Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kili si mësim dhe kumari me jetën e shqiptarëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Përse nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve? Eksperti Dasho shpërthen ndaj vendimit për maskat

Nëse qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë veshë të dëgjojnë ekspertët që prej muajsh paralajmërojnë padobishmërinë e vaksinës kineze, të paktën të kenë sy e të shohin ç’po ndodh në botë.

Kili është një shembull që e kam dhënë personalisht më shumë se një herë. I konsideruar modeli i “suksesit” në Amerikën Latine, Kili ka vaksinuar mbi 75% të popullatës me një dozë vaksine dhe afërsisht 60% me dy doza.

Rezultati?! Me fillimin e stinës së dimrit (Kili ndodhet në hemisferën jugore), vendi ka hyrë në lockdown sepse shtretërit e kujdesit intensiv janë pothuajse plot.

Arsyeja?! Kili ka vaksinuar aq sa duhet për të arritur imunitetin e grupit, por këtë e ka bërë me vaksinën CoronaVac. 93% e personave të vaksinuar në Kili kanë marrë CoronaVac dhe vetëm 7% Pfizer.

Çfarë duhet të mësojë qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri?

Vera ikën shpejt dhe Shqipëria do të përballet me sezonin e virozave duke nisur nga tetor-nëntori, pra pas 4-5 muajsh. Ekzistojnë dy skenarë:

Skenari më i mirë i mundshëm: duke qenë se imuniteti në Shqipëri është natyral dhe jo i lidhur me vaksinën, ekziston mundësia (ende e paprovuar shkencërisht, por shumë e shpresuar, përfshi edhe nga unë personalisht) se popullata shqiptare do ta kalojë e pashqetësuar sezonin e virozave 2021-22.

Problemi më i madh është se ky skenar që shpresojmë dhe urojmë të gjithë të ndodhë, nuk është akoma i sigurt. Ka shumë shkencëtarë dhe institucione prestigjioze që bëjnë thirrje për kujdes sepse edhe imuniteti natyror mund të bjerë një vit pas kalimit të infeksionit dhe kjo çon tek skenari i dytë.

Skenari më i keq i mundshëm: do të ishte situata ku imuniteti natyral dobësohet ose humbet, ndërkohë që imuniteti i krijuar nga CoronaVac po shihet në Kili se çfarë “efekti”, ose më saktë mungese efekti ka. Ky skenar do të shoqërohej me pasoja karastrofike, nëse materializohet, pasi nënkupton një valë të re të pandemisë.

Në këtë moment, është e pamundur të përllogariten gjasat dhe të parashikohet me saktësi se drejt cilit skenar mund të shkojë Shqipëria në vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm.

Urojmë të parin dhe shpresojmë të shmangim të dytin. Sidoqoftë, pasiguria mbetet!

Fatmirësisht, ka një përafrim që e shmang këtë pasiguri dhe garanton një vjeshtë dhe dimër të lirë nga pandemia. Ky është vaksinimi me vaksina të sigurta dhe të efektshme (Pfizer, Moderna ose edhe Astra Zeneca).

Qeveria shqiptare dhe ministria e shëndetësisë mund dhe duhet të garantojnë që çdo shqiptar të ketë të sigurt një dozë vaksinë të besueshme brenda nëntorit 2021! Kjo është e vetmja mënyrë për të patur një dimër të sigurt në raport me COVID dhe për të mos i bazuar pritshmëritë vetëm tek shpresa.

E kundërta do të ishte kumar me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve! Një kumar që gjatë sezonit të virozave 2020-21, u pagua me 15 mijë humbje jete…/syri.net

Tags: covidErion Dashoopinion

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Next Post
Ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve në tregje

Ministria e Bujqësisë ndalon shitjen e shpendëve në tregje

Me emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë

Me emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 53-vjeçari turk në Qafë-Thanë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com