Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Koha e përjashtimeve ka përfunduar”, “Rithemelimi” i përgjigjet Alibeajt

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Koha e përjashtimeve ka përfunduar”, “Rithemelimi” i përgjigjet Alibeajt

Komisioni i Rithemelimit i është kundërpërgjigjur kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit teksa prezantoi platformën e bashkimit tha se zgjedhjet në bazë  janë “përçarëse dhe të njëanshme, ndërsa theksoi se nuk ka përfshirje të të gjithë demokratëve”.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka propozuar një platformë me disa pika në emër të bashkimit të demokratëve. Në platformën që lexoi Alibeaj, kërkohet që të shmanget gjuha e urrejtjes, përçarjes dhe fyerjes mes demokratëve. Alibeaj propozoi që grupi parlamentar të ngrejë një grup pune të përbashkët, për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë.

Marrë shkas nga deklarata e Alibeajt, me anë të një deklarate nga selia blu, deputeti Flamur Noka tha se procesi i zgjedhjeve që ka nisur që pas Kuvendit të 11 Dhjetorit, nuk do të ndërpritet.

Deklarata e Nokës:

Grupi parlamentar është një organ shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë dhe të garantojë të drejtat statutore të çdo organi, por mbi të gjitha është vullneti i anëtarësisë së Partisë që vendos qëndrimin politik të saj. Me këtë rast, theksoj, se askush nuk do mundet më të organizojë procese ku 1958 karrige të lexohen si 5004 delegatë. Askush nuk do mundet më, të zëvendësojë votën e lirë me blinda apo gaz lotsjellës. Askush nuk mundet më të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar të PD.

Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të dhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. PD ka qenë dhe mbetet e hapur për të diskutuar në frymë konstruktive me çdo deputet dhe demokrat për problematikat specifike që mund të kenë konstatuar në zonat e tyre. Për këtë arsye, jemi të gatshëm që me grupe auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore, nëse është zhvilluar konform statutit të PD miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021 dhe udhëzimeve përkatëse.

Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfimuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit, nuk do të ndalojë! Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo kërkojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha- Alibeaj kanë nga përballja me vullnetin e demokratëve.

Bashkimi vjen përmes votës së lirë. Deri më sot ajo ka qenë e vonuara e madhe. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund! Të gjithë ne deputetë apo anëtarë të thjeshtë jemi të detyruar të pranojmë vendimet e kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit që detyroi proces zgjedhor dhe Kuvendin e radhës. Kuvendi është Forumi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike. Askush nuk ka tagër të diskutojë e aq më pak të anulojë vendimet e tij, pasi kështu do të vijonte praktika e shëmtuar ku mendimi I anëtarësisë nuk përfillej.

Të gjithë të bashkohemi në Kuvendin Kombëtar të 30 Prillit. Le të flasim hapur dhe ndershëm, le të paraqesim çdo platformë dhe të votojmë çdo propozim të hedhur. Në fund të respektojmë votën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar.

Tags: Enkelejd AlibeajFlamur NokaPD

TË LIDHURA

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!
Aktualitet

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

17:38 | 23/05/2025
Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

17:08 | 23/05/2025
Heroi shqiptar në Angli, 65-vjeçari shpëton 7- vjeçaren nga mbytja
Aktualitet

Heroi shqiptar në Angli, 65-vjeçari shpëton 7- vjeçaren nga mbytja

17:00 | 23/05/2025
Next Post
Tre astronautë kinezë kthehen në Tokë pas gjashtë muajsh në hapësirë

Tre astronautë kinezë kthehen në Tokë pas gjashtë muajsh në hapësirë

Alibeaj i përgjigjet Berishës, publikon videon që e fundos (VIDEO)

Alibeaj: Deputetët t'i shërbejnë interesit të demokratëve

Pse është e njëanshme platforma e 30 deputetëve

Pse është e njëanshme platforma e 30 deputetëve

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025




TË FUNDIT

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren
Sport

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

by mirseda
17:42 | 23/05/2025
0

Rikthimi në elitë u festa gjatë në Vlorë, por jo vetëm, rikthimi i një klubi legjendë si...

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

17:38 | 23/05/2025
Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

17:25 | 23/05/2025
Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

Tentoi të vriste kushëririn, në bashkëpunim me vëllanë, arrestohet 32-vjeçari

17:08 | 23/05/2025
Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

Jildiz vendimtar te “Zonja e Vjetër”, pa të Juventusi fiket

17:05 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com