Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Kam pritur 2 vite”, Meta dekreton 2 ligjet e miratuara nga Kuvendi

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta bën propozimin e papritur për zgjidhjen e krizës: Në 13 tetor do kemi 2 palë zgjedhje

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve të miratuar nga Kuvendi, përkatësisht ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit. Dekretimi i këtyre ligjeve vjen në bazë të nismës për paketën e reformës në drejtësi.

Në njoftimin zyrtar, Presidenti i Republikës deklaron se ka pritur 2 vite që të bëheshin ndryshimet përkatëse në këtë ligj, pasi një pjesë e konsiderueshme e tij u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Presidenti Meta dekreton shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje të 2 (dy ) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:

Me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, Presidenti i Republikës ka miratuar; “Shpalljen e ligjit nr. 48/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Realizimi i shtesave dhe ndryshimeve në këtë ligj janë argumentuar nga Kuvendi si të nevojshme në plotësim të vakumit të krijuar për shkak të Vendimit nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetuese, që ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të këtij ligji, dhe që kishin të bënin me :

Papajtueshmërinë ambientale;

Veprimtaritë e jashtme;

Vlerësimin;

Kategorizimet e disa prej shkeljeve disiplinore;

Masat disiplinore plotësuese;

Aksesin në dokumentacion gjatë procesit disiplinor;

Pezullimi nga detyra;

Veprimtari këto të lidhura me funksionin apo procesin disiplinor që zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, etj.

Përpos këtyre plotësimeve ligjore, Presidenti i Republikës, konstatoi se ligjvënësi me ligjin nr. 48/2019 ka realizuar gjithashtu më shumë se 14 ndërhyrje të tjera në ligjin nr. 96/2016, me qëllim riparimin, përmirësimin, qartësimin dhe harmonizimin e dispozitave të ligjit nr.96/2016, në tërësinë e tij.

Kjo tregon se, në momentin e miratimit të ligjit nr.96/2016, ky akt përveç se ka patur probleme antikushtetushmërie për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislative, shprehje të pasakta, gabime në referime etj, që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë në momentin e hartimit të ligjit nr.96/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin.

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar ndryshimet e domosdoshme në ligjin nr. 96/2016 në një kohë të vonuar, konkretisht pas më shumë se 2-vjet nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese (prill 2017), sërish Presidenti i Republikës i mirëpret këto ndryshime ligjore dhe për këto arsye me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

Presidenti i Republikës, nxit dhe inkurajon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë që sipas përcaktimeve të ligjit nr.96/2016, datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, tashmë të ndryshuar të bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.

Pas plotësimit dhe përmirësimit të ligjit, tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e organeve respektive të zbatojnë me rigorozitet, jo vetëm ligjin nr. 96/2016, por gjithë kuadrin kushtetues dhe ligjor të paketës në reformën e sistemit të drejtësisë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe të përgjegjshëm, të aftë profesionalisht, të cilët duhet të pranohen, emërohen, dhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda sistemit të drejtësisë, bazuar mbi një sistem vlerësimi dhe promovimi që bazohet në meritë, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

Organet respektive nuk duhet të tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të marrin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve.

Çdo veprim i magjistratit që cenon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet të verifikohet, hetohet dhe gjykohet në përputhje me standartet kushtetuese dhe sipas kërkesave rigoroze të ligjit.

Presidenti i Republikës gjithshtu me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ka miratuar “Shpalljen e ligjit nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim.

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrjen e nismave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrimit të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.

Ky rregullim me ligj është i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve për rritjen e të drejtave të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit.

Në këto kushte, promovimi i nismës ligjvënëse popullore, si pjesë e institucioneve kushtetuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, është vlerësuar si një nevojë e domosdoshme nga Presidenti i Republikës, dhe për këtë arërsye me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ai ka miratuar shpalljen e ligjit nr. 54/2019.

Tags: 2 ligjedekretonilir meta

TË LIDHURA

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta
Aktualitet

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë
Aktualitet

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

16:38 | 04/04/2026
Next Post
Ligji i armëve po e merr më qafë Amerikën

Ligji i armëve po e merr më qafë Amerikën

“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”, Rama poston mesazhin e Bujar Asqeriut

“Në atë godinë vdiqën shokët e mi”, Rama poston mesazhin e Bujar Asqeriut

Kryente vepra të turpshme para dy minoreneve, policia ndalon 73-vjeçarin

Anti-informaliteti/ 66 persona procedohen penalisht, ndër ta 1 drejtor i ALUIZNI-t







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

by mirseda
17:17 | 04/04/2026
0

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Sipas informacioneve paraprake,...

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

16:41 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com