Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kërcënimi më i madh për Amerikën është vetë Amerika

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Kërcënimi më i madh për Amerikën është vetë Amerika

Nga Nicholas Kristof “The New York Times”

“Amerika është rikthyer në skenën globale!”, ishte refreni i presidentit Xho Bajden gjatë turit të tij evropian këtë muaj. Dhe në një kuptim të ngushtë kështu është. Ne nuk kemi më nevojë për një ndihmës të Shtëpisë së Bardhë, që synon me ngulm t’i shmangë skandalet e njëpasnjëshme të një presidenti që e poshtëroi vendin tonë në një konferencë shtypi ndërkombëtare, sikurse ndodhi në vitin 2018.

Dhe një sondazh i Peë Research Center, zbuloi se 75 përqind e të anketuarve në një duzinë vendesh të botës shprehën “besimin se presidenti aktual i SHBA-së, do të bëjë gjënë e duhur”, krahasuar me 17 përqind një vit më parë.

Por në një kuptim më të gjerë, Amerika nuk është rikthyer. Kështu, për sa i përket mirëqenies sonë në vend dhe konkurrencës jashtë vendit, e vërteta është se Amerika po mbetet prapa. Në disa aspekte, ne po rrëshqasim drejt mediokritetit.

Grekët kanë nivele më të larta të diplomimit në shkollën e mesme. Kilianët jetojnë më gjatë se ne. 15 vjeçarët në Rusi, Poloni, Letoni dhe shumë vende të tjera, janë më të mirë në matematikë, sesa bashkëmoshatarët e tyre amerikanë. Këto janë të dhënat shumë shqetësuese, për ata që mund të na presë pas 1 ose 2 brezash.

Sa i përket shkallës së përgastitjes, një e pesta e 15-vjeçarëve amerikanë nuk mund të lexojnë dhe kuptojnë dot tekste, që pritet të kuptohen nga një 10-vjeçar. E si do të konkurrojnë këta miliona amerikanë në një ekonomi të globalizuar?

Prandaj, unë them se kërcënimi më i madh për të ardhmen e Amerikës, është më pak një Kinë në rritje apo një Rusi agresive, dhe më shumë dobësitë tona. Pse ne amerikanët vazhdojmë ta përsërisim parrullën se “Ne jemi nr.1 në botë”, kur Indeksi i fundit i Progresit Social, një masë e shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies në të gjithë botën, i renditi Shtetet e Bashkuara në vendin e 28?

Ç’është më e keqja, Shtetet e Bashkuara ishin 1 nga 3 vendet e vetme, nga 163 gjithsesj, që kanë shënuar hapa pas në mirëqenien sociale gjatë dekadës së fundit. Në një vlerësim tjetër këtë muaj, Renditja Botërore e Konkurrencës 2021, i vendoste Shtetet e Bashkuara në vendin e 10 nga 64 ekonomitë e marra në studim.

Një studim i ngjashëm nga Banka Botërore i rendiste Shtetet e Bashkuara në vendin e 35 nga 174 vende të botës. Pra është shumë mirë që kemi sërish një president të respektuar nga bota. Por ne nuk jemi “rikthyer”, dhe duhet të përballemi me realitetin, se cenueshmëria jonë më e madhe nuk është ajo që na shkaktojnë vendet e tjera, por ajo që ne i kemi bërë vetë vetes.

Shtetet e Bashkuara nuk mund ta shfaqin dot potencialin e saj, kur kaq shumë amerikanë po mbeten pas të tjerëve. “Dështimi kronik i Amerikës për ta rikthyer forcën e saj ekonomike në progres sociale, përbën një zbehje të madhe të ndikimit amerikan në botë”- thotë Majëkll Grin, shefi ekzekutiv i grupit që boton Indeksin e Progresit Social.

