Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kapja e 613 kg kokainë/De Raho: Italia s’dha ndihmë, Shqipëria e zbuloi vetë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kapja e 613 kg kokainë/De Raho: Italia s’dha ndihmë, Shqipëria e zbuloi vetë

Aksioni i kapjes së kokainës  jashtë Portit të Durrësit është përshëndetur edhe nga Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit Italian, Federico Cafiero De Raho.

Sipas tij, ky aksion merr peshë pasi është sekuestruar nga pala shqiptare pa asnjë ndihmë nga ajo italiane. Kapja  e drogës vjen menjëherë pas vizitës së  tij në Tiranë, ndërsa  gjatë qëndrimit ai pati takime me përfaqësuesit  e politikës shqiptare.

Ai paralajmëroi se shqiptarët nga zotërues të kanabisit, tashmë  janë kthyer në kontrollues të tregut të kokainës. De Raho gjithashtu zhvilloi një takim edhe me kryeprokuroren Arta Marku, të cilën e inkurajoi për të vijuar punën në postin e ri.

Në reagimin e De Rahos thuhet: “Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm”-ka thënë De Raho.

Përshëndetja e De Rahos

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit uron përzemërsisht Prokurorinë dhe Policinë Shqiptare për operacionin që çoi në sekuestrimin në Portin e Durrësit të një sasie të madhe lënde narkotike.

Ky operacion merr edhe më shumë rëndësi falë faktit se u realizua nga Policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoriteteve gjyqësore italiane.

“Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm”.

Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës – e ngritur me vullnetin e Ministrit të Brendshëm – dhe siç pata mundësi t’ua deklarojë qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i Qeverisë dhe Prokurorisë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimin e krimit të organizuar në Institucionet shqiptare.

Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacional.

Prokurori Kombëtar i Antimafis dhe Antiterrorizmit

Federico Cafiero De Raho

Tags: Dekapjakokainerahoshqiperiavetëzbuloi

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Next Post
Kokaina në Durrës, Klosi: Do ketë përplasje mes grupeve kriminale, prokuroria të jetë vigjilente

Kokaina në Durrës, Klosi: Do ketë përplasje mes grupeve kriminale, prokuroria të jetë vigjilente

Kokaina/SHBA dhe BE “raportojnë” 1 kg më shumë se policia, ku shkuan 650 gram?!

Kokaina/SHBA dhe BE “raportojnë” 1 kg më shumë se policia, ku shkuan 650 gram?!

“Vdekje shqiptarëve”/reagon MPJ: Maqedonia t’i thërrasë mendjes

Erdogan: Turqia duhet ta konsiderojë krim tradhtinë bashkëshortore







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com