Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kamera e fshehtë/ Me 600 Euro nën dorë, i dënuari me burg pastron dëshminë e penalitetit

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kamera e fshehtë/ Me 600 Euro nën dorë, i dënuari me burg pastron dëshminë e penalitetit

Dikur dëshmia e penalitetit, që është një vërtetim i gjendjes gjyqësore, tërhiqej pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Sot merret në portalin e-Albania. Por një qytetar e kërkonte shpejt këtë dokument dhe drejtohet në Drejtorinë e Burgjeve. Në këtë institucion e pyesin se për ku i duhet dokumenti. Kur i tha për në Shqipëri e drejtuan te e-Albania.

Një tjetër qytetar ka treguar për emisionin Stop në Tv Klan se në vitin 2012 është dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai ka dalë i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, por i thonë, se ka 3 vjet dënim të pakryer. Qytetari dëshmon se i kanë kërkuar një shumë prej 600 Eurosh për ta pastruar dëshminë e penalitetit që i duhet për punë jashtë Shqipërisë.

“Unë jam një qytetar nga rrethi i Lezhës. Jam dënuar për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Në vitin 2012 kam marrë vendimin e Shkallës së Parë me 8 vite burgim nga Gjykata e Lezhës. I kam vuajtur të gjitha. Kam fituar 1 vit amnisti. Kam fituar edhe 3-mujorshat në bazë të ligjit për sjellje të mira në burg, kam bërë gjithsej 5 vjet e 3 muaj burg. Mua më kërkojnë për dokumentacion dëshmia e penalitetit për t’u larguar nga Shqipëria për të punuar në Europë, Ballkan, kudo. Dëshmia e penalitetit është që unë kam edhe 3 vjet e 6 muaj burgim të pashlyer. Unë kam një urdhër lirimi nga burgu i Fierit dhe jam liruar në bazë të ligjeve dhe rregullave. Kam bërë kërkesë dhe më ka dhënë letrën drejtori i burgut që nuk mund t’i shlyejmë këto se kanë hyrë në sistem. Mua më kanë thënë që për të pastruar dosjen duhen 600 Euro. Më ka thënë drejtori i burgut, Admir Abrija. 600 Euro duhen për të pastruar këto gabime që kanë bërë se unë burgun e kam kryer, dokumentin që kam vuajtur burgun e kam. Unë s’kam dhënë se nuk kam pasur mundësi. Vetëm me 50 mijë Lekë ndihmë ekonomike trajtohet familje ime prej 13 vitesh”, thotë qytetari.

Gazetarja e Stop ka ndjekur zotërinë përmes kamerës së fshehtë për të provuar nëse është i vërtetë versioni i tij. Në Drejtorinë e Burgjeve, qytetarin e drejtojnë në sektorin juridik, ku i kërkojnë 600 Euro për t’i dhënë dëshminë e kërkuar, me kusht që të mos flasë me njeri për këtë çështje. Pas disa sorollatjeve dhe shtyrjes së afateve, qytetarit i premtojnë t’ia japin dëshminë e pastër të penalitetit pas pak ditësh.

(Komunikon me dikë në telefon)  

Qytetari: Radhën e parë më patën thënë, se rregullohet ndryshe, më thanë. Rregullohet me 600 euro, po pagujte…

Drejtoria e burgjeve: Tani, cfarë vërtetimi do ti?

Qytetari: Po tashi, vërtetimin, që e kam përfundu burgun deri në këtë pjesë!

Drejtoria e burgjeve: Tek sektori juridik!

Qytetari: Tek sektori juridik ëë…?

Polici: Me të thonë ai, se e boj për këtë lloj tarife, se tani po bëjmë llafe…

Qytetari: Duhet me hy borxh!

(Pasi bisedoi me Drejtorinë e Burgjeve)  

Polici: Do ta ndihmojmë tha, meqë është…se nuk duhet, e para me fol, se ik për lesh! E dyta, po i vijmë në ndihmë zotërisë. Do ta ndihmoj tha,- por jo sot. Nuk e di, si e ke terezinë ti. O të enjten, o të premten! Mos të vijë më përpara, s’bëhet fjalë!

Qytetari: Dakord! Në rregull!

Polici: Duhet të jesh i kujdesshëm për ato dhe pastaj për garancinë, mos të bësh llaf sa këtej –andej, se kush të ka thënë!

Qyetari: Po jo, mor burrë..!

Polici: Se kush drejtor ka thënë…

Polici tjetër: Duhet t’i kesh me vete, i ka thënë.

