Mbrëmjen e së premtes, Policia Rrugore e Tiranës ka mbikëqyrur me radar rrugën interurbane Durrës-Tiranë. Policia ka ndaluar një të ri nga Shkodra, që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Durrës-Tiranë, duke e ndëshkuar. Po kështu policia jep mesazh ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk duhet të abuzojnë. Në këtë formë, të gjithë do të kontribuojnë për sigurinë e jetës në rrugë.