Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Kjo injorancë nuk falet”, Blendi Gonxhja i shqetësuar: Duam qetësi e jo dhunë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kjo injorancë nuk falet”, Blendi Gonxhja i shqetësuar: Duam qetësi e jo dhunë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, duke sjellë në fokus rastin e tij konkret të pushimeve aspak të mira në Shqipëri, trumbeton me të madhe për masa drastike pas tragjedisë në Himarë. Ai e vë theksin tek edukata qytetare dhe rregullat për bashkëjetesë civile.

Me anë të një shkrimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Gonxhja thotë se botën e qytetëruar e mbajnë në këmbë rregullat dhe masat, kushtet funksionale dhe disiplina. I ndjerë vetë i besdisur nga zhurmat nga diskot e motorët e ujit që qëndrojnë në breg të detit, Blendi Gonxhja shprehet se ajo çfarë duan qytetarët është qetësia, rehatia e jo dhuna.

Postimi

MBRËMË NUK KISHTE GJUMË…

Jo më larg se fundjavën e shkuar, në Sarandë, ora 09 kur pret të shijosh jodin, të paktën ajrin e pastër nga buzëdeti, një erë e keqe, që më pas u përforcua në erë karburanti (benzinë), kutërboi tërë vendin. Çunat e motorrave të ujit të hotelit ngjitur, vendosur në një plate betoni që zapton hapësirë të detit (mesiguri ndërtuar pa leje), me bidona të shpifur ngjyrë tulle po furnizonin për shtatë pale qejfe serbatorët e mëdhenj të mjeteve që do na zhurmonin tërë ditën e perëndisë. As që u kishte shkuar ndër mend shqetësimi për fqinjët, por pasi protestova me edukatë, kërkuan ndjesë dhe premtuan orar më të sofistikuar furnizimi. Kjo beton-hunda artificiale që të zë frymën, pamjen dhe që është burim zhurme (kur ndizet muzika shurdhuese) ka motorra uji edhe nga krahu tjetër, bashkë me skafe, një si mol plastike që noton dhe një mish-mash komardaresh. Aty pllaquriten pushuesit, aty hidhen në det, po aty nisen skafet e motorrat e tjerë, një lëmsh që të lodh e të streson veç ta shikosh. E tëra nën vvvvvvzzzzzzz ssssssss bauuuu bauuuu bauuuu të manovrave ujore të gladiatorëve shkumëzues (me zinxhir floriri e çante firmato nën sqetull, një prerje e shëmtuar). Në Kroaci mbaj mend, në Cavtat, kishte motorra uji por ata niseshin jo mes pushuesve dhe u ndalohej t’i jepnin gaz deri në një largësi, si kur niseshin e si kur ktheheshin! Këtu te ne xhiron ujin sapo ka shaluar samarin, duke të qerasur me koktejl ndotës akustik e gazrash. Në një rrip vend futen edhe skafe taksi që vijnë me porosi, ndërsa as 30 m më larg është si autostradë deti, ku kalojnë me shpejtësi korridoret e skafeve (mbi kapacitet dhe pa jeleqe shpëtimi), brenda 8-shave të motorrave të ujit. Kur ka rënë nata nis rituali i ca si anijeve kitsch, me ca zbukurime mediokre, verbuese e me volume shqetësuese muzike, si disko uji, sa më bosh aq më lart fonia! Edhe këto qasen sa më afër si për të të thënë: s’ke shpëtim! Dhe fiks pasi ti thua: -mbaroi?, aty nis DJ i beachbar-it djathtas, që sapo ka shtuar një platformë hekuri mbi shkëmbinjtë dhe mbi detin, që ti të ndjehesh si në karfosjen e një gaforreje gjigande me nofulla pneumatike, momenti kur ti thua varja, s’do bësh edukatorin në çmendinë dhe i DORËZOHESH fabrikës së stresit! Por tortura vijon, nisin boritë lart! Klientët e disko-klubit duan të hyjnë me gjithë makina në pool-bar, me të dashurat që janë mjete e jo njerëz, dhe zënë rrugë kalimi e shtyhen me rojet që luftojnë! Kafshëri. Fluturojnë çelësa, stivosen prona të lëvizshme, të bjerë një zjarr digjesh i gjallë se nuk fut dot as tub uji ler më të hyjë zjarrfikësja, tmerr! Shkoj kërkoj pronarin, i flas, më premton se do të përpiqet të lirojë hyrje-daljen e klientëve të hotelit ku ndodhesha. Tre netë, tre ballafaqime, i treti me bashkinë mbi mbeturinat trotuareve, të djelën paradite. Në fund ajo që të stërmundon është fakti se janë një shumicë e jona që sillen keq, që s’pyesin fare për tjetrin, për pasojat e tyre tek të tjerët, që as i njohin por edhe as që i duan rregullat me sa duket as për veten e tyre, që shijojnë këtë kaos ku ata janë shkaktarë aktiv ndërsa pjesa tjetër pranojnë në heshtje!

Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë se kaq për veten dhe vendin tonë! Ne duhet të kulturohemi, të kuptojmë se çdo njëri nga ne ka një rol që ndikon! Ne duhet të reagojmë, te hapësira ku ndodhemi, te përgjegjësi aty, te polici i zonës, te bashkia, tek Bashkëqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti që abuzon, të denoncojmë çdo rast që na shkel, pa frikë, edhe pse jemi me pushime, të mos biem në pozitat e -hesht se do gjesh belanë, sepse heshtja përkeqëson situatën!

Diskot ose në ambiente të mbyllura e me izolim akustik ose larg zonave të banuara e hoteleve! Se na çmendën!

Mjetet e ujit jo më afër se 300 metra nga plazhi, aksesi tek to në marina, mole apo stacione sipas standardeve! Se na vranë!

Duam QETËSI, REHATI, jo DHUNË!

Paqja, rregulli, komoditeti nuk vijnë pa “LUFTË”, nuk arrihen pa BETEJËN tonë të artikuluar, të bashkuar, me çdo formë civile e ligjore kundërshtimi të mundshme, por së pari me shembullin tonë vetjak! SHTETI nuk ja del dot i vetëm ndaj një shumice abuzive, nëse ne nuk kundërpeshojmë që shumicë të bëhet pjesa e kulturuar, që sjellja negative të izolohet, të shënjestrohet, kudo ku shfaqet! SHTETI nuk është abstrakt, ai reflekton mendësinë kolektive dhe është shumator i prirjeve tona! Shteti në fund jemi tërë ne! Sa miq kemi në shtet që shkelin rregullat? Sa njohim në shkallë, lagje, punë private që përqeshin rregullat? Sa më shejtanë aq më të gjerë e kanë rrethin! E pra boll bëjmë sikur SHTETI BIE NGA QIELLI! Cilësia e tij lidhet me ne! Çtë mbjellim do të korrim…

NGUSHËLLIME familjes së vajzës që humbi jetën nga helikat e një skafi që nuk është ndërtuar dhe krijuar për drifte në plazh! NDJESË nga e tërë shoqëria ëngjëllit që e masakroi PAKUJDESIA dhe PAPËRGJEGJSHMËRIA në sytë e prindërve dhe të pushuesve, paçka se NUK FALET kjo injorancë e egërsi! Duhen masa drastike që jeta të mos pritet si sot nga një tekë. Duhet DREJTËSI! Tani!

Duhet investuar në EDUKATË QYTETARE dhe RREGULLA BASHKËJETESE CIVILE! Tani!

Një botë të tërë të qytetëruar e mbajnë në këmbë RREGULLAT dhe MASAT, KUSHTET FUNKSIONALE dhe DISIPLINA, ndërsa ne kujtojmë se do ia hedhim? Po pse budallenj janë ata dhe ne dolëm të zgjuarit? A ka CILËSI JETE pa RREGULLA? Duhet reflektim URGJENT! Tani!

Jemi bekuar nga ky atdhe i mrekullueshëm por ne po sillemi keq me njëri-tjetrin! MJAFT MË!

#LiriaJoteFundonAtyKuNisETjetrit

#Stophipokrizisë #NiseNgaVetja

 

Tags: Blendi GonxhjadrejtesiHimarepushuesit

TË LIDHURA

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve
Politikë

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

14:58 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve
Aktualitet

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha
Aktualitet

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

13:52 | 03/11/2025
Next Post
Gomonet që vr*sin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vr*në Shqipërinë!

Gomonet që vr*sin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vr*në Shqipërinë!

“S’ke çfarë sqaron, tani më dëgjoni mua”, Rama i kthehet Gjicit dhe Ndreut pasi kërkuan investime (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Himarë/Rama: Drejtësia t'i japë ndëshkimin më ekstrem autorit

Nancy Pelosi: Shtetet e Bashkuara s’do ta “braktisin” Tajvanin

Nancy Pelosi: Shtetet e Bashkuara s'do ta "braktisin" Tajvanin







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve
Politikë

Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

by mirseda
14:58 | 03/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Universiteti Bujqësor i Tiranës është kthyer në pararojë të transformimit dhe...

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

Mban në bord 12 drone “Poseidon”, Putin nxjerr në det nëndetësen bërthamore

14:52 | 03/11/2025
Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

Shkelja e barazisë në tendera, nga Balluku ,Ervis Berberi, zbulohen emrat e të gjithë të pandehurve

14:33 | 03/11/2025
Zbardhet drafti iRaportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Zbardhet drafti iRaportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

14:28 | 03/11/2025
Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur

Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur

14:09 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com