Qytetari: Po normal, s’bëhet fjalë!

Polici: 99.9% do t’ia mbaroj, se duhet për jashtë! Për brenda nuk ta jep.

Qytetari: Në rregull! Të rujt Zoti!

Qytetari: Si ia kalove? Mirë je?

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Ca bone?

Qytetari: Kurrgja! Ca me ba?!

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Me kë ke fol ti?

Qytetari: Me atë shefin. Për të premten, më ka thënë. Të enjten, ose të premten! Tash bona 6 muaj, që ngela pas saj.

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Edhe ca do ti?

Qytetari: Bisedum me atë, që bisedova, që më tha,- hajde takomë. Mos bëjmë ndonjë gjë me të.

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Për cfarë të duhet?

Qytetari: Kjo më duhet me ik në Mal të Zi, me punu!  Unë  e kam kry burgun. Ja, ku e kam fletën e lirimit!

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Mirë, do m’i lësh mua këto letrat?

Qytetari: Po!

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Do m’i lësh letrat dhe do vish…! Ca jemi sot? E premte?

Qytetari: Po, sot është e premte.

Punonjësi i Gjendjes Gjyqësore: Do vish të hënën, ose të martën!

Qytetari: Tashi kur të vij…,të vij me një fjalë me…(lekët)

Punonjësi: Po, po!

Qytetari: Po të jem i sigurtë? Ndonjë numër telefoni, a ndonjë gjë?

Punonjësi: Hajde kërko Benin këtu!

Por sigurisht atij i kujtojnë, se duhet të ketë shumën prej 600 eurosh me vete. Ditën e caktuar “nevojtari” u paraqit pranë institucionit dhe në pak minuta merr dëshminë në dorë, që nuk ka qenë i dënuar. Më pas, në një qoshe, që të mos kishte lëvizje, bëhet edhe dorëzimi i 600 mijë Lekëve për shërbimin.

Punonjësi: Tashi, si e keni lënë ju?

Qytetari: Ne e kena lënë me një fjalë, me ardhë me kry punën për atë dokumentacionin. Dëshmia me u pastru.

Punonjësi: Po!  Mesa e keni lënë?

Qytetari: Me 600!

Punonjësi: Po mirë! I ke?

Qytetari: Po, I kam!

Punonjësi: Më prit aty tek dera, më prit jashtë, sa ta bëj unë!

Punonjësi: I ke?

Qytetari: Po, po! Me vete i kam!

Punonjësi: Më prit, sa ta bëj unë atë! Më prit këtu, sa të mbaroj!

Qytetari: Në rregull!

Punonjësi: Paska ik sistemi! Do presësh 10 minuta!

Qytetari: Po, mo!

Punonjësi: Në rregull e ke! (I jep dëshminë e penalitetit)

Qytetari: Në rregull!  Tani, ku të t’i jap ato, se mos na shohin?

Punonjësi: Hajde këtu!

Qytetari: Në rregull! 600 mijë lekë janë!

Punonjësi: Mos i nxirr ashtu! 600 mijë lekë?

Qytetari: Po, 600 mijë lekë! Tashi kam ndonjë detyrim tjetër, a ndonjë gjë? Kjo është…?

Punonjësi: E pastër!

Qytetari: Në rregull!

Punonjësi: Vetëm të lutem, tha dhe ai mos…!

Qytetari: Jo, mo, se s’është problem. Nuk i them kujt. A më pi ujë për ato letra?

Punonjësi: Ja ku e ke!

Qytetari: Dakord! Në rregull!  Faleminderit shumë!

Punonjësi: Po pate problem, hajde!

Qytetari e mori të pastër dëshminë e penalitetit, edhe pse jo me 600 Euro sa i ishte kërkuar por me 600 mijë Lekë të vjetra. /tvklan.al

Tags: deshmia e penalitetitdrejtoria e burgjeveportalin e-Albania

TË LIDHURA

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Next Post
“Në Shkodër vr*ten për një fjalë goje”, Lala: 19-vjeçari Erjon Xhenje shërbente tek ferma e Asmer Bilalit

“Në Shkodër vr*ten për një fjalë goje”, Lala: 19-vjeçari Erjon Xhenje shërbente tek ferma e Asmer Bilalit

U përfol për lidhje me kartelin meksikan/ “Unë nuk shes byreqe”, biznesmeni flet për takimin me Ramën

U përfol për lidhje me kartelin meksikan/ "Unë nuk shes byreqe", biznesmeni flet për takimin me Ramën

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm ushtarak të Rusisë

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm ushtarak të Rusisë







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com