pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalgrandpashabetmatbet girişbetvakticasibombetvaktibetvakticasibombetplaypusulabetbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişsonbahiscasinowon girişcasinowonbetplay girişbetpuancasinomilyon girişbetplaybahiscasino girişcasinomilyonnesinecasino girişbahiscasinoesbet girişnesinecasinomarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişesbetbetplayonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinocasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomsuperbetinholiganbethititbetpusulabetcasibommatbetgrandpashabetjojobetcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetcasibom girişjojobetbetgaranti giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kardhiqi, preludi i Unazës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Klodian Tomorri

Përplasja e forte për tenderin 20 milione euro të rruges Kardhiq-Delvinë, është vetëm një nga frontet e luftës se ashpër qe ka shpërthyer mes klaneve ekonomike brenda maxhorances. Fronti tjetër i kësaj lufte pritet te shpërtheje brenda pak ditësh, është edhe ai i Unazës së Madhe te Tiranës.

Janë të njëjtit aktorë, dhe është e njëjta përplasje identike. Ne 22 korrik, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e lotit te pare te Unazës, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e Shqiponjës. Ne garë moren pjesë 8 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Alb Building me 1.72 miliardë lekë ose 14.2 milionë euro, ndërsa e dyta ishte e Salillarit me 1.77 miliardë lekë.

Por ashtu si ne rastin e Kardhiqit, pas shqyrtimit të ofertave, Autoriteti Rrugor Shqiptar s’kualifikoi për mospërmbushje të kritereve dy ofertat më të ulëta, duke shpallur fituese kompaninë e vendit të tretë, vëllezërit Hysa, e cila ka ofruar ta ndërtojë veprën me 14.7 milione euro, pra 500 mije euro me shume se oferta me e ulet.

Edhe ne tenderin e Unazës, vendimi i ARSH është kundërshtuar nga kompanitë me ofertat më të ulëta, perkatesisht Alb Building dhe Salillari, te cilat e ankimuan shpalljen e fituesit në Komisionin e Prokurimeve. Ashtu siç parashikon procedura, me marrjen e ankesës KPP ka pezulluar menjëherë lidhjen e kontratës, deri në vendimin përfundimtar që do te marr pas shqyrtimit të dokumenteve. Dosja ka tre jave qe qëndron ne KPP, dhe deri tani nuk ka asnje vendim.

Ngjashmeria mes dy tenderave eshte e frikshme. Ne te dy rastet ARRSH ka s’kualifikuar ofertat me te uleta. Ne tenderin e Kardhiq-Delvine ajo shpalli fituese kompaninë me ofertën me te larte duke skualifikuar 5 ofertat me te uleta, ndersa ne tenderin e Unazës u shpall fituese oferta e trete me e larte dhe u s’kualifikuam dy kompanitë me ofertat me te ulëta.

Por kjo nuk është koincidenca e vetme. Në të dy tenderat, fituesi është i njejti. Ose me sakte prokurimi ka shkuar ne kompani me lidhje te forta me njëra-tjetrën. Behet fjale për kompaninë Vëllezërit Hysa. Edhe pse ne tenderin e Kardhiqit kjo kompani nuk figuron vete ne konsorciumin fitues, ajo merr pjese permes kompanisë satelit te saj, Sulova. Kjo e fundit është një kompani qe figuron ne pronesi te Elton Mustes, per vite te tera ish ekonomisti i kompanisë Vëllezërit Hysa.

Por vendimi i ARRSH-se për t’i çuar dy tenderët me te mëdhenj te infrastrukturës rrugore per vitin 2019 ne te njëjtën dorë duket se nuk ka qene i koordinuar ne te gjithë hierarkinë e pushtetit. Prova per kete ishte ndryshimi i fituesit nga Komisioni i Prokurimit.

Ne tenderin e Kardhiqit vendimi i ARRSH-se për të shpallur fituese oferten me te larte u cilesua si i paligjshëm nga Komisioni i Prokurimeve, i cili përmbysi fituesin duke urdheruar kualifikimin e ofertes me te ulet, asaj te konsorciumit te përbëre nga Gjoka dhe Cobial me oferte 4 milione euro me te ulet. Por pas refuzimit te Sonila Qatos per te ndryshuar fituesin dhe kur gjerat dolen totalisht jashte kontrollit, ne loje hyri Ministria e Infrastrukturës qe urdhëroi anulimin e tenderit.

Gjasat jane qe edhe ne rastin e Unazës vendimi i ARRSH-se te rrezohet serish dhe fituesi te ndryshoje. Në ketë situatë ka dy skenarë. Ose Sonila Qato zbaton vendimin e KPP-së dhe ndryshon fituesin, ose e refuzon sërish ashtu siç bëri me Kardhiqin dhe tenderi i Unazës mund te shkojë drejt anulimit. Gjithmonë nëse nuk do te ketë ndryshime ne kupolen drejtuese te ARRSH-se dhe Ministrise se Infrastrukturës, një skenar ky qe pas këtyre qe kane ndodhur nuk është më i paimagjinueshëm.

Tenderat 40 milione euro te rruges Kardhiq-Delvine dhe Unazës se Tiranes nxorrën në sytë e opinionit publik luftën e ashpër mes klaneve ekonomike te maxhorances. Por mbi te gjitha ato ekspozuan ne dritën e diellit pazaret dhe korrupsionin ne tenderat publike ne Shqiperi. Tashme Partia Socialiste nuk është me një parti politike, por një organizate e mirëfillte interesash te cilat tani jane ne lufte te ashper brenda llojit. Bishat tashme kane dale nga kafazi. Qytetareve u mbetet vetem te paguajne faturen.

 

Tags: ARRSHklodian tomorriprojektiunaza

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Next Post

Zgjedhjet e 6 tetorit, Beogradi presione për nxitje të tensioneve tek serbët e Kosovës

Ngjela paralajmëron goditje në nivele të larta

Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026
Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Surpriza e parë e madhe e Botërorit, debutuesit ndalin Spanjën pa gola

by mirseda
20:35 | 15/06/2026
0

Surpriza e parë e madhe në Botëror ka ardhur në Grupin H, aty ku Spanja pretndente ka...

Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një viktimë dhe dy të plagosur

20:09 | 15/06/2026

Emigranti nga protesta-Berishës: Jep dorëheqjen i pari, pas teje dhe Rama

19:58 | 15/06/2026

Banori i Rrjollit i bashkohet protestës në Bulevard: Toka është e jona!

19:54 | 15/06/2026

Protesta e 16-të në Tiranë kundër ndertimit në Zvërnec, publikohet rregullorja e marshimit

19:51 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com