Përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Eurovizion 2021’, Anxhela Peristeri ka performuar e dyta në natën finale të këtij kompeticioni.
Me këngën “Karma”, Peristeri ka ndezur skenën ndërkombëtare, performancë që u prit me duatrokitje e ovacione të shumta nga publiku.
Më herët, Peristeri ka bërë thirrje për votim dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale mënyrën sesi mund të vootjnë.
“Sonte eshte nata finale e Eurovizionit.Une do performoj e dyta. Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 02 ne momentin qe fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet ne ekran!Nga nje telefon mund te votohet deri ne 20 here.Faleminderit shume per mbeshtetjen! Ju dua,”- ka shkruar Anxhela Peristeri.