“Evropianët mund ta kenë zili dinamizmin e korporatave amerikane, por mund ta ngushëllojnë veten e tyre, se po bëjnë një punë shumë më të mirë në një mori rezultatesh shoqërore, nga arsimi tek shëndetësia te mjedisi. Rivalët si Kina mund ta shohin shkatërrimin e strukturës sociale të Amerikës, si një shenjë të një dobësie strategjike”- shtoi ai.

Sipas Grin “ekonomitë në zhvillim, qytetarët e të cilave kanë filluar që ta shijojnë një cilësi jete që është gjithnjë e më afër asaj të amerikanëve, mund të jenë më pak të gatshëm të marrin leksione nga qeveria e SHBA-së”.

Propozimet e Bajden për një kredi të kthyeshme për fëmijët, për kujdesin e përballueshëm shëndetësor për fëmijët, dhe për një akses më të madh tek interneti, do të ndihmonin në adresimin e dobësive strategjike të Amerikës.

Ato do të bënin më shumë për forcimin e vendit tonë sesa plani 1.2 trilionë dollarësh i zbatuar nga zyrtarët amerikanë, për të modernizuar arsenalin tonë bërthamor. Sot kërcënimet tona më të mëdha nuk janë të natyrës nukleare.

Amerika ka ende pika të forta. Buxheti ushtarak i SHBA-së, është më i madh sesa buxhetet ushtarake të 10 vendeve që vijnë pas saj të marra së bashku. Universitetet amerikane janë të shkëlqyera, dhe dinamizmi i korporatave të Shteteve të Bashkuara, reflektohet tek mënyra se si njerëzit në të gjithë botën përdorin iPhone-et e tyre, për të postuar në faqet e tyre në Facebook këngët e Tejlor Suiftit.

Por ndërkohë ata komentojnë të tronditur në lidhje me kryengritjen e Kapitolit Hill, dhe përpjekjet e republikanëve për të penguar votimin e presidentit të ri nga Kolegji Elektoral. Demokracia amerikane nuk ka qenë kurrë ndonjë model aq vezullues për botën sa do të donim të mendonim ne, por sigurisht që tani është njollosur.

Po kështu “ëndrra amerikane” e lëvizjes ngaa poshtë lart (që e solli babanë tim emigrant në SHBA në vitin 1952) është vënë gjithnjë e më në dyshim. “Ëndrra amerikane ka shumë të ngjarë të gjendet në anën tjetër të Atlantikut, dhe kryesisht në Danimarkë”- theksohet në një studim të Universitetit të Stenfordit.

“Këto janë gjërat që na mbajnë mbrapa si ekonomi dhe si vend”- theksoi Xherom Pauelll, kreu i Rezervës Federale. Shtetet e Bashkuara e kanë humbur epërsinë e tyre në arsimimin në përgjithësi dhe tek investimet mbi fëmijët. Projekti i Kapitalit Njerëzor i Bankës Botërore, vlerëson se fëmijët e sotëm amerikanë, do të arrijnë vetëm 70 përqind të produktivitetit të tyre të mundshëm.

Kjo i dëmton ata individualisht; por dhe kombin tonë në përgjithësi. Ne nuk mund ta dimë nëse Kina është duke ndërtuar më shumë avionë ushtarakë. Ne nuk mund të parandalojmë sulmet e çdo hakeri rus. Por për ta rikthyer vërtet Amerikën në skenën botërore, ne duhet të shqetësohemi më pak mbi atë që bëjnë të tjerët, dhe më shumë për atë që po i bëjmë vetes.

burimi: https://www.nytimes.com/2021/06/23/opinion/america-security-competitiveness.html

Përshtati Tirana Today

Tags: AmerikakinarusiaThe New York Times

TË LIDHURA

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët
Aktualitet

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025
Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

22:21 | 13/08/2025
Next Post
U shuan nga goditja e “Audit”, familja nga Patosi sapo ishte kthyer nga Greqia

U shuan nga goditja e “Audit”, familja nga Patosi sapo ishte kthyer nga Greqia

Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë dhe të bindurin e Erdoganit

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Tornado në Çeki, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur

Tornado në Çeki, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com