Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Katër përfitimet e mëdha shëndetësore nga përqafimet

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Katër përfitimet e mëdha shëndetësore nga përqafimet

Nga Lisa Van Raalte

“Psychology Today”

Për ata që kanë fatin të kenë pranë njerëzit e zemrës, gjesti i përqafimit mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore. Mjerisht, njerëzit që janë privuar nga kontakti fizik gjatë izolimeve sociale dhe bllokimeve për shkak të pandemisë së Covid-19, i kanë ndjerë efektet e dëmshme shëndetësore që mund të imponojë mungesa e prekjes fizike.

Komunikimi përmes platformës “Zoom” dhe video–konferencat, janë një strategji të dobishme për t’u ndjerë pranë të tjerëve, në kushtet kur ndërveprimet ballë për ballë nuk janë të mundshme. Por asgjë nuk krahasohet me të qenit në kontakt fizik me familjarët dhe tëafërmit.

Njerëzit e vetmuar fizikisht, detyrohen të paguajnë për një përqafim nga një përqafues profesionist. Jo vetëm kaq, por çdo çift që është i detyruar të jetojë në distanca të mëdha nga njeri-tjetrit, do t’ju tregojë se ndarja fizike mund të jetë e dhimbshme emocionalisht dhe fizikisht.

Studiuesit e kuptojnë këtë nevojë dhe ndërsa teknologjia përparon, po bëhet e mundur edhe marrja e një përqafimi nga një burim artificial. Përqafimi përshkruhet si gjesti ku dy persona mbështjellin krahët rreth njëri-tjetrit për rreth 1–5 sekonda.

Në dallim nga përqafimi që zakonisht është i rezervuar për partnerët tanë intimë, dhe mund të zgjasë një kohë të gjatë, përqafimi i zakonshëm kërkon shumë pak kohë për t’u kryer, por mund të ketë përfitime të mëdha fizike. Menjëherë pas një përqafimi, ne ndjejmë shpesh një vrull emocionesh pozitive, dhe ndoshta jemi paksa më të relaksuar. Në aspektin fiziologjik, shumë gjërat ndodhin në trupin tonë pas një përqafimi.

Mund të zvogëlojë inflamacionin

Inflamacioni në trupin tonë, është një përgjigje fiziologjike ndaj sëmundjeve. Nivelet më të larta të inflamacionit, janë tregues i përpjekjes së trupit tuaj për ta luftuar infeksionin. Ndërkaq, nivelet e ulëta të inflamacionit përmes dashurisë fizike, sugjerojnë pasjen e një trupi më të shëndetshëm.

Në një studim, u mat inflamacioni duke përdorur mostra të pështymës nga 20 të rritur, të cilëve iu kërkua gjithashtu të regjistronin numrin e përqafimeve që morën gjatë 14 ditëve. Rezultatet treguan se përqafimet kishin një lidhje të kundërt me inflamacionin. Thënë thjesht, më shumë përqafime janë të barabarta me më pak inflamacion.

Ul presionin e gjakut

Në një studim me 59 gra para menopauzës (mosha nga 20–29 vjeç), numri i përqafimeve të marra nga një bashkëshort, parashikonte rezultate më të ulëta të presionit të gjakut. Presioni i gjakut është një mënyrë për të vlerësuar shëndetin kardiovaskular, ndaj përqafimi i bën mirë zemrës tuaj.

Ndihmon në reduktimin e simptomave të së ftohurës së zakonshme

Në një studim me 404 të rritur, u zbulua se numri i përqafimeve gjatë 14 ditëve, redukton efektet e të ftohurës së zakonshme. Përqafimet funksiononin si një tampon, ku ashpërsia e infeksionit zvogëlohet kur përqafimet janë më të shpeshta.

Nxit prodhimin e oksitocinës

Oksitocina, ose hormoni i “dashurisë”, çlirohet nga gjëndra jonë e hipofizës. Është një hormon i rëndësishëm, pasi mund të shërbejë si një tampon kundër stresit, por gjithashtu na bën të ndihemi të lidhur dhe të lidhur me të tjerët. Në një studim me 34 çifte të martuara, u vu re se rritja e përqafimeve mes bashkëshortëve gjatë një studimi katër-javor, lidhej me rritjen e niveleve të oksitocinës. / Psycology Today – Bota.al

Tags: inflamacionioksitocinapërqafimetshendetiUl presionin e gjakut

TË LIDHURA

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë
Aktualitet

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

12:35 | 07/04/2026
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn
Aktualitet

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Next Post
“Të dalë këtu, t’ia themi në sy njëri-tjetrit”, Berisha fton Ramën në debat publik

Berisha zbulon qëllimin e protestës së 7 korrikut

“Këtë javë ai mbyll detyrimet në Presidencë”, Berisha: Mirëpritet kontributi i Metës në opozitarizmin kundër Ramës

“Këtë javë ai mbyll detyrimet në Presidencë”, Berisha: Mirëpritet kontributi i Metës në opozitarizmin kundër Ramës

Kriza e blegtorisë po rrit me shpejtësi importin e bulmetit, 18% më shumë për 5-mujorin

Kriza e blegtorisë po rrit me shpejtësi importin e bulmetit, 18% më shumë për 5-mujorin







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll
Bota

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll

by mirseda
12:55 | 07/04/2026
0

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të...

PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

12:53 | 07/04/2026
Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

12:35 | 07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

12:33 | 07/04/2026
Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

11:39 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com