Një kamerë e fshehtë realizuar ndaj balerinit të njohur Graciano Tagani, e ka nxjerrë atë jashtë natyrës sportive që e karakterizon. “ThumbON” nga Aulona dhe Fatma, ka surprizuar sërish këtë të dielë në ekranin e Rtv Ora me një tjetër kamera të fshehtë, ku protagonisti ishte Graciano.
Gazetari i ThumbON e ka ftuar për një kafe, me pretekstin se është gazetar dhe punon në radio. Aty, Ronaldo i thotë Gracianos se është në një lidhje dashurie me motrën e balerinit, e cila nuk ka një moshë madhore. Situata tensionohet kur Ronaldo ia vërteton me foto, e ndërsa Graciano nxehet dhe godet gazetarin.