra Botërore e Bektashinjve, vëllazërisë islame të degës Sufi, e themeluar në shekullin XIII nga Haxhi Bektash Veliu, është ndjenja e punës së vazhdueshme në progres, ajo që i ofron kryeqytetit shqiptar një antidot ndaj ngjyrës shumë “gri”, të lidhur me periudhën e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
Berat, Gjirokastër, Butrint
Për sa mund të merret e mirëqenë, shprehja “ia vlen barra qiranë të udhëtosh drejt Shqipërisë”, di të jetë e dobishme në rast se ju keni vërtet dyshime për zgjedhjen e një destinacioni. Në lidhje me 3 monumentet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, kjo frazë është e duhura. Me lumin Osum që rrjedh ngadalë mes shpateve të maleve, shtëpizat prej guri që ndriçojnë natën, dhe Kishën e Shën Mërisë që sheh nga lart qytetin me mbajtur ikonat e saj të çmueshme (dhe dy hapa larg edhe ato të muzeut Onufri), Berati është quajtur “qyteti i një mijë dritareve”.
Me pak imagjinatë, nëpër rrugicat e ngushta këtu ndihesh sikur ndodhesh brenda një djepi fëmijësh. Ndërkohë ishte shkrimtari i famshëm shqiptar Ismail Kadare, ai që e bëri të pavdekshme bukurinë e qytetit të Gjirokastrës, në sajë të romanit të tij “Kronikë në gur” (1991). Në mesin e kafeneve në natyrë, dyqaneve të suvenireve dhe ndërtesave tipike të epokës osmane, të rrënuara por gati për t’iu restauruar, këtu busulla është kalaja me pamjen bujare që ofron mbi qytetin e vjetër, dhe mbi disa (në fakt shumë!) “mospërputhje” moderne.
Dhe pastaj, për të pasionuarit e arkeologjisë, është i pashmangshmi Butrint. I mirëruajtur, i restauruar dhe i vendosur në një peizazh mes detit dhe bimësisë së dendur që duket sikur do të donte të gllabëronte, vendi më i rëndësishëm historik i Shqipërisë i katapulton vizitorët në një udhëtim pas në kohë, përmes rrënojave të qytetërimit helenistik, romak, bizantin, venecian dhe osman.
Si është deti në Shqipëri?
Rruga gjarpëruese bregdetare që lidh qytetin e Vlorës me atë të Sarandës, është një nga më spektakolaret në Mesdhe. Pasi kaloni 1.027 metrat lartësi në Qafën e Llogarasë, duke u nisur nga Gjiri i Palasës dhe deri poshtë në Kepin e Stillos, e ashtuquajtura “Riviera Shqiptare” është një seri gjiresh dhe vendpushimesh interesante, pak a shumë të destinuara për një turizëm masiv.
Saranda e shkëlqyeshme dhe plazhet e gjata të Vlorës (si në veri, ato të pafundmet dhe të mirëpajisurat e Durrësit) tërheqin kryesisht familjarë, ndërsa kur bie nata krijohet atmosfera për festat argëtuese rinore në plazh. Por është Himara, Porto Palermo dhe Dhërmiu që ruajnë një bukuri më të fshehtë. Duke përshkruar këtë pjesë të bregdetit shqiptar, midis fshatrave të përgjumur të zonës, hotele të vogla familjare si dhe limane të vogla mbeten për t’u eksploruar në liri të plotë (mundësisht me një anije private), në një kohë që hapësirë për t’u ndjerë si “pionierë” të vërtetë.
Ksamili, ishulli i ëndrrave
Nga ana tjetër, ishulli i Korfuzit gjendet vetëm pak milje detare, dhe ata që janë në kërkim të një bregdeti kartolinë (ose siç mund të thuhet më mirë sot për Facebook), duke zbritur pak më poshtë mund të shkoni në Ksamil. Katër ishujt e saj të vegjël, lehtësisht të arritshëm me not apo me varka të vogla me pedale, ju ftojnë të çlodheni në ujërat e kristaltë, ku edhe peshqit duket sikur habiten nga prania e pushuesve. Megjithatë në muajt korrik dhe gusht, këtu si kudo tjetër është rritmi ai që bën dallimin: zgjohuni herët dhe larja vetëm është e garantuar!
Këtu gatuan mamaja (shqiptare)
Mjafton të hapësh një hartë për të hamendësuar se nisur nga vendndodhja mes të Italisë, Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, në Shqipëri kuzhinë është një temë serioze. Por ajo që dihet më pak, është fati që falë rritjes së numrit të të rinjve që kanë studiuar dhe punuar në sektorin e bujqësi dhe hotelerisë në Itali, vendi mburret me jo pak restorante me një cilësi të shkëlqyer gatimi.
Nga pjatat tradicionale, të tilla si byreku, torta tipike e kripur e bërë me një petë të hollë brumi të mbushur me perime, djathë apo mish, tanimë vëmendja është e qëndruar tek cilësia e produktit, sezonale dhe ndoshta me zero distancë. E afërt në hartën gjeografike, por e largët nëpër kohëra, në gojën e të gjithëve, por thuajse e panjohur, e pasur frikë por edhe shumë e dëshiruar, Shqipëria nuk mund të mbarohet me shijen e parë, por di të mbajë gjallë deri në fund kuriozitetin e turistëve.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce