Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kërcënoi nusen e klientes së saj në gjyq, zbardhet ‘armiqësia’ mes Eni Çobanit dhe Rudina Islamajt (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kërcënoi nusen e klientes së saj në gjyq, zbardhet ‘armiqësia’ mes Eni Çobanit dhe Rudina Islamajt (Video)

Sot Eni Çobani është shoqëruar në drejtorinë e policisë Gjirokastër, pas një denoncimi për kërcënim nga qytetarja Rudina Islamaj. Zanafilla e kësaj çështje daton në kohë, që në datën 10 prill të dy viteve më parë, në puntatën “Shihemi në gjyq” të emisionit e “E diela Shqiptare”, në “TV Klan”. Kushërira e Rudina Islamajt ka deklaruar se avokatja i është drejtuar asaj me fjalët; “Deri në momentin që unë do jem gjallë, nuk ke shpëtim, do më kesh nga pas gjithë jetën”, ka thënë ajo për “Report TV”. Kaq ka mjaftuar që Rudina Islamaj menjëherë të telefononte policinë, të cilët shoqëruan në komisariat për sqarime Eni Çobanin.

Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa. Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe, të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.

Disa muaj më pas në emisionin investigativ “Stop” u publikua edhe një regjistrim audio ku kryetari i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale Rudinës 40-vjeçare, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë, një konflikt pronësie që kishte me ish-vjehrrën dhe ish-bashkëshortin.

Kush është nusja që denoncoi sot Eni Çobanin?

Rudina Islamaj, nusja që pretendon të jetë kërcënuar sot nga avokatja Eni Çobani, u bë e njohur pasi publikoi incizimin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, që i kërkonte favore seksuale me qëllim që të përfitonte pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve.

Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, të Eni Çobanit, ishte vjehrra e saj ajo që tregoi gjithë historinë. Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.

Gruaja e moshuar tregoi se si nusja me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën, Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë.

Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër-mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës. Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit.

Në gjykatë, Rudina Islamaj ka kërkuar të shpallë të pavlefshme kontratën fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit bërë vite më parë. Por, për këtë padi ish-vjehrra e ka kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së nuses.

Për këtë fakt, 40-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Gjykatës, Guximtar Boçi, për ta ndihmuar. Sipas dëshmisë së saj, kryetari veç orientimit për të paguar lekë, i ka kërkuar edhe favore seksuale në çdo takim. Ajo ka thënë se pas vendimit të shkallës së parë të gjyqtares Blerta Çibuku, e cila është shprehur në favor të ish-vjehrrës së dëmtuar, ajo kishte vendosur të regjistronte bisedat gjatë takimeve.

Para hetuesve nëna e dy fëmijëve, ka treguar se biseda është regjistruar kur dosja ndodhej në Gjykatën e Apelit, ku Boçi kërkonte vazhdimisht favore seksuale që ta ndihmonte. Më pas, edhe Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë ish-vjehrrës duke bërë që e dëmtuara të shpresonte në vendimin e gjykatës së Lartë.

Në qershor të këtij viti, në dhomën e Këshillimit tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kishin vendosur mos pranimin e ankimit të bërë nga e dëmtuara edhe pse Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës ia kishte marrë përsipër për ta ndihmuar. Por pas këtij vendimi, nëna e 2 fëmijëve kishte mbetur pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët, duke bërë që të kërkojë ndihmë pranë tek emisioni “STOP”, për të publikuar audio-përgjimet dhe kërcënimet e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, i cili është pezulluar nga detyra. Rudina mësohet se ua ka bërë të qartë hetuesve se kishte vendosur të ndërmerrte hapin e publikimit të gjithë incizimeve pikërisht në kohën kur ajo pa që nuk do t`i jepej as pension për fëmijët, jo më shtëpi. Ndërsa çështja vijon të jetë në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, ndodhi episodi në fjalë.

Tags: Eni Çobanigjyqvendimi

TË LIDHURA

EKZEKUTIMI i gjyqtarit brenda sallës, si i kaloi autorit ‘barrierat’ e sigurisë të Gjykatës së Apelit dhe zbrazi armën mbi Astrit Kalanë
Aktualitet

EKZEKUTIMI i gjyqtarit brenda sallës, si i kaloi autorit ‘barrierat’ e sigurisë të Gjykatës së Apelit dhe zbrazi armën mbi Astrit Kalanë

10:09 | 07/10/2025
Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë
Aktualitet

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

09:45 | 07/10/2025
Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit
Aktualitet

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

09:25 | 07/10/2025
Next Post
Gruaja që akuzon Eni Çobanin “fundosi” gjyqtarin Boçi. Biseda kur ai i kërkonte marrëdhënie intime

Gruaja që akuzon Eni Çobanin “fundosi” gjyqtarin Boçi. Biseda kur ai i kërkonte marrëdhënie intime

Championsi ‘ndez motorët’, Tottenham pret Barcelonën dhe napolitanët Liveroolin

Championsi ‘ndez motorët’, Tottenham pret Barcelonën dhe napolitanët Liveroolin

Rama për rastin “Xhisiela”: Nëse Balla ka qenë në komisariat me armë…

Rama për rastin “Xhisiela”: Nëse Balla ka qenë në komisariat me armë…

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

EKZEKUTIMI i gjyqtarit brenda sallës, si i kaloi autorit ‘barrierat’ e sigurisë të Gjykatës së Apelit dhe zbrazi armën mbi Astrit Kalanë
Aktualitet

EKZEKUTIMI i gjyqtarit brenda sallës, si i kaloi autorit ‘barrierat’ e sigurisë të Gjykatës së Apelit dhe zbrazi armën mbi Astrit Kalanë

by mirseda
10:09 | 07/10/2025
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë,...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

09:45 | 07/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

09:25 | 07/10/2025
Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

09:08 | 07/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com