Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kamikazi 30 milionë euro i Portit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tuneli në det, qeveria në zjarr

Nga Klodian Tomorri

Dy ditë më parë, Autoriteti Portual i Durrësit hapi një tender 3.7 miliardë lekë ose 30 milionë euro për të dhënë menaxhimin dhe operimin e terminalit të kontenierëve tek privati për 5 vjet. Në fakt, tenderi me firmën e drejtorit Pirro Vengu, është një koncesion i maskuar, që privatizon buxhetin e Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa procedura e prokurimit një aferë kamikazësh.

Sipas dokumenteve, kompania e përzgjedhur do të menaxhojë dhe operojë terminalin e kontenierëve për 5 vjet dhe për këtë shërbim do të paguhet 30 milionë euro nga Autoriteti Portual. Kompania private nuk bën asnjë investim dhe asnjë shpenzim mirëmbajtje të infrastrukturës së Portit. Thjesht ngarkon-shkarkon kontenierët dhe paguhet me shifrën e majme nga Autoriteti Portual, ndërkohë që investimet dhe mirëmbajtjen do e kryejë vetë Autoriteti me para publike. Kjo e bën koncesionin praktikisht një instrument të transferimit të parave publike në llogari private.

Praktikisht përmes këtij koncesioni, Autoriteti Portual ka transferuar të gjithë fitimin e një ndërmarrje publike tek një biznes privat. Në vitin 2018, fitimi i terminalit te kontenierëve ishte sipas të dhënave zyrtare 430 milionë lekë. Përmes koncesionit, Autoriteti Portual i transferon privatit, 750 milionë leke në vit. Ky është një mekanizëm i pastër i transferimit te parasë publike në llogari private.

Ky është objekti ulëritës i koncesionit. Procedura e Prokurimit është edhe më ulëritëse. Sipas ligjeve në fuqi, çdo procedurë prokurimi me vlerë mbi 1 miliardë lekë duhet të jetë e hapur dhe ndërkombëtare. Autoriteti Kontraktor është i detyruar që pasi të shpallë garën të bëjë njoftim në gazetat ndërkombëtare dhe të vendosë një afat të paktën 52 ditë për dorëzimin e ofertave, për t’u lënë kohë sa më shumë kompanive që të marrin pjesë në tender. Kjo rrit konkurrencën në tender dhe ul koston që paguajnë qytetarët.

Por në vend të tenderit të hapur ndërkombëtar që dikton ligji i prokurimeve, Autori Portual i Durrësit ka zgjedhur një procedurë të kufizuar, thuajse prokurim të drejtpërdrejtë, që zhvillohet me dy faza. Fillimisht Autoriteti Portual njofton kompanitë të shprehin interes, s’kualifikon ato që sipas tij nuk plotësojnë kriteret dhe kompaninë ose kompanitë e kualifikuara i fton të dorëzojnë ofertat ekonomike. E gjithë kjo procedurë zhvillohet brenda vetëm 20 ditëve duke asgjësuar praktikisht konkurrencën në garë dhe duke e servirur koncesionin e maskuar, atje ku është paracaktuar.

Nën zë flitet se koncesioni është ngjizur në një konsensus mes Ministrisë së Energjisë dhe funksionarët historikë të pushtetit lokal në Durrës, me garantë biznesmenë në fushën e energjisë. Tashmë llokma 30 milionë euro me risk zero transferohet te privati, në prag të fushatës elektorale dhe ajo që mbetet për t’u parë është se kush janë përfituesit këtë herë, pikërisht në Qarkun ku Edi Rama do të kandidojë për deputet.

Tags: 30 milionë eurokamikaziklodian tomorriPortit

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Një shtet “i fuqishëm” pritet të njohë sot pavarësinë e Kosovës

Një shtet “i fuqishëm” pritet të njohë sot pavarësinë e Kosovës

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Zbulohet shteti që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Zbulohet shteti që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

by mirseda
21:49 | 13/03/2026
0

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në fshatin Juban, është gjetur nga familjarët e tij, pa...

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

SHBA ofron 10 mln $ për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe liderët iranianë

20:59 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com