Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Klaus Iohannis fiton zgjedhjet në Rumani: Mësova nga gabimet e mandatit të parë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Klaus Iohannis fiton zgjedhjet në Rumani: Mësova nga gabimet e mandatit të parë

Atmosferë e zymtë në selinë e partisë socialdemokrate, PSD, ku kandidatja Viorica Dancila humbi. Të trishtuar shoqet e shokët e partisë shikojnë nga kamerat, sikur të kishin kuptuar, se këto zgjedhje, të humbura kaq keq ishin lopata e fundit për varrin politik, që është hapur për partinë postkomuniste.

Ndonjë kritik mund të mendojë, pushofsh në paqe.

Ata e donin kështu, ata e bënë partinë si pronë të vetën, e keqdrejtuan deri në frymën e fundit. Kjo dëgjohet këtë të diel nga ndonjë zë socialdemokrat. Humbi Viorica Dancila, e preferuara e kreut të dënuar të partisë, Liviu Dragnea dhe administratorja e tij.

Ajo e mori si kryeministre edhe drejtimin e partisë, kur mentori i saj, Dragnea duhej të shkonte në burg për shpërdorim detyre. Qeverisë së Dancilas iu desh të dorëhiqej para disa javësh, pasi ish-bashkudhëtarë politikë të saj i kanë kthyer kurrizin dhe ia dhënë mbështetjen partisë liberal-konservatore, PNL.

Kandidatura e Dancilas për zgjedhjet presidenciale, duhej t’i jepte PSD-së një hov të ri, menduan strategët partiakë. por llogaria nuk doli.

Viorica Dancila dështoi. Jo vetëm nepotizmi dhe korrupsioni, edhe përpjekja për çmontimin e shtetit ligjor sollën implodimin e PSD-së.

E këtë rënie të lirë të partisë nuk e ndalën dot as propaganda nacional-populiste, dhe baltosja e presidentit të detyrë, Klaus Iohannis.

Sidomos shtresa e mesme, rumunë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit nuk u stepën -ata panë tek Klaus Iohannis në këtë raund të dytë zgjedhor, kandidatin e tyre për një Rumani normale europiane.

Megjithë gabimet, që ai bëri në mandatin e parë, nën presionin e PSD-së e institucioneve të kontrolluara prej saj.

Klaus Iohannis tani duhet të japë rezultate

Iohannis tregoi, se ka mësuar nga gabimet e mandatit të parë. Ish-mësuesi i dikurshëm i fizikës dhe kryebashkiaku i qytetit Sibiu të Siebenbürgenit, zbuloi në kohën e duhur votuesit e tij.

Ai ndoqi një rrugë pragmatike dhe me durim, përzierja e duhur, për të mbajtur larg kundërshtarët e tij në PSD.

Shumica e rumunëve dëshiron një vend normal me politikanë normalë, rezultati i këtyre zgjedhjeve është një provë për këtë.

Njerëzit në Rumani duan një shtet ligjor europian, një drejtësi të pavarur, dhe njerëz pa njolla korrupsioni në politikën e vendit të tyre.

Klaus Iohannis në një fushatë zgjedhore të mërzitshme premtoi rikthimin në normalitet. Tani ai duhet të japë rezultate.

Qëndrimi i tij hezitues nganjëherë i lidhur me një qeveri armiqësore kundrejt tij ka lënë gjurmë.

Së bashku me qeverinë liberal-konservatore, PNL, partinë që e mbështet atë politikisht, Klaus Iohannis duhet të kthejë mbrapsht hapat që ndërmori PSD-ja për dobësimin e strukturave demokratike.

Këtë nuk e presin vetëm rumunët brenda vendit, por edhe më shumë se 4 milionë rumunë, që janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës.

Nëse Iohannis do ta ndalë largimin e pandalur të trurit nga vendi, e të kthejë në vend njerëzit që e zgjodhën me shumicë absolute, duhet që fjalët t’i bëjë tani vepra. Vetëm një fillim i ri autentik me përfshirjen e forcave pro-europiane mund ta kalojë Rumaninë në ujëra të qeta.

Koha për këtë nuk ka qenë kurrë më e mirë. /DW

Tags: gabimemandatrumanizgjedhje

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
KÇK/ Rama: Motoja e tyre është “kap ça të kapësh”

KÇK/ Rama: Motoja e tyre është “kap ça të kapësh”

Të rinjtë, e vetmja shpresë

Të rinjtë, e vetmja shpresë

KLP emëron 8 prokurorët e parë që do të hetojnë ‘peshqit e mëdhenj’

KLP emëron 8 prokurorët e parë që do të hetojnë ‘peshqit e mëdhenj’







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com