Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina dhe Rusia, një hap para SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni
Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës

Nga Aya-Nay Haddad “Center for European Policy Analysis”

Pavarësisht nga përfshirja historike sporadike në Ballkanin Perëndimor, SHBA-ja sinjalizoi një ndryshim të përparësive kur ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo vizitoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të vitit të kaluar.

Por a është ky interes i ripërtërirë në rajon një bekim apo një zhgënjim i ri në horizont? Skeptikët nxitojnë të tregojnë dështimet e politikës së jashtme amerikane diku tjetër, për shembull në vende si Afganistani, ku Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një tërheqje përfundimtare më 11 shtator të këtij viti.

Ata ngrenë pikëpyetjen nëse administratat amerikane kanë një vendosmëri afatgjatë

për të qëndruar të angazhuara seriozisht në një rajon që përfshin Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën.

Nga këndvështrimi perëndimor, panorama aktuale në rajon nuk është e bukur. Mungesa e përfshirjes së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian gjatë dekadave të fundit ka krijuar një hapësirë të madhe veprimi për Rusinë dhe Kinën.

Moska ka krijuar një ndikim të fuqishëm në vende si Serbia dhe Mali i Zi përmes përdorimit të fuqisë së butë por edhe të fortë (siç është rasti i përfshirjes së saj të pretenduar, në komplotin për një grusht shteti në Malin e Zi  në vitin2016).

Gjatë vizitës së tij, Sekretari Pompeo i paralajmëroi në mënyrë specifike udhëheqësit lokalë mbi rreziqet e mëdha që vijnë nga ndikimi rus dhe ai kinez. Gjithashtu,ai e bëri të qartë se SHBA-ja dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor,duhej të shqetësoheshin seriozisht në lidhje me investimet ekonomike dhe sigurinë kibernetike.

Por ngjarjet e fundit, sidomos ato të lidhura me pandeminë e Covid-19, kanë treguar se fuqitë perëndimore nuk mund të bëjnë as gjërat më themelore në rajon, duke e dëmtuar kësisoj besueshmërinë e SHBA-së dhe BE-së në këto vende.

Dhe kjo gjë ilustrohet më së miri nga negociatat Serbi-Kosovë, ku administrata e Donald Trump inkurajoi një mundësi alternative ndaj dialogut të sponsorizuar deri tani nga Bashkimi Evropian, gjë që i bëri që të dyja të shiheshin si partnere jo të besueshme.

Ndërkohë, vendimi i marsit 2020 nga ana e Komisionit Evropian për të bllokuar eksportin e produkteve kryesore që i duhen një vendi në një pandemi, sikurse janë pajisjet mbrojtëse personale (PPE), e pengoi në thelb ndihmën mjekësore për rajonin, përfshirë vendet kandidate për në BE si Serbia.

Mungesa e mbështetjes thelbësore të BE-së dhe SHBA-së, i dha Rusisë dhe Kinës mundësinë për të arritur një fitore të lehtë në garën për ndikim, duke e rritur ndjeshëm fuqinë dhe popullaritetin e tyre.

Muajin e kaluar, Kina siguroi ndihmën kryesore mjekësore për Serbinë në luftën e saj kundër Covid-19, duke përfshirë instrumentet mjekësore, pajisjet e mbikëqyrjes, dhe ekspertët mjekësorë kinezë. Paketa e ndihmës prej 9 milion dollarëshe BE-së për Serbinë ishte e vonuar.

Beogradi e vlerësoi Pekinin dhe rolin e tij pro-aktiv në këtë krizë, duke e cilësuar atë publikisht si shpëtimtarin e vendit ballkanik. Shfaqja e rajonit si një zonë e konkurrencës mes fuqive të mëdha, e ka risjellë sërish Ballkanin Perëndimor në skenën botërore.

Ndërsa Kina po zhvillon Nismën e saj të Brezit dhe Rrugëve, me një element të rëndësishëm Ballkanik, edhe Rusia po bëhet një lojtare kryesore kibernetike, përmes ndikimit të saj përçarës në informacionin global dhe sulmet pirate kundër qeverive perëndimore dhe rrjeteve të korporatave të mëdha.

Gjithashtu, ajo është shumë e angazhuar në ndërtimin e gazsjellësve të rinj. Ky ndikim i shtuar paraqet rreziqe për rajonin, dhe është një shqetësim i madh për qeverinë amerikane. Në mars të këtij viti, presidenti i ri amerikan Xho Bajden rikonfirmoi qasjen e tij për të punuar ngushtësisht me BE-në në Ballkan.

Nxitja e mbështetjes dhe forcimi i lidhjeve mes SHBA-së dhe BE-së, mund të shihen tani zyrtarisht si një përparësi strategjike. Administrata Bajden ka për të luajtur një rol pozitiv, duke inkurajuar përpjekjet për ta ndihmuar rajonin të zhvillojë një pavarësi më të madhe nga ndikimi rus dhe ai kinez.

Këtë nuk mund ta garantojë vetëm ndihma financiare. Pasi ajo i kanalizon paratë në vendin e gabuar, duke dështuar kësisoj që të promovojë stabilitetin politik apo të ndryshojë një kulturë politike kombëtare.

Kufizimi i ndikimit rus dhe kinez, do të sillte idealisht një nivel më të madh stabiliteti, dhe do të rikthente në mënyrë të vendosur Ballkanin Perëndimor në sferën perëndimore të ndikimit. Por për ta bërë këtë një politikë të qëndrueshme, përfshirja e SHBA-së në rajon

do të kërkojë bashkëpunim dhe partneritet me BE-në dhe vendet e rajonit, përmes integrimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik.

Nxitja e lidhjeve ekonomike përmes marrëveshjeve tregtare, dhe krijimi i bazave në mënyrë që të këto shtete të investojnë kompanitë amerikane mund ta forcojnë këtë lidhje, të sigurojë vende të reja pune, dhe ta zhvendosin ekuilibrin e fuqisë.

Kjo qasje ka 2 përfitime, pasi do të sillte jo vetëm ndihmë për shtetet e lëna pas dore. Por  do të rikthente në një masë të konsiderueshme besueshmërinë e SHBA-së si superfuqia e shquar globale. Ka shumë fusha që kërkojnë përfshirjen e SHBA në Ballkanin Perëndimor – nga mbështetja e bashkëpunimit politik deri tek inkurajimi i integrimit ekonomik.

Ky integrim ekonomik dhe bashkë-varësi në të gjithë rajonin, duhet gjithashtu të zvogëlojë mundësinë e një konfliktit rajonal, pasi secili shtet do të mbështetet tek fqinji i tij për t’u rritur shpejt ekonomikisht, me synimin përfundimtar anëtarësimin në BE. Ky objektiv mund t’i hapë derën vendeve të tjera që të bëhen pjesë e NATO-s, duke e forcuar kështu ndjeshëm Aleancën në atë pjesë të botës.

burimi: https://cepa.org/the-western-balkans-china-and-russia-steal-a-march

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: kinarusiaSHBA

TË LIDHURA

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
Next Post
Kanali i Stambollit, projekti gjigant i Erdoganit që po irriton rusët

Kanali i Stambollit, projekti gjigant i Erdoganit që po irriton rusët

“Misioni” i Bashës, thirrja e arsyes

Praktikat e propagandës totalitare në fushatën e Ramës

Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Mos nxito të linçosh patronazhistët







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com