Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

KLP/Vakancat në 5 qarqe. Ja 24 emrat për magjistraturën që hetohen për pasurinë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
KLP emëron Manjola Kajanën si prokurore në SPAK

Shpallen vakancat për prokurorë në pesë qarqe. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur ditën e sotme vakancat për prokurorë në Dibër, Berat, Kavajë, Përmet dhe Gjirokastër. Në mbledhjen e mbajtur sot online, KLP ka vendosur që Pjerin Cukaj të shpallet drejtues i përkohshëm në Pukë. Elidjana Kasa kërkoi zëvendësimin e saj për arsye shëndetësore, duke shpallur pamundësinë e saj për të qenë në krye të detyrës. Gjithashtu, KLP ka pranuar edhe kërkesa të tjera për ndërprerje karriere, si në rastin e z. Erion Çela, me kërkesën e këtij të fundit, pasi ai ka kaluar tashmë në Prokurorinë e Apelit Vlorë nga shkalla e parë ku ishte. Gjithashtu, në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës dhe caktimin me short të Relatorit për 24 kandidatët për t’u pranuar në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2021- 2022.

Njoftimi i plotë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më datë 03.06.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozimin e anëtarit të Këshillit, z. Sandër Beci dhe me miratimin unanim të anëtarëve, iu shtua rendit të ditës edhe shpallja e 5 (pesë) vendeve vakante për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, Gjirokastër, Kavajë, Berat dhe Përmet. Ndërkohë, propozimi për të përfshirë në rendin e ditës shpalljen e vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, u rrëzua me 6 (gjashtë) vota të z. Gent Ibrahimi, z. Tartar Bazaj, z. Kostaq Beluri, z. Bujar Sheshi, znj. Esmeralda Keshi dhe znj. Eloida Goxhi.

Pasi u njoh me raportet e përgatitura nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e  raporteve për analizimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit: z. Sabri Kastrati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, të z. Julian Kristo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, të z. Ilir Turja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe znj. Blerta Hamza, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim, Këshilli vendosi me votë unanime në lidhje me renditjen e kandidatëve në garë për pozicionin e shpallur vakant sipas procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Për këtë pozicion vakant, rezulton vetëm një kandidat, z. Artan Shtrungza.

Si rezultat i kërkesës drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga drejtuesja aktuale e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pukë, znj. Elidjana Kasa për pamundësinë e ushtrimit të detyrës së Drejtueses së Prokurorisë për shkak të gjendjes shëndetësore, Këshilli vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, z. Pierind Çukaj, për një periudhë tre mujore nga data  02.06.2021 – 01.09.2021.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Erion Çela, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Gjatë procedurës së verifikimit, është regjistruar kërkesa e z. Çela, dërguar në rrugë elektronike në adresë të Kryetarit të Këshillit dhe Komisionit të Karrierës, sipas së cilës ai deklaron heqjen dorë nga kandidimi për pozicionin e Drejtuesit në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shkakun se me datë 27.04.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin e tij në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës dhe caktimin me short të Relatorit për 24 kandidatët për t’u pranuar në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2021- 2022 sipas listës në vijim:

Anjeza Topçi – relator znj. Esmeralda Keshi;

Arbër Delilaj – relator z. Kostaq Beluri;

Arisa Shkrepi – relator z. Alfred Balla;

Arjeta Plaku – relator znj. Esmeralda Keshi;

Artur Prenga – relator z. Kostaq Beluri;

Aulona Haxhiraj – relator z. Kostaq Beluri;

Briselda Zhuzhi – relator znj. Esmeralda Keshi;

Brisida Leka – relator z. Alfred Balla;

Elsa Gjeli – relator  z. Kostaq Beluri;

Ema Lazaj – relator z. Kostaq Beluri;

Enea Babameto – relator z. Kostaq Beluri;

 Enkelejda Mecka – relator znj. Esmeralda Keshi;

 Greta Dreni – relator z. Alfred Balla;

 Hava Memko – relator z. Alfred Balla;

 Ines Dani – relator znj. Esmeralda Keshi;

 Klerta Gjika – relator z. Kostaq Beluri;

 Kristi Jorgji – relator z. Alfred Balla;

 Mirjon Brahimllari – relator z. Alfred Balla;

 Olta Hadushaj – relator znj. Esmeralda Keshi;

 Ornela Ferhati – relator z. Alfred Balla;

 Rajmonda Xhelollari – relator z. Alfred Balla;

 Sonila Qerolla – relator znj. Esmeralda Keshi;

 Valbona Verzeroli – relator z. Kostaq Beluri;

 Vilma Hasneziri – relator znj. Esmeralda Kesh

Tags: emratKëshilli i Lartë i ProkurorisëKLPvakancat

TË LIDHURA

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë
Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

17:07 | 27/11/2025
SPAK reagon për operacionin antidrogë në Itali: U sekuestrua 1.3 ton kokainë
Aktualitet

SPAK reagon për operacionin antidrogë në Itali: U sekuestrua 1.3 ton kokainë

16:43 | 27/11/2025
Next Post
Lukashenko: Gazetari Protasevic rrezikon dënimin me vdekje

Lukashenko: Gazetari Protasevic rrezikon dënimin me vdekje

Presidenti Biden paralajmëron takim me homologun rus Putin

Shtëpia e Bardhë: Sulmet kibernetike, temë diskutimesh në takimin Biden-Putin

Stanisllav Petrov: Njeriu që parandaloi Luftën e Tretë Botërore

Stanisllav Petrov: Njeriu që parandaloi Luftën e Tretë Botërore







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com