Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Keqqeverisja/Rama rikthen KPD-në e Fatos Nanos, gjen armiqtë brenda partisë (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Keqqeverisja/Rama rikthen KPD-në e Fatos Nanos, gjen armiqtë brenda partisë (Video)

Rikthimi duarbosh nga Gjermania e ka shastisur Edi Ramën. Pritja e ftohtë që i bëri kancelarja Merkel duke e lënë me gisht në gojë se hapja e negociatave kërkon plotësimin e parakushteve nga ana e Shqipërisë e ka bërë kryeministrin të humbasë komplet toruan.

Për këtë arsye, këto ditë është munduar në të gjitha mënyrat për ta zbutur sa më shumë këtë tronditje. Edhe sot iu rikthye një instrumenti të vjetër, i përdorur nga mëtonjësi i tij politik, Fatos Nano.

KPD-ja e 2001

Edi Ramës iu kujtua sot dhjetori i vitit  2001, kur Fatos Nano zhvilloi me dyer të hapura një debat të ashpër përplasjesh brenda radhëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues, duke lëshuar një lumë akuzash ndaj vetë eksponentëve të kësaj force politike.

Kreu i sotëm i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndryshe nga Nano, zotëron edhe selinë rozë edhe postin e kryeministrit. Sot i rastisi të mblidhte Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku si në çdo Asamble tjetër e kthen në monolog të pambarimtë.

Nga podiumi i Asamblesë Rama filloi të shigjetojë një nga një disa nga figurat e Partisë Socialiste, megjithëse jo ata që bartin  peshën më të madhe në këtë parti.

“Spiropali”

Megjithatë, Rama tentoi të përdorë KPD-në e dikurshme të Fatos Nanos, kur iu drejtua Elisa Spiropalit se nuk e kishte bërë punën si duhet në aspektin e bashkëqeverisjes dhe koordinimit me kryetarët e rretheve.

Me këtë akuzë kreu i PS-së ia zbehu Spiropalit gjithë servilizmin e saj të derisotëm kur Ramën e cilësonte në fushatën elektorale si Skënderbeu i dytë.

Po ashtu Rama iu vërsul edhe deputetëve në qarqet e tyre se cila duhet të jetë puna që duhet të bëjnë dhe si duhet të sillen me votuesit e tyre dhe problemet e qytetarëve.

 “Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rrinë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipoteke. Deputet nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore çdo njeri që ka problem me administratë dhe ta zgjidhin se është e pamundur, ashtu si deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit ku duhet t’i drejtojnë njerëzit. Kryetarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Elisa nuk e beri këtë, nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërteta. Dhe unë shpresoj ta bëjë”- tha Rama.

Nepotizmi

Pas Spiropalit Rama filloi ta shtrijë hartën e akuzave në rrethe duke iu bërë thirrje kryetarëve të Partisë Socialiste në qarqet përkatëse që t’i thërrasin mendjes pasi ndryshe do të përfundojnë jashtë strukturave.

Rama tentoi të lërë përshtypjen se po lufton nepotizmin në administratën, ashtu siç bëri edhe Fatos në spektaklin e tij të 2001.

“Duhet të shohim se cilat ndryshime duhen bërë në kryesi, të ikin ata që nuk kanë punuar dhe të vijnë të rinjtë. Nëse kryetarët e PS-së në rrethe s’kanë punuar për komunitetin do të largohen. Do të vlerësojmë se sa i shtrirë është rrjeti familjar në administratën lokale. Ose kushërinjtë ose kryetari. Ose kryetari të kalojë të punojë në sektorin privat dhe të punojnë kushërinjtë. Ose të largohen kushërinjtë dhe të punojë kryetari. Duhet të thërrasim komunitetet se çfarë mendojnë për kryetarët e bashkive. Kjo është koha e bashkëqeverisjes digjitale. Kush e ka përgjegjësinë për punët që bllokohen  Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë nuk jepet ndihma ekonomike për familjet se këshilltarët e PS nuk shkojnë në votim. Kush e ka përgjegjësinë? Apo ata që flirtojnë me kryetarët e bashkive. Ky është mentaliteti që na la Saliu”, theksoi kreu i PS-së.    

Shkulja e veshit

Pas lumit të akuzave kundrejt eksponentëve të Partisë Socialiste, Rama u ndal tek autokritika lidhur me qeverisjen e cila sipas tij po rrezikon të etiketohet pa shkak si arrogante. Ndërsa përmendi ngjarjen e Kukësit e cila e trandi aq shumë sa ende nuk e ka marrë veten.

Por, mesa duket kryeministrit Rama iu kujtua këshilla e mikut të tij artist, Fate Velaj, i cili sugjeroi për një vetëshkulje të veshit për të reflektuar mbi atë që bën çdo pushtetar në 365 ditë të vitit.   

“Jemi përballë kërcënimit që ne të etiketohemi përfundimisht si arrogantë, pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë, ta kuptojmë dhe ta ndajmë, cila pjesë e qeverisjes sonë cilësohet arrogante se është e drejtë dhe bëjmë reforma të dhimbshme dhe cila pjesë është padrejtësisht arrogante me njerëzit, këtë duhet ta ndajmë, Kukësi ishte mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, për të kuptuar çfarë nuk bëmë si duhet për të mos u përsëritur gabimi që duke u nisur për qëllim të mirë, pa e shpjeguar qëllimin të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë etiketën e arrogantit. Që do të thotë ne nuk duhet të kalojmë më ligje të asnjëlloji pa i bërë me parë transparente për publikun, nuk është detyra e njerëzve të rrinë me celular në dorë që ti kërkojnë është detyra jonë ti nënvizojmë çfarë po bëjmë”- tha Rama.

E gjitha kjo e sotmja ishte një spektakël politik i Edi Ramës ashtu si i shumë herëve të tjera, që mbetet thjesht në ekran dhe nuk sjell asnjë produkt politik, duke na rikujtuar skenat e vjetra të KPD-së së dikurshme të liderit historik të së majtës Fatos Nano, që sot e shijon nga televizori atë që dikur e orkestronte me duart e tij.

TIRANA TODAY

Tags: ArmiqtëBrendaFatos NanosgjenKeqqeverisjaKPD-nëpartisëramarikthen

TË LIDHURA

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga
Aktualitet

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Next Post
“Dinozaurët e të shkuarës nuk mund të ndalojnë rininë e sotme”

“Dinozaurët e të shkuarës nuk mund të ndalojnë rininë e sotme”

Fansi i hyn në shtëpi këngetares së njohur, dhe ….

Fansi i hyn në shtëpi këngetares së njohur, dhe ....

De Biasi njeri i madh, mbështet kandidatin shqiptar në Itali

De Biasi njeri i madh, mbështet kandidatin shqiptar në Itali

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

by mirseda
13:01 | 07/06/2025
0

AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut....

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025
Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

Përfshihet nga zjarri “Benzi” në bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para

12:04 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com