Katër familje nga Shqipëria kanë mbetur mes 4 rrugëve në Macon. Rasti është denoncuar nga vullnetarë dhe ndihmës të azilkërkuesve. Një vullnetar tha:
“Në total, dymbëdhjetë njerëz, duke përfshirë një fëmijë 13-vjeç dhe një grua shtatzënë 6-muajshe janë lënë në rrugë në Macon. Ndërsa një familje tjetër ka që nga 10 Dhjetori që jeton në rrugë. Ne ia kemi dërguat si rast prefektit, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi të zemëruar nga kjo situatë”, tha një vullnetar.
Mësohet se këta emigrantë janë regjistruar të gjithë në platformën e pritjes për azilkërkuesit në Mathieu, në qendër të qytetit të Macon. Vullnetarët kanë kërkuar nga Prefektura që të sigurojë strehimin për azilkërkuesit që jetojnë rrugëve prej disa javësh.
“Disa familje janë ende të vendosur në gjimnazin Perrières. Aty ka vend edhe për familjet që janë në rrugë, mund të vendosen aty”, thotë një tjetër vullnetar.