Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kamera e fshehtë/ “Të q…të gjithë më luten! Jam mashkull me autoritet!”. Ja sa vite burg do bëjë gjyqtari Hysi (video)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kamera e fshehtë/ “Të q…të gjithë më luten! Jam mashkull me autoritet!”. Ja sa vite burg do bëjë gjyqtari Hysi (video)

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën për ish-gjyqtarin Roland Hysi, i cili akuzohet për korrupsion së bashku me psikologen Elona Meçani, pas skandalit të publikuar në media. Hysi është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-gjyqtari ka përfituar ulje dhe do të kryejë tre vite.

Ndërkohë, i është hequr edhe e drejta e funksionimit të detyrës për pesë vite. Ai u filmua nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Stop”, duke i kërkuar para dhe favore seksuale një nëne që luftonte për kujdestarinë e fëmijës së saj. Në videon e transmetuar në emisionin “STOP”, në Tv Klan, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve, dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij, e bën “origjinal”.

Biseda e përgjuar

Gjyqtari Roland Hysi:  Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…

Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94  në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?

Denoncuesja: Më ke thënë: Ta di ngjyrën e reçipetave!

Gjyqtari Roland Hysi: Jo! Ta thashë për tjetër gjë…,mua s’më shpëton asnjë gjë, të thashë. Më shikon edhe syri përtej asaj që nuk dallohet, madje mund të të di edhe ngjyrën e të brendshmeve, që nuk mund të shikohen, thashë.

Denoncuesja: Po!

Gjyqtari Roland Hysi: Atëherë, atëherë dëgjo Landin! Nuk jam nga ata njerëz, që të të peshoj unë ty, a je për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…! Jo, jo, nuk po ta them, që për të të thënë, që s’je në radhë apo jo. Absolutisht! Biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit dhe kjo më bën atë, origjinalitetin tim, Landin, ky gjyqtari këtu, ky gangsteri. I kam të gjitha, pa diskutim, ta thashë vetë unë…

Denoncuesja: Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi: Do më përqafosh mua?

Denoncuesja: Po, normale, që po…! Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi: Do të bësh dashuri me mua?

 

 

Tags: Elona MeçanigjyqtariRoland Hysi

TË LIDHURA

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!
Aktualitet

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!

10:49 | 10/02/2026
Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!
Aktualitet

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

10:45 | 10/02/2026
SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

10:33 | 10/02/2026
Next Post
“Andi Lila do operohet!” Ja kur pritet të kthehet në fushën e lojës

"Andi Lila do operohet!" Ja kur pritet të kthehet në fushën e lojës

Policia kap të ‘fortët’ e fshehur nëpër fshatra

Policia kap të ‘fortët’ e fshehur nëpër fshatra

Zbardhen pamjet/ Vijon super-aksioni në Vlorë, arrestohen disa persona

Zbardhen pamjet/ Vijon super-aksioni në Vlorë, arrestohen disa persona







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!
Aktualitet

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers” hidhen në protestë: Na likuidoni, duam siguri në punë!

by mirseda
10:49 | 10/02/2026
0

Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së...

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit!

10:45 | 10/02/2026
SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

SPAK përfundon hetimet për Elvis Rroshin, çon dosjen në GJKKO për gjykim

10:33 | 10/02/2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

10:08 | 10/02/2026
Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

10:06 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com