Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kanali i Stambollit, projekti gjigant i Erdoganit që po irriton rusët

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Kanali i Stambollit, projekti gjigant i Erdoganit që po irriton rusët

Nga Francesco De Palo“Formiche.net”

 

Shtatë vjet punë për një kosto që mund të arrijë në 14 miliardë dollarë. Në lidhje me punimet e Kanalit të Stambollit, që sipas qeverisë turke do të garantojë fitime të mëdha në formën e të ardhurave nga taksa mbi kalimin dhe një trafik të zvogëluar në Ngushticën e Bosforit, nuk ka vetëm rezerva të natyrës financiare.

Tani plani i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, shihet nga disa vende si një kërcënim gjeopolitik, që vë në pikëpyetje zbatimin nga Turqia të traktatit ndërkombëtar që rregullon lundrimin në Bosfor dhe Ngushticën e Dardaneleve.

A mund të garantojë Erdogan se ky kanal nuk ka asnjë lidhje me Konventën e Montrosë së vitit 1936, e cila do të vazhdojë të zbatohet? Konventa në fjalë garanton kalimin e lirë të anijeve civile përmes Bosforit dhe Ngushticës së Dardaneleve në kohë paqeje dhe lufte, dhe disiplinon gjithashtu mënyrën e kalimit e anijeve ushtarake nga shtetet që nuk lagen nga ujërat e Detit të Zi.

Pra, kanali i ri do t’i lejojë anijet të kalojnë tranzit midis Mesdheut dhe Detit të Zi pa kaluar nëpër një pjesë të ngushticave të mbuluara nga traktati në fjalë. Në këtë pikë, 100 admiralë turq në pension ndërhynë me një letër të hapur drejtuar presidentit, në të cilën ata e cilësojnë si “shqetësuese”hapjen e një debati mbi Traktatin e Montrosë, duke e quajtur atë një marrëveshje që “mbron më së miri interesat turke”.

“Ne mendojmë se duhet të përmbahemi nga çdo lloj retorike apo veprimi, që mund ta bëjë

një çështje të diskutueshme Konventën e Montrosë”- shkruanin ndër të tjera ata. Në kundërpërgjigje, qeveria e kritikoi qasjen e tyre teksa gjyqësori hapi një hetim:10 prej tyre u  arrestuan dhe u akuzuan për “përdorimin e forcës dhe dhunës për të rrëzuar rendin kushtetues”.

Ndërtimi i dy kanaleve të Stambollit, që do të jetë nën kontrollin dhe pronësinë e plotë të Turqisë, do t’u japë turqve mundësinë të lejojnë kalimin në Detin e Zi të çdo anijeje luftarake që ata dëshirojnë, në shkelje të Traktatit të Montrosë, thonë disa analistë.

Dhe pikërisht këtu janë dyshimet më të mëdha. Në deklaratat e tij për mediat, Erdogan ka siguruar se të 2 kanalet e reja nuk do të lidhen me traktatin e Montrosë. Edhe pse teknikisht kanalet nuk preken nga konventa, ato gjithsesi mund ta kërcënojë këtë të fundit, duke çelur  perspektivën e një militarizimi më të madh në Detin e Zi.

Më konkretisht, me këtë lëvizje Erdogan mund t’i prezantohej botës me një rëndësi edhe më vendimtare në atë zonë. Dhe është e arsyeshme të imagjinohet se ai do ta pretendonte menjëherë atë pushtet, duke kërkuar për shembull një dorë më të lirë në përmbushjen e qëllimeve të tij në Mesdheun Lindor, në Siri dhe Libi.

Në këtë pikë, presidenti turk kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pasur gjysmën e Egjeut, dhe jo për një shfrytëzim të përbashkët të burimeve. Midis viteve 2008 dhe 2018, numri i anijeve që kalonin çdo vit në Bosfor ra nga 54.400 në 41.100.

Por cili do të jetë synimi real i kanalit? Nga ky projekt do të prekej jo vetëm sektori i mbrojtjes por edhe transporti detar global, që siç e tregoi edhe incidenti i Kanalit të Suezit, është shumë më i brishtë nga sa mendohej.

Siç dihet, Kina përdor shumë rrugët ujore të Turqisë, dhe synon të jetë e pranishme si një lojtare kryesore në kanalin e ri që do të ndërrohet paralel me Bosforin. Kanali do ketë pasoja gjeopolitike të rëndësishme edhe për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara në Detin e Zi.

Kështu,pas operacionit ushtarak në ndihmë të Ukrainës, përfshirë furnizimin me dronë, lëvizje kjo që provokoi reagime të ashpra nga ana e Moskës, Erdogan po ndërmerr sërish një lëvizje efektive për t`i hapur dyert Pekinit.

Për më tepër, thuhet se punimet në kanalin e Stambollit mund të shoqërohen gjithashtu me miratimin e një ligj të ri, që do të parandalojë kalimin e anijeve me ngarkesa të rrezikshme (siç janë për shembull hidrokarburet).

Nëse do të jetë vërtet kështu, Erdogan mund ta përdorë këtë si një mjet të jashtëzakonshëm shantazhues, që do ndikojë si tek çisternat e naftës po ashtu edhe tek transportuesit e gazit, duke u shndërruar në një arbitër të sektori energjitik, që dihet se është strategjik për Mesdheun.

Në javët në vijim, do të shohim se cilat mund të jenë reagimet e subjekteve të tjera të përfshira direkt apo indirekt në këtë çështje. Ndërkohë, mbi marrëdhëniet e reja të pretenduara midis Ankarasë dhe Tel Avivit, mesazhi i Izraelit ndaj Turqisë është i qartë: samiti i fundit midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Greqisë dhe Qipros po forcon akoma më tepër aleancën midis këtyre vendeve.

Kjo është e ngjashme me marrëveshjet Abrahamike, ku kërcënimi që paraqiste Irani ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit, shihej gjerësisht si bërthama për këto marrëdhënie të reja. Për shembull, Emiratet e Bashkuara Arabe, nënvizuan shqetësimin e tyre për lëvizjen e Turqisë, siç u përmend edhe në samitin e mbajtur në Qipro nga Anuar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikut Khalifa bin Zayed.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia, kanë qenë prej kohësh rivale në zonën makro, siç dëshmohet nga fakti që ato janë rreshtuar në anë të kundërta në të gjitha konfliktet e fundit mesdhetare, nga Libia në Siri.

burimi:https://formiche.net/2021/04/bosforo-delle-mie-trame-il-nuovo-canale-turco-che-irrita-i-russi

Përshtatur për Tirana Today

Tags: bosforierdoganTurqia

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
Next Post
“Misioni” i Bashës, thirrja e arsyes

Praktikat e propagandës totalitare në fushatën e Ramës

Një databazë që hedh në erë çdo standard të mundshëm zgjedhor

Mos nxito të linçosh patronazhistët

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Lajmi i fundit/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com