Jo të gjithë e kanë fatin për të patur flokë të gjatë, e të shëndetshëm. Gjithsesi asnjëherë nuk duhet të dorëzoheni, por duhet të kujdeseni edhe falë maskave. Me kalimin e viteve, edhe floku humbet shkëlqimin e nevojshëm.
Një studim i ri ka zbuluar se mosha nuk është i vetmi faktor për humbjen e flokëve. Vjeshta është stina më e njohur, në të cilën vëmë re një rënie të madhe të flokëve.
Një hipotezë është që flokët të cilët na shërbejnë për të mbrojtur kokën nga dielli dhe rrezet e nxehta, me freskimin e kohës nuk janë më aq të nevojshme dhe fillojnë bien. Pra nevoja biologjike për këtë kokë me shumë flokë zvogëlohet, që do të thotë humbje e flokëve rritet. Kjo është mënyra të cilën trupi jonë përdor për t’ju përshtatur kohës.