Lajmi i fundit/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan (Emri)

Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. Nga të dhënat e para, “BalkanWeb” mëson se është ekzekutuar me armë zjarri një emër i njohur në qytetin e Elbasanit.

I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani.

Pjerin Xhuvani ka qenë protagonist dhe në “përplasjet e Ditës së Verës” në 14 mars teksa mbështetës së PS u përleshën me mbështetësit e PD dhe Xhuvani u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.