Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcënimi i gazetarit /Policia: Mesazhi dërguar shefit të policisë, s’ka lidhje me ngjarjen

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kërcënimi i gazetarit /Policia: Mesazhi dërguar shefit të policisë, s’ka lidhje me ngjarjen

Ngjarja e djeshme ku një gazetar u kërcënua me pistoletë në kokë, mori vëmendjen e duhur dhe nga instancat e larta, e ndërsa klasa politike ishte e mbërthyer me tensionet e asaj se çfarë do të ndodhte në Shkodër.

Jehona e lajmit të përcillte ndjesinë e keqe që la edhe gazetarja Klodiana Lala. Kërcënimi i gazetarit në krye të detyrës shtoi edhe më shumë frikën në radhët e gazetarëve, dhe jo vetëm.

Pas apelit të gazetarit Julian Shota, pronari i lokalit, Llesh Buraku, u shoqërua për në komisariat, për procedurat e mëtejshme. Vetë gazetari ka rrëfyer momentin kur u kërcënua me jetë nga Llesh Buraku, 53-vjeç, nga Laçi.

Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia. Por ndryshe nga çfarë kishte raportuar vetë gazetari, policia hedh poshtë të gjithë ngjarjen, duke ngritur një skemë të re.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në median elektronike ku shtetasi J.Sh. me profesion gazetar, është kanosur gjatë kryerjes së detyrës, si dhe i ka dërguar mesazh shefit të Komisariatit të Policisë Kurbin ku i ka kërkuar ndihmë dhe ky i fundit nuk i është përgjigjur, ju sqarojmë se :

Nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale në Komisariatin e Policisë Kurbin, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Ll.B. 53 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi më datë 03.09.2018, rreth orës 15:00, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasi J.Sh. i cili ka kallëzuar se rreth orës 07:00, ka shkuar për të pasqyruar ngjarjen e ndodhur në lokalin ku i është vendosur lëndë eksplozive, dhe është kërcënuar me armë zjarri nga pronari i lokalit, për moslejimin e filmimit të vendngjarjes.

Me marrjen e informacionit nga njoftimi i shtetasit J.Sh. tek Policia e Lezhës rreth orës 09:00, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore konform rregullave.

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet në pronësi të shtetasit Ll.B., nuk është konstatuar asnjë armë zjarri apo send tjetër i kundraligjshëm.

Gjithashtu, në lidhje me sms-në e publikuar të dërguar nga shefi i Komisariatit të Policisë Kurbin shtetasit J.Sh., sqarojmë se nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi mesazhi që shtetasi J.Sh. pretendon se i ka dërguar shefit të Komisariatit Kurbin ku i shpjegon ngjarjen dhe i kërkon ndihmë, nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk i është dërguar fare shefit të Komisariatit Kurbin, duke mos u vënë në dijeni ai se çfarë po ndodhte.

Policia e Kurbinit, është e gatshme në çdo kohë të trajtojë me seriozitet dhe transparencë të plotë çdo situatë të çdo shtetasi”.

https://tiranatoday.com/e-kercenoi-me-jete-policise-i-del-gjumi-e-shoqeron-ne-komisariat-pronarin-e-lokalit/

 

 

Tags: gazetarikercenuarshefi i policise

TË LIDHURA

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali
Aktualitet

Korçë, zbulohet një pikë bastesh në ambientet e një lokali

19:45 | 05/12/2025
Next Post
‘Melek’ rikthehet me një serial të ri, video që po përlot rrjetin

'Melek' rikthehet me një serial të ri, video që po përlot rrjetin

Policia e lë në ‘baltë’. Gazetari i kërcënuar: Kush përgjigjet nëse më ndodh diçka?!

Policia e lë në 'baltë'. Gazetari i kërcënuar: Kush përgjigjet nëse më ndodh diçka?!

Hajdut me master/Sekretet e jetës luksoze të “Doktor K”, i dashuruar me nënën ruse

Hajdut me master/Sekretet e jetës luksoze të “Doktor K”, i dashuruar me nënën ruse







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com