Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç ka folur lidhur me ngërçin politik të Kosovës.
Gjatë fjalës së saj, ajo tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve, ndërsa tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se duhet të formojë institucionet sa më parë.
“U bëjmë thirrje gjithë partive politike që të konstituojnë Parlamentin dhe të vijojnë me shpejtësi për formimin e qeverisë së re. BE pret që Kosova të nisë sa më shpejt punën për reformat integruese, që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë dhe ato që sigurojnë liberalizimin e vizave”, tha Koçijançiç.
Kjo e fundit theksoi se reformat e thella dhe forcimi i shtetit të së drejtës janë thelbësore për vazhdimin e rrugës së integrimit europian të Kosovës.