Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kërcënimet bërthamore/SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia bëhen bashkë kundër Koresë së Veriut

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia u takuan për të diskutuar lidhur me kërcënimet që paraqet programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Shefi i shtatmadhorisë amerikane gjenerali Joseph Dunford priti dje në selinë e Komandës amerikane të Paqësorit në Havai homologët e tij, gjeneralin Kyeong-doo Jeong të Koresë së Jugut dhe admiralin japonez Katsutoshi Kaëano.

Në një deklaratë të zyrës së shtypit të shefit të Shtatmadhorisë amerikane thuhej se tre zyrtarët i kërkojnë Koresë së Veriut të heqë dorë nga provokimet e papërgjegjshme që përkeqësojnë tensionet rajonale dhe të largohet nga rruga shkatërruese dhe veprimet e pamatura.

Në takim u diskutua gjithashtu lidhur me nismat shumëpalëshe dhe tripalëshe për të nxitur paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Azinë verilindore si dhe për të përmirësuar ndërveprimin për një numër çështjesh, përfshirë sigurinë e ndërsjelltë, ndihmën humanitare, lehtësimin e fatkeqësive dhe luftën ndaj krimit kibernetik, shkruan voa.

Sot ministria e jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se përfaqësuesi i saj në bisedimet gjashtë palëshe për dhënien fund të programeve bërthamore, do të takohet të martën me homologun e tij kinez në Pekin për të biseduar lidhur me çështjen e Koresë së Veriut.

Tags: berthamoredhe JaponidiskutojnëkercenimetKoreja e JugutmbiPhenianitSHBA-të

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Amazonat e vërteta: Ja si luftëtaret legjendare frymëzuan luftëtaret moderne dhe feministet

“Majat e Ballkanit”, magjia në kufijtë e thyer mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës

“Skifteri” shqiptar grabit biznesin në Londër, më pas tentoi të vrasë dy policë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

by mirseda
19:20 | 05/06/2026
0

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin...

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com