Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Ne shqiptarët i kemi mbushur mendjen vetes se jemi njerëz të besës, e madje këtë e kemi një institucionin të hipotekuar në “arkivin” e pasurive tona kombëtare.

Gjithashtu i kemi mbushur mendjen edhe se nderi për ne është gjeja më e shenjtë. Dhe në këtë pikë ne jemi shumë të qartë, që për nder kuptojmë atë seksual, pra mbrojtjen e nderit të femrës.

Por asnjëherë se kam kuptuar se si është e mundur që burrat që të vrasin për nder, mbushën rrugët e Evropës me vajzat e vendit të tyre, madje edhe në farefis, që i shfrytëzojnë për prostituta?

Si shpjegohet që këta soj burrash bëjnë dasma me krushqi e unaza në vendin e tyre, dhe sapo mbërrijnë në Itali e Holandë, nuset i nxjerrin në rrugë për ti shfrytëzuar si prostituta?

Këto realitete kontradiktore, mu kujtuan ndërsa prej dy ditësh ka shpërthyer kudo histeria e atdhedashurisë, për mbrojtjen e figurës së Skënderbeut, pasi Komuniteti Mysliman vendosi një ekran në sheshin “Skënderbe”, kur do të kryhej falja e Bajramit.

Sa i takon ekranit, unë ndaj mendimin se ajo është çështje këndvështrimi. Nga diku shtatorja nuk shikohej plotësisht, e nga diku shikohej. Është si puna e eklipsit, që në një kontinent shikohet i plotë, diku i pjesshëm e diku nuk shikohet fare. Unë mendoj se këto lloj histerish shpërthejnë sa herë preket diku sedra historike dhe atdhetare.

Por a janë vërtet kaq atdhetarë shqiptarët? A iu dhimbset vërtet historia dhe vendi i tyre kaq shumë sa bërtasin nëpër media e rrjetet sociale? Unë them që jo! Ata që bërtasin për një ekran ne sheshin “Skënderbej”, përse nuk bërtitën kur Kalasë së Mamicës në Petrelë i ndërtuan mu në majë një mejhane që pjek qofte dhe pula?

Këta që bërtasin kaq shumë për historinë, përse nuk shqetësohen për shkatërrimin e trashëgimisë, poshtë e lart, nëpër qytete e male? Këta që e duan kaq shumë Shqipërinë, përse nuk e shprehin dashurinë ndryshe, duke bërë më shumë për ta shpëtuar këtë vend nga shkatërrimi dhe rrënimi që po i bëhet çdo ditë në male, fusha, lumenj e dete?  Ka shumë mënyra për të treguar se sa shumë e doni këtë vend. Më e gabuara është të fusni përçarje fetare.

Tags: “BESA”atdhedashuriseEKRANIhisteriamyslimanetnderi i tutoreveprostitutavesheshi Skenderbej

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

(VIDEO) Roshi dhe Agolli i japin Panuçit fitoren e parë. Shqipëria mposht 2-0 Lihtenshtejnin; Ndjek Italinë dhe Spanjën

Panuçi: Lihtenshtejni na bëri të vuajmë, me Maqedoninë tjetër skemë loje   

NATO: Do zgjerojmë kapacitetet e armëve bërthamore







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet gara e pikëve për drejtorët e policisë në 4 qarqe

by mirseda
10:19 | 06/06/2026
0

Komisioni i Posaçëm në Policinë e Shtetit, i ngritur për të vlerësuar kandidaturat që janë në garë...

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

10:16 | 06/06/2026

Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

09:39 | 06/06/2026

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com