Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kërkoi opinion nga Komisioni i Venecias për 30 ‘qershorin’, reagon Kushtetuesja

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
‘Përfundon’ koha, Kushtetuesja merr në dorë dosjen për Metën

Gjykata Kushtetuese, ka reaguar pas vendimit të saj për të pezulluar gjykimin për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, dhe për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.

Përmes një njoftimi për shtyp, Kushtetuesja është shrpehur se objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet ky opinion, janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecias.

Më tutje, thuhet se Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, teksa bëhet me dije se çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit, është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga Kushtetuesja.

Çështja më e nxehtë politike e dy viteve të fundit, që vuri në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, arriti që të merrej në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese më 23 qershor.

Por, pas dhjetë orësh debat, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i drejtohet “Venecias”, duke amortizuar kështu të gjitha përplasjet politike të ndodhura “në derën” e saj.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka ndjekur diskutimet që ka ngjallur vendimmarrja e saj e datës 23.06.2021 për të kërkuar amicus curia nga Komisioni i Venecies për shqyrtimin e çështjes mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019.

Gjykata Kushtetuese, duke shprehur shqetësimin e saj rreth keqinterpretimeve dhe keqinformimit në lidhje me këtë vendimmarrje, ndjen për detyrë institucionale të informojë sa më poshtë vijon.

Ky vendim është i ndërmjetëm dhe mbështetet në nenin 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i shtuar në kuadër të ndryshimeve të reformës në drejtësi.

Objekti dhe çështjet për të cilat u vendos të kërkohet ky opinion janë të ndryshme nga çështjet e trajtuara në opinionet e mëparshme të Komisionit të Venecies, të cilat Gjykata Kushtetuese pa dyshim i mban gjithmonë në konsideratë. Për më tepër, në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecies, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës me ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe me një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë.

Çështja mbi procesin zgjedhor të datës 30.06.2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga kjo Gjykatë.

Gjykata Kushtetuese, në deklaratën e saj të fundit për mediet, ka theksuar rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe ka shprehur besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo do t’i shërbente forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur.

Gjykata konstaton se debati jokonstruktiv i ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërben kësaj klime besimi, por, përkundrazi, mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në debate me ngjyrime politike, të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e saj në lidhje me themelin e çështjes dhe si ndërhyrje në pavarësinë e saj.

Tags: 30 qershorigjykata kushteteseKomisioni i Venecias

TË LIDHURA

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”
Aktualitet

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

11:36 | 26/06/2025
Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë
Aktualitet

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë

11:27 | 26/06/2025
Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar
Kryesore

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar

10:58 | 26/06/2025
Next Post
Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Absurdi në asfalt vret edhe vetë vdekjen

Kush është viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Kush është viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Çfarë fsheh Babis? 32-vjeçari udhëtoi fshehurazi gjatë kohës së pandemisë

Çfarë fsheh Babis? 32-vjeçari udhëtoi fshehurazi gjatë kohës së pandemisë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…
Bota

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

by mirseda
12:21 | 26/06/2025
0

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit,...

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

12:18 | 26/06/2025
Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

12:16 | 26/06/2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

11:56 | 26/06/2025
Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

11:53 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com