Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kërkesa për arrestim/Si u përplas Meta dhe Llalla me ambasadorin Lu

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kërkesa për arrestim/Si u përplas Meta dhe Llalla me ambasadorin Lu

Ditën e sotme në media u publikua një letër e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan, ku denonconte kërkesën e ambasadorit Donald Lu për të arrestuar Ilir Metën.

Letra e cila është publikuar në maj të vitit të kaluar në faqen e Kongresit Amerikan nxjerr në pah raportin e acaruar të kahershëm midis ambasadorit amerikan në njërën anë, ish-kryeprokurorit Llalla dhe Ilir Metës në anën tjetër.

https://tiranatoday.com/llalla-sulmon-ambasadorin-lu-kerkoi-ti-ve-prangat-ilir-metes/

Marrëdhëniet delikate midis Rrugës së Elbasanit, Prokurorisë dhe Ilir Metës dolën në pah në korrikun e vitit 2016, kur në opinionin publik filloi të formësohej ideja se Meta po bllokonte reformën në drejtësi.

Qëndrimi i ambasadorit Lu ndaj klasës politike ishte jashtëzakonisht i ashpër në atë kohë duke deklaruar se kishte politikanë dhe zyrtarë që po bllokonin reformën në drejtësi pasi i frikësoheshin një gjyqësori të pavarur.

E gjitha kjo situatë e bëri Ilir Metën të ashpërsonte gjuhën dhe të revoltohej ndaj këtyre akuzave. Por, edhe për faktin se sipas tij, reforma po bëhej në mënyrë selektive vetëm për të goditur atë dhe familjen e tij politike LSI.

Ilir Meta: Nuk më ka pëlqyer aspak mënyra se si ka filluar historia e reformës në drejtësi. Përpjekjet për të shpikur fajtorë duhet të marrin fund, nga aktorët vendas, kryetari i PS dhe kryetari i PD.  Unë kam propozim të ndryshëm. Nuk mendoj se ka ardhur koha që Basha dhe Rama të mbyllen në një dhomë dhe o të gjejnë zgjidhje ose jo. Meqenëse Shqipëria është Republikë Parlamentare i ftoj të dy aktorët politikë në vend pse jo edhe dy ambasadorët që janë angazhuar, që ne të mbyllim këtu në Kuvendin e Shqipërisë, jo duke e filluar takimin se ti do shkosh në burg apo ti tjetri do shkosh në burg, ne shkatërrojmë konsensusin. Meqenëse është bërë fjalë kyçe fjala burg për reformën në drejtësi, por reforma dhe konsensusi është duke filluar unë do shkoj në burg nëse kam shkelur ligjin, nëse kam bërë korrupsion. Jam i bindur se ata që janë sot në Parlament, ndoshta nuk do të jenë më në politikë. Ne duhet të kyçemi të 5 dhe të dalim për ta bërë reformën.

Por, pas kësaj deklarate, asgjë nuk ndodhi përveç faktit që njihet tashmë botërisht, ku palët politike u ulën dhe votuan me konsensus reformën në drejtësi. Nga ana e tij, Meta drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim deri kur erdhi momenti nga i cili i duhej të hiqte dorë nga pozicioni i kreut të LSI-së dhe ai i kryetarit të Kuvendit, pasi Rama e kishte ndarë mendjen për ta degdisur në Presidencë.

Gjithashtu, Adriatik Llalla vijoi punën si Kryeprokuror duke u përplasur vazhdimisht me ambasadorin Lu, veçanërisht që të mos hetohej kompania Bankers Petrolium, për incidentin e shkaktuar në Patoz Marinzë.

 Llalla përfundoi mandatin e tij dhe tani ndodhet nën hetim për pastrim parash ndërsa Uashingtoni e shpalli person non-grata, si zyrtarin e parë në botë për të cilin SHBA kishte prova të konsiderueshme se ishte përfshirë në korrupsion të niveleve të larta.

https://tiranatoday.com/zyrtare-ish-kryeprokurori-adriatik-llalla-nen-hetim-per-pastrim-parash/

Megjithatë, Adriatik Llalla rikthehet në vëmendjen e opinionit publik jo vetëm për aferat e tij korruptive, por edhe për dokumentin prej 18 faqesh dërguar Kongresit Amerikan në majin e vitit 2017, në të cilin ambasadori Lu i kërkonte arrestimin e Ilir Metës.

Kjo kërkesë e ambasadorit amerikan sipas ish-kryeprokurorit ishte e pa mbështetur në fakte. Por, nga ana tjetër Perëndimi vazhdon ta shohë po me atë sy Ilir Metën, aq sa e cilëson simbol të korrupsionit. Kjo përmendet as më pak dhe as më shumë, në raportin e Freedom House.

https://tiranatoday.com/raportirama-kapur-nga-krimi-basha-bllokon-drejtesine-meta-korruptuar/

Ky raport e cilëson Shqipërinë një vend me demokraci në vend-numëro si dhe ka nga një epitet të qartë për liderët e politikës shqiptare; Rama i kapur nga krimi, Basha bllokues i reformës në drejtësi dhe Meta simbol i korrupsionit.

Pavarësisht se Presidenca e cilësoi raportin si të financuar nga mafia, oligarkët dhe krejtësisht të verbër ndaj asaj çka po ndodh në Shqipëri, duket se ashtu si kërkesa e dikurshme e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe raporti i sotëm i Freedom House lidhen në pikë; Shqipëria vijon të jetë një shtet i kapur nga krimi dhe korrupsioni. TIRANA TODAY

Tags: ambasadorinarrestimkërkesaLlallaLupërplas Meta

TË LIDHURA

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”
Aktualitet

“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”

21:48 | 13/05/2025
Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës
Aktualitet

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

21:37 | 13/05/2025
Next Post
Basha qytetarëve të Beratit: Keni punësuar një parazit

(VIDEO) Polici humb toruan, i nxjerr armën qytetarëve në Pogradec

Raport i financuar nga mafia!? FH, Metës: Lexoje dhe hapi sytë mirë!

Raport i financuar nga mafia!? FH, Metës: Lexoje dhe hapi sytë mirë!

E pabesueshme, Juventus shënon të dytin (Video)

E pabesueshme, Juventus shënon të dytin (Video)

